Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor". Ai tregon se ka incizime për disa albume të tjera, por përzgjedhja e atyre në "Engjëjt mes nesh" u bë nga vetë Vanja Kostova dhe autori i muzikës dhe aranzhimit, Valeri Kostov.
Tekstet, e frymëzuara nga tema shpirtërore dhe të krishtere, janë nga disa prej poetëve më të shquar bullgarë. Poezia gjithmonë e emociononte Vanja Kostova:
“Ajo ishte një krijuese shumë produktive dhe la pas një repertor shumë të madh këngësh që ishin të një niveli të lartë artistik. Ajo vazhdimisht lexonte poezi dhe përzgjidhte me shumë kujdes tekstet e këngëve të saj. Dhe kjo dukej qartë në qëndrimin e saj ndaj çdo fjale dhe çdo tingulli. Shumë herë njerëzit më kanë thënë me admirim se kur dëgjojnë nënën time, dëgjojnë çdo fjalë dhe çdo tingull, gjë që është shumë e rëndësishme. Teksti i këngës "Engjëjt mes nesh" është i saj - ajo e shpiku" - thotë Bojan Mihajllov, duke shtuar se fjalët në këto vargje i ka dëgjuar nga ajo gjatë gjithë jetës së tij - kënga është krijuar nga frazat, mendimet dhe përvojat e saj individuale.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR