Sigurisht se shumë bullgarë nuk e dinë cili është qyteti i dytë për nga madhësia në Irlandën Veriore, por me siguri do të bëhen kureshtarë nëse aty mund të hidhen në vallen tradicionale bullgare në ritmin 7/8 – bullg. rëçenica. Që nga 2007-a skena muzikore në qytetin Doire ka prezencë të fortë ballkanike. Interesante është se ritmet e Ballkanit i transferon një grup muzikantësh i stileve të ndryshme – muzikë klasike, xhaz, blus e rok. Ndër ta nuk ka asnjë përfaqësues nga Ballkani. Këta muzikantë janë të bashkuar rreth kombinimit të melodive vendase dhe larmisë muzikore të Evropës Lindore. Shtatë muzikantë irlandezë bëjnë kombinim të jashtëzakonshëm të ritmeve ballkanike, rome dhe irlandeze.
“Për herë të parë u njoha me muzikën tradicionale të Ballkanit përmes muzikantit të folklorit irlandez AndyIrvine – tregon Martin Coyle. – Gjatë viteve të 70-ta të shekullit të XX-të, ai solli në vend melodi ballkanike me grupin “Planxty”, p.sh. vallen e beqareve ose vallen e përzierë. Këto ritme kollaj kombinoheshin me muzikën irlandeze dhe instrumentet tradicionale. Unë u nisa pas hapave tëAndyIrvine-tdhe 6-7 vjet radhazi shkova anembanë Evropës Lindore, duke mbledhur këngë e melodi, të cilat sillja në Irlandë. Gjatë udhëtimeve që bëja, vizitova Maqedoninë, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë dhe patjetër Bullgarinë. Në çdo vend mbetesha për tre muaj, takohesha me familje të ndryshme muzikore dhe dëgjoja sa më shumë muzikë vendase. Kur u ktheva në Irlandë, ua tregova kolegëve të mi muzikën që kisha mbledhur. Dhe të gjithë e kemi ndierë atë projektin tonë, sepse ishte në harmoni me stilin tonë të interpretimit.”
Zëri i këtij kombinimi ballkano-irlandez i takon vajzës simpatike AideenMcGinn. Ajo nuk e ka fare të lehtë, sepse duhet të këndojë në disa gjuhë të huaja – bullgarisht, serbisht e maqedonisht. “Ndonjëherë kjo është detyrë e vështirë por ne ia dalim mirë falë ndihmës së muzikantëve që takojmë në Ballkan”, thotë Martin Coyle. Njëri prej tyre është tamburisti bullgari Atanas Mihajllov, i cili për një kohë të shkurtër jep mësime në Irlandën Veriore dhe bashkëpunon me “Balkan Alien Sound”.
Megjithë pengesën gjuhësore, çfarë bashkon folklori irlandez me atë bullgar?
“Si duket, vetë koncepti i muzikës tradicionale është i ngjashëm, sidomos për sa u përket këngëve, të cilat transmetojnë dashurinë, humbjen dhe ëndrrën – vë në dukje Martin Coyle. – Edhe në të dyja rastet bëhet fjalë për muzikë e cila interpretohet në dasmë dhe festime të tjera. Tiparet e ngjashme i gjejmë po ashtu dhe në familjen e instrumenteve muzikore, p.sh. buzuku e luan rolin e tamburasë, violina – e mandolinës, gajdja irlandeze – e asaj të Rodopeve, fyelli bullgar – i flautit irlandez. Këto janë ngjashmëri të mëdha, megjithëqë më e rëndësishmja është ritmika, e cila dallon shumë.”
Dhe jo vetëm muzikantët nga “Balkan Alien Sound” kanë klub për muzikë tradicionale në Doire. Aty në çdo të tretin muaj ftojnë ndonjë grup nga Evropa, me të cilin dalin në së bashku në skenë. “Qëllimi ynë është që të krijojmë një vend ku të gjithë të vallëzojnë. Muzika popullore na kujton frymën pak të harruar të bashkësisë, ajo i bashkon njerëzit”, besojnë muzikantët e “Balkan Alien Sound”. Ne i presim me padurim që t’i ngjiten skenës bullgare.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një..