Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A jemi gati të reagojmë në rast fatkeqësie?

БНР Новини
Përmbytjet janë katastrofat më të shpeshta natyrore.
Foto: BGNES

Megjithëqë njerëzit mendojnë se janë sundues të natyrës, shpesh herë ajo u tregon ku është vendi i tyre. Për këtë dëshmon fakti, se fatkeqësitë natyrore brenda 20 viteve të fundit kishin ndikim shkatërrues: si rezultat 4 miliardë veta u prekën, të vdekurit janë më se një milion, ndërsa dëmet llogariten për miliarda euro. Gjatë vitit 2013 u regjistruan 529 fatkeqësi në përmasë botërore, 337 prej të cilave ishin natyrore, ndërsa 192 – teknologjike. Të prekurit janë pothuajse 100 milion veta, ndërsa dëmet vetëm të fatkeqësive natyrore llogariten për më se 118 miliard dollarë amerikanë. Të dhënat janë të siguruara nga Qendra e Studimit të Epidemiologjive në rast Fatkeqësive. Përmbytjet janë katastrofat më të shpeshta natyrore. Ato janë shkak për 44 për qind prej rasteve të vdekjes. Vendi ynë hyri në statistikën e zezë, pasi gjatë kësaj vere kishte disa përmbytje apokaliptike, si rezultat i të cilave vdiqën më se 20 veta, ndërsa qindra të tjerë mbetën pa strehë. Autoritetet bullgare evidentuan humbje materiale për afro 311 milion euro. Ndihma e pritur evropiane për rimëkëmbje do të jetë në përmasë vetëm 6 për qind prej vlerës së dëmeve. Të gjithë ekspertët janë kategorik, se mënyra e vetme për kufizimin e pasojave nga fatkeqësitë dhe për shpëtimin e jetës së njerëzve është të investohet në gatishmërinë e pritjes dhe përballimit të tyre.

“Çdo euro e investuar në përgatitjen dhe parandalimin, më vonë kursen nga 4 deri në 7 euro, të cilat duhet të paguhen për shpërblimin e dëmeve – shpjegon Ognjan Zllatev, udhëheqës i Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari. – Fatkeqësitë gjithnjë e më shpesh do të ndodhen. Dhe nëse në vitin 1990 vetëm 6 për qind prej popullsisë së BE-së është prekur nga fatkeqësi të ndryshme, sot të dëmtuarit janë pothuajse dy herë më shumë. Ne nuk mund të luftojmë me natyrën dhe me mënyrën në të cilën ajo ndoshta kërkon hakmarrje për këtë që ne bëmë me të gjatë viteve të rritjes industriale. Kështu që hapi më i vogël, që mund të bëjmë është të përgatitemi për kapërcimin e këtyre sfidave.”

Për shtimin e informacionit të shtetasve evropianë për fatkeqësitë në përmasë botërore, për ndikimin e tyre social dhe për domosdoshmërinë e investimeve në përgatitjen paraprake për reagim, Komisioni Evropian bashkë me Kryqin e Kuq dhe 12 shoqata kombëtare evropiane organizon një fushatë onlajn “Qëndrueshmëri në rast fatkeqësie”. Qëllimi është që me ndihmën e rrjeteve sociale dhe metodave të ndryshme interaktive të informohen 28 milion veta në Evropë. Mirëpo, a janë gati bullgarët t’u reagojnë sfidave natyrore?

“Kryqi i Kuq i Bullgarisë dhe Drejtoria e Sigurisë Kundër Zjarrit dhe Mbrojtjes së Popullsisë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme janë të parët që reagojnë në raste të tilla – komenton Nikollaj Todorov, drejtor i degës “Bashkëpunim dhe Programe Ndërkombëtare” të Kryqit të Kuq të Bullgarisë. – Dhe me rëndësi është të veprojmë para se të ndodhet ndonjë kataklizëm natyror. Nuk duhet të çuditemi, se si rezultat i shirave të dendura mbyten shtëpi dhe vdesin njerëz, pasi ka ndërtim të paligjshëm, pasi kemi prerë pyjet, pasi të gjitha shtretërit e lumenjve dhe gorgat janë plotë mbeturina dhe plehra.”

Sipas kryetarit të Kryqit të Kuq të Bullgarisë Hristo Grigorov organizata disponon pesë depo kombëtare, të cilat mund t’u sigurojnë ndihmë 12 mijë njerëzve në mbarë vendin në kuadrin e dy orëve. Ai është i mendimit se populli bullgar është gati të japë ndihmë, megjithëqë “ka probleme serioze sociale dhe jetike”. Po rritet edhe aktiviteti i biznesit korporativ. “Dhe nëse deri tashti mjetet grumbulloheshin kryesisht nga njerëzit e zakonshëm, tani ato mblidhen nga firmat e mëdha”, thekson ai.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD