Krijues, i cili gjithmonë synon drejt perfeksionimit – i tillë është klarinetisti i respektuar dhe pedagog Rosen Ideallov. Fare qetë mund të thuhet se arti është në gjakun e tij. Në të gjitha përmasat e veta.
Shumë pak veta e dinë emrin jo fare të panjohur Ideall Petrov i cili ka qenë emri i një personi të vërtetë veprues – një aktor i njohur dhe gjysh i klarinetistit. Babai i tij merret me grafikë, pikturë dhe karikaturë – talent, të cilin e trashëgon i biri i tij. Nëna i është përkushtuar artit të vallëzimit dhe pavarësisht se kjo dhunti të mos të
Repertori i Rosen Ideallovit fillon nga epoka e Barokut deri tek koha moderne. Pyetjes se kush e zgjon dëshirën e tij të mësojë muzikën më të re bullgare, ai përgjigjet: “Në të është e mbyllur një botë e ndryshme. Ajo i lejon interpretuesit të vërej procesin e krijimit të veprës që nga ideja fillestare deri te realizimi i tij në skenë për herë të parë. Çdo një autor i ri gjatë 6-7 vjetëve të fundit kërkon mënyrën e vet personale dhe stil. Duke e studiuar këtë tip muzike, interpretuesi afrohet deri te njohja, e koduar në nota, energjinë e fshehur në intervalet dhe formulat ritmike.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..
Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..