Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aksentët e stinës 2014/2015 të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare

БНР Новини
Foto: Vasilka Balevska

Me koncertin e njërit prej pianistëve më të talentuar bullgar të brezit të ri – Evgeni Bozhanov, më 10 tetor filloi stina e re e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Si gjithmonë kryedirigjenti Emill Tabakov dhe udhëheqja kanë përgatitur një program të pasur që përfshin epoka dhe interpretues të ndryshëm.

“Tërë stina jonë i është kushtuar 80 vjetorit të Radios Kombëtare Bullgare – tregon Maestro Tabakov. – Si gjithmonë kemi përzgjedhur vepra interesante për publikun dhe për muzikantët. Kemi dirigjentë të rinj bullgarë me famë botërore, solistë të njohur të huaj dhe solistë bullgarë. E hapëm stinën me një yll të ri të pianos dhe do të përfundojmë në mënyrë analogjike, me një pianist i cili prej vitesh jeton jashtë shtetit dhe nuk është shumë i njohur si emër tek ne – Aleksandër Hinçev. Rrallë herë ka dhënë koncerte në vendin tonë. Për këtë arsye e kemi përfshirë në program, sepse është një pianist i mrekullueshëm. Mendoj, se duhet të bëjmë gjithçka të mundshme që muzikantët bullgarë të mrekullueshëm si ai dhe të cilët punojnë dhe jetojnë nëpër botë, të kthehen herë pas herë në atdhe për të treguar artin e tyre.”

Koncerti i dyte në program prezanton njërin prej solistëve të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Interpretuesi në korno doc. Jasen Teodosiev më shumë se 20 vjet punon në këtë kolektiv. Për koncertin Emill Tabakovi tregon: “Mendoj, se kjo i jep një larmi programit tonë. Zakonisht instrumentet solo në programet tona kocertale janë pianoja ose violina, rrallë herë janë instrumentet frymore. Ky aktivitet është lidhur me përvjetorin e lindjes së Riçard Shtrausit, i cili shënohet nga tërë bota. Ai ka shkruar shumë pjesa për korno. Nëse duhet të përgjithësoj, tërë stina koncertale është shumë e larmishme në drejtim të koncerteve instrumentale.”

Mes ideve origjinale për stinën e re është prezantimi i dy veprave me emra të njëjtë. “Stinët e vitit” të Jozef Hajdnit  interpretohet rrallë herë në Bullgari për shkak të komplicitetit dhe gjatësisë së veprës, incizimi i fundit është bërë para rreth 40 vjetësh. Vepra tjetër me të njëjtin emër të Aleksandër Glazunovit nuk është interpretuar në vendin tonë.

Një aksent interesant në afishen e Orkestrës Simfonike të Radio Kombëtare Bullgare është pjesëmarrja e dy dirigjentëve të rinj, të cilët kanë një karrierë të shkëlqyeshme jashtë shtetit. Edhe vitin e kaluar Rosen Gergovi kishte kënaqësinë të marrë pjesë në koncertin me Orkestrën  Simfonike. Kolegu i tij Jordan Kamxhallov ka punuar me të para pak kohe gjatë incizimit të muzikës operistike. “Programi me pjesëmarrjen e tij është shumë i bukur, duke pasur parasysh dhe cilët janë solistët – dueti i njohur klavir Aglika Genova dhe Ljuben Dimitrov, kështu që mendoj, se do të tërheq interesin e publikut tonë”, mendon Emill Tabakovi.

Stina koncertale 2014/2015 do t’u ofrojë adhuruesve të muzikës disa prej perlave të muzikës artistike ruse. Më shumë mësojmë nga kryedirigjenti i orkestrës: “Pjotër Iliç Çajkovski dhe Nikollaj Rimski-Korsakov janë autorët e dashur të publikut. Ai dëshiron të dëgjojë muzikë, për të cilën është i sigurte se është e bukur. Duhet të shënojmë 150 vjetorin e lindjes së Aleksandër Gllazunovit dhe një shekull nga vdekja e Aleksandër Skrjabinit. Në fillim të stinës nderojmë përvjetorin e vdekjes së Anatolij Ljadov me veprën e tij të vogël, por shumë karakteristike “Liqeni magjik”. Gjithmonë përpiqemi të shënojmë përvjetorët e autorëve të mëdhenj.”

Që nga koha kur ka filluar të punojë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare ndër prioritetet e Emill Tabakovit është të përfshijë në programet muzikën e Dmitrij Shostakoviçit. Edhe sivjet Maestro i mbetet besnik kësaj tradite, ndërsa vepra është Simfonia nr. 14. “Dëshira ime ishte që të gjitha simfonitë të interpretohen në mënyrë integrale, të incizohen për radion dhe eventualisht edhe në CD – pohon Emill Tabakov. – Shumica prej tyre nuk janë shumë të njohura jo vetëm për melomanët, por edhe për shumicën e muzikantëve. Në Bullgari njihen simfonitë më popullore të Shostakoviçit, ndërsa krijimtaria e tij në këtë gjini është shumë e bukur dhe e dobishme për ndërtimin e nivelit të një orkestre. Gjithmonë kam synuar gjatë përgatitjes së planeve të stinës të prezantojë kompozitor të caktuar me tërë krijimtarinë e tij simfonike. Me Filarmoninë e Sofjes kemi realizuar këtë ide me autorë si Ludvig van Betoven, Gustav Maler, Anton Brukner etj.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albumi "Ku jetojnë mrekullitë?" – një mesazh për fëmijët bullgarë në mbarë botën

Kompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Ky projekt i ri muzikor nga autori i hitit të padiskutueshëm për fëmijë..

botuar më 25-04-15 2.50.MD

"I dashuri im" – një aventurë pop nga këngëtarja Savina

Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е formacionit - Savina - prezantoi këngën e saj të re solo "I dashuri im".  Ajo u shfaq në momentin kur..

botuar më 25-04-14 2.45.MD
Orkestra e Dhomës së Radios Bavareze

Ansambli i Dhomës së Radios Bavareze po viziton Sofjen për Pashkë

Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar..

botuar më 25-04-13 6.00.PD