Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A po vjen fundi i korrupsionit në administratën shtetërore?

Foto: dnevnik.bg

“Më është mjaft e vështirë të përshkruaj me fjalë qëndrimin e nëpunësve ndaj nesh, njerëzit të cilët merremi me një biznes të vogël”, thotë Diljana Dimitrova nga Sofja. Gruaja e re prej 10 vjetëve ka një dyqan të vogël për konfeksion në qendër të kryeqytetit, por për shkak të shitjeve të ngushtuara dhe për më tepër për shkak të qëndrimit arrogant të nëpunësve, të cilët vijnë për një kontroll të objektit, gruaja ka vendosur të mbyllë dyqanin dhe të vazhdojë biznesin e vet vetëm përmes internetit. Thotë se, kështu kanë bërë dhe shumë të tjerë si ajo, të cilët nuk mund t’i lejojnë vetes të paguajnë “paratë e kërkuara nën tavolinë” nga kontrolluesit. Diljana shpjegon se, brutaliteti i tyre ka kaluar të gjitha llojet e kufijve, kur përpara një muaji një nëpunëse mbi kontrollin e saj ka kërkuar një shumë të caktuar parash, që të mund të mbrojë gjoja dyqanin nga mbyllja, për shkak të një gabimi tepër të vogël. Por, paratë, nuk është dashur të jepen në dorë, por të lihen në vendin e posaçëm të fshehtë në godinën e administratës. Pas këtij rasti gruaja e re na thotë se ndien një thyerje dhe sikur shuma e kërkuar të mos të jetë e madhe, nuk mund t’i lejojë vetes edhe në të ardhme në këtë mënyrë të rregulloj hesapet e veta me shtetin. Shembuj për praktika të ngjashme të dëmshme mund të zbulojnë shumë nga mbajtësit e atelieve të vogla për kozmetikë, për shërbime rrobaqepësie dhe çdo lloj shërbimesh të tjera të vogla në Sofje. Asgjë nuk ecën pa ndihmën e parapaguar të zyrtarëve kontrolluesë, ankohen njerëzit, por refuzojnë të përmendin emra konkret, sepse biznesi i tyre mund të pësojë dëm.

Të gjithë shembujt nga ky lloj, dëshmojnë efektin e dëmshëm të korrupsionit mbi sipërmarrësish dhe dëshirës për prosperitet në rrugë të ndershme. Çdo një rast privat i korrupsionit në administratën vendëse punon në dobi të kriminalitetit ekonomik dhe forcon ekonominë në hije. Korrupsioni është formë e shpërdorimit me pushtetin për përfitime personale, sqarojnë ekspertët dhe shtojnë se, lufta me të është një proces i gjatë, i cili ecën mjaft vështirë, më në veçanti në shoqëritë në tranzicion si tona. Në fund të viteve 90 të shekullit të kaluar problemet me korrupsionin ishin në qendër të vëmendjes shoqërore në Bullgari. Atëherë filloj të flitet për funksionet e shtetit, për transparencë në qeverisje dhe për një kontroll civil mbi administratën. Reforma e filluar e sistemit administrativ në Bullgari atëherë, kontribuoi për stabilizimin në etapa të situatës. Tani, 15 vjet më vonë, fytyra e administratës shtetërore ndryshoi mjaftë, por problemi bazë mbeti. Ai është në mungesën e kontrollit, i cili të evitojë shfaqjen e praktikave korrumpuese. Forcimin e masave administrative kundër korrupsionit është qëllimi i një projekti të ri, mbi të cilin punon “Inspektorati i Përgjithshëm” pranë Këshillit të Ministrave – një organ ndihmues, i krijuar gjatë vitit 2013. Partner në arsimin e nëpunësve, si të zbulojnë sinjalet gjatë shkeljeve, është organizata “Transparencë pa kufi”.Gjatë drejtimit në arsim janë përdorur rekomandime të biznesmenëve dhe qytetarëve. Procedurat administrative janë të ngadalta dhe të pa arritshme në rrugë elektronike, thotë qytetarë.

“Kritikojnë koordinimin dhe motivacionin e njerëzve, të cilët punojnë në administratën shtetërore – sqaron Vanja Nusheva, drejtoresh programuese e “Transparencës pa kufi”. – Studimi të cilin e kemi bërë bazohet mbi një rreth të gjerë informacioni, të gjitha burimet informative janë të përpunuara me qëllim të formulohen rekomandime adekuate për ndryshime në praktikën e institucioneve. Me rëndësi është të shikojmë dhe pikëpamjen tjetër, jo vetëm të nëpunësve, por dhe të qytetarëve dhe të biznesit. Një element shumë i rëndësishëm është bashkë-uniteti efektiv midis hallkave të ndryshme dhe midis nëpunësve në administratë. Duhet të ketë rregulla të qarta në strukturë, që të mos të krijohen premisa për korrupsion. Qytetarët duan transparencë dhe qartësi për shumat të cilat duhet të paguhen, procedura dhe afatet në të cilat duhet të shërbehen. Për biznesin është me rëndësi funksionimi efektiv i qeverisë elektronike, që do të pakësojë dokumentet në letër dhe do të përshpejtojë procedurat në shërbim të firmave.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria voton për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian

Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për Asamblenë e 50-të Kombëtare të vendit tonë. Në garën zgjedhore marrin pjesë 32 formacione politike - 20..

botuar më 24-06-09 7.15.PD

Kopshti zoologjik i kryeqytetit me një shtesë të re të kolobusit ekzotik

Një grup majmunësh jashtëzakonisht të bukur dhe ekzotikë - majmunët kolobus – janë sjellë në kopshtin zoologjik të Sofjes. Kolobusi tani mund të shihet në ndërtesën e dytë të majmunëve dhe për ta janë përgatitur disa nga rrethimet më të bukura të mëdha..

botuar më 24-06-08 2.30.MD

Në Bullgari është dita e reflektimit përpara zgjedhjeve për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij...

botuar më 24-06-08 4.35.PD