Revista “The Diplomatic Observer”, që del në anglisht dhe turqisht, do t’ia kushtojë numrin e saj të ardhshëm Bullgarisë. Më saktë – zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u zhvilluan më 5 tetor, situatës politike në vend dhe rrugës së saj evropiane të zhvillimit. Gazetarja Irem Gjol ndoqi nga afër procesin zgjedhor, u takua me përfaqësues të partive kryesore politike, organizatave joqeveritare, kujdestarive fetare. Në programin e saj të ngjeshur një vend i veçantë kishte Radioja Kombëtare Bullgare. Më saktë – vendi i saj në jetën politike dhe kulturore, në procesin zgjedhor në Bullgari dhe kontributi i saj në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Turqisë. Në intervistën e saj dhënë Radio Bullgarisë Irem Gjol nënvizoi, se si vend fqinjë e konsideron Bullgarinë si shumë të afërt. Pyetjes si duket Bullgaria nga jashtë si anëtare e BE, ajo iu përgjigj:
“Nga njëra anë ne jemi aleatë në NATO, nga ana tjetër – ngjarjet në Bullgari dhe Turqi zhvillohen në mënyrë të ndryshme nga pikëpamja politike dhe ekonomike. Turqia prej shumë kohe është kandidate për aderim në BE, ndërsa Bullgaria me zhvillimin e saj dhe me rrugën që kaloi deri në anëtarësimin në aleancë, mund të jetë një shembull për Turqinë, d.m.th. ajo mund të ndjekë po këtë rrugë.”
A janë vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare arsyeja që revista “The Diplomatic Observer” t’ia kushtojë numrin e saj Bullgarisë?
“Po, zgjedhjet janë arsyeja, por vendet fqinje gjithmonë kanë përbërë interes për ne, sepse revista është e specializuar dhe tema kryesore janë marrëdhëniet politike dhe ekonomike. Nga ana tjetër, Bullgaria është fqinja jonë dhe na lidhin marrëdhënie aktive kulturore kështu që ajo gjithmonë ka përbëre interes për ne, ndërsa zgjedhjet u bënë faktori më i rëndësishëm.”
Jeni takuar me shumë njerëz, çfarë përshtypje ju bëri Bullgaria?
“Dua të theksoj, se nga pikëpamja e sigurisë e konsideroj Bullgarinë më të sigurte se vendi im, njerëzit këtu janë shumë të çiltër, mirëdashës dhe të buzëqeshur. Nga pikëpamja e standardeve më bëri përshtypje se nuk ka dallime të shumta midis njerëzve. Bullgaria ndryshe nga vendet e tjera evropiane dhe ndryshe nga Turqia është e veçantë, këtu gjithçka është më lirë dhe të arritshme për secilin. Përpara që të vizitojë vendin tuaj mendoja se siguria është problem, por tani pashë që kjo nuk është kështu.”
Çfarë ju bëri përshtypje më të madhe këtu?
“Turqia është një vend urë midis Evropës dhe Lindjes së Mesme. Kam vizituar shumë vende evropiane, por Bullgaria dallon shumë prej tyre. Mund të them, se si Turqia është urë midis Kontinentit të vjetër dhe Lindjes së Mesme, ashtu Bullgaria është urë midis Turqisë dhe Evropës. Këtu arkitektura nga koha e komunizmit dominon. Përveç kësaj rrugët dhe rendi nuk janë si në Gjermani apo në Francë, por nuk janë si ato në Turqi. Mund t’ju them sinqerisht se në krahasim me shtetet e tjera evropiane Bullgaria më pëlqen më shumë, është më interesante.”
Nëse duhet të karakterizoni vetëm me një fjalë Bullgarinë ne revistën tuaj, cila do të ishte ajo?
“Me siguri fjala do të ishte “zemërhapur”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..