Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët në Opera – aksent nga afishja e muajit tetor

БНР Новини
Shfaqja “Muzikantët e Bremenit” në skenën e Operës së Sofjes.
Foto: Opera e Sofjes

Në botën e fëmijëve muzika duhet të jetë e pranishme që në moshën më të hershme, sepse është e dëshmuar se, luan një rol të rëndësishëm për zhvillimin e tyre. E dimë këtë, por të zhytur në angazhimet tona të përditshme lëmë pas dore vitet e para kaq të rëndësishme. I gëzueshëm është fakti se, gjithnjë e më shumë krijues dhe pedagogë muzikorë punojnë në këtë drejtim dhe i tërheqin vogëlushët me krijime të zgjedhura për moshën e tyre. Afishja është plot me propozime: që nga “Koncertet për foshnjë” përmes shfaqjeve nga cikli “Fortisimo Familja” deri te titujt e operave për fëmijë.

Zonja Opera. Foto: marica.bgFëmijët në Plovdiv kanë një shok të ri i cili i njeh me artin e operës dhe të baletit – Zonja Opera. Zonja i pret spektatorët e vegjël në sallon. Ajo merr pjesë në veprimtarinë në skenë dhe në një mënyrë të pranueshme dhe kolorite i fut në temë. Personazhi është një pjesë nga platforma arsimuese “Zonja Opera”, e përkrahur nga Inspektorati Regjional i Arsimit në qytetin Plovdiv. Për herë të parë ai u paraqit për premierën e operës për të vegjlit – “Henzell dhe Gretell” gjatë muajit dhjetor të vitit 2013. Heronjtë e përrallave po vazhdojnë t’i gëzojnë fëmijët, të prezantuar nga Zonja Opera dhe gjatë stinës së re. Spektaklet luhen në Shtëpinë e kulturës “Boris Hristov” në Plovdiv. Zonja e qeshur do t’i pres dhe në premierën e baletit “Thyerësja e lajthive” nga Çajkovski, i cili do të vihet në ditët rreth Krishtlindjeve.

Me shfaqje për fëmijët filloi dhe stina e re e operës së Sofjes. Interesi i madh dhe mungesa e biletave një muaj më parë e detyroi drejtorinë e teatrit të shtojë numrin e “Koncerteve për bebet”. Ato filluan gjatë muajit janar 2014 dhe deri më sot janë një hit total. Ekipi krijues punon mbi programe të reja, duke mos harruar dhe vogëlushët e rritur. Më 17 tetor në sallën e madhe ishte premiera e mjuzikëlit “Muzikantët e Bremenit” në bazë të muzikës të Aleksandër Vlladigjerovit. Teksti i këngëve është i Dimitër Dimitrovit. Ky është krijimi i tretë i kompozitorit, të cilin e ve teatri i kryeqytetit. Është i shkruar gjatë vitit 1971 dhe është në frymën e xhazit. Julia Krësteva, regjisore e spektaklit tregon: “Shkojmë në një atmosferë tjetër, të mbrojtur nga dramaturgjia muzikore. Është e ruajtur përralla klasike me historinë e katër kafshëve: gomari, gjeli, qeni dhe maçoku. E ndryshmja është pamja e gruas e cila shërben në pijetore të cilën e shton vet kompozitori. Spektakli është interesant dhe për prindërit, sepse me një ndjenjë për humor Aleksandër Vlladigjerovi ka gërshetuar në mjuzikël tema të njohura muzikore. Rezultati është një përrallë shumë zbavitëse, tanimë një përrallë muzikore. E paraqitur me dekore të përshtatshme, kostume dhe një vallëzim, ajo do t’i prekë fëmijët e sotëm.”

Dirigjent i shfaqjes së re në operën e Sofjes është Stefan Nedjallkov. Sipas tij “Muzikantët e Bremenit” është një urë midis muzikës moderne, të cilën e dëgjojnë të rinjtë, dhe asaj klasike. Fillimisht për orkestrën e Operës së Sofjes ka qenë jo e zakonshme të interpretojë një krijim të tillë, sepse ai është i shkruar për bend me kontrabas dhe kitarë. “Por muzikantët kanë sukses dhe dëfrejnë më gjithë zemër në skenë”, thotë Stefan Nedjallkov. Në shfaqjen teatrale ekipi ka kërkuar elemente të lojës. Në kostumet e grabitësve ka dërgesa drejt filmit “Piratët e Karaibeve” kurse veshjet e kafshëve afrohen deri tek vizioni i heronjve të animacionit. “E gjithë pijesa është shumë e zhvilluar. Ajo gërsheton elemente dhe nga baleti dhe nga mjuzikëli”, tregon Svetlin Ivelinov, koreograf. Mbi bazën e xhaz-vallëzimit ai krijon koreografi, e lidhur drejtpërdrejt me veprimet e heronjve. Për rezultatin e mirë përfundimtar kontribut ka dhe dekori, i menduar në mënyrë shumë të përshtatshme nga Pavlina Ojsterhus.

“Unë pata fatin të punoj mbi të tria krijimet e Aleksandër Vlladigjerovit, të vëna në Operën e Sofjes – tregon ajo. – Për çdo një piktor është një lumturi e madhe të jetojë në një estetikë përrallore të muzikës dhe të heronjve. Për mua fjala kyçe në të tria shfaqjet është “pylli”. Në “vajzën me kapuç të kuq” kishte një pyll fare konkret. Kaluam përmes drurit të madh të prerë, në të cilin jetonin të 7 dhitë e vegjël dhe zhvilloheshin historitë me ujkun. Tani në “Muzikantët e Bremenit” skenografia është dinamike, pa asnjë çast pushimi në vizion dhe përsëri është në pyll. E fillojmë historinë tonë me një tabletë. Një dorë e vogël vendos të ndalet mbi përrallë, ikonat bien në skenë dhe heronjtë gjallërohen. “Rruga ishte në themelin e projektit tim. Kjo është si pasojë të idesë së regjisores për luhatjen e vazhdueshme të heronjve nëpër pyll në kërkim të shpëtimit.”

Titujt e fëmijëve nëpër afishet e Teatrit Kombëtar Muzikor në Sofje po kështu tërheqin të mëdhenj e të vegjël. Aktualisht po përgatitet premiera e mjuzikëlit “Maçoku Sharëll” në bazë të motiveve nga përralla e Sharëll Peros dhe muzikë të Zhull Levit. Me të më 23 tetor do të hapet skena e re në teatër. Kurse në qytetin Ruse spektatorët e vegjël gëzojnë spektaklin e baletit “Çasti yjor i Stefços së vogël ose Karnaval të kafshëve”, në bazë të muzikës së Kamij Sen-sans.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD