Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vëllezërit Mitevi – unikatë në interpretimin e muzikës folklorike të krahinës së “Shopllukut”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Vëllezërit Mitko dhe Vladimir Mitevi janë ndër interpretuesit më të njohur të “Shoplukut” (Bullgaria e Mesme Perëndimore). Repertori i tyre i pasur përfshin shembuj unikalë të këndimit vendës me dy zëra. Ata kanë lindur në fshatin Vlladaja, i cili ndodhet buzë malit Vitosha dhe është pjesë e Bashkisë së Kryeqytetit. Muzikantët banojnë në këtë fshat edhe sot e kësaj dite. Vladimir është sekretar i vatrës kulturore, kurse Mitko është nëpunës në bashki.

Para rreth dhjetë vitesh këngët e tyre origjinale dhe interpretimi i tyre unikal pushtuan si të thuash Viktoria Zaharievën – atëherë studente në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov”. Me ide të prof. Dimitrina Kaufman, udhëheqëse e saj shkencore, Viktoria vizitoi fshatin Vlladaja. Atje ajo u njoh me vëllezërit Mitevi, filloi t’i incizojë këngët e tyre dhe pak kësaj kuptoi se puna e diplomës, që ajo përgatiste, nuk ishte e mjaftueshme. Pasuria e traditës së vjetër, të cilën dy këngëtarët e ruajnë dhe e popullarizojnë, devotshmëria e tyre, frymëzuan shkrimin e librit: “Vëllezërit Mitevi – mbajtësit e traditës muzikore folklorike të fshatit Vlladaja dhe unikatë në interpretimin e muzikës folklorike të krahinës së “Shopllukut”.

“Kemi kaq shumë vite prapa nesh, kaq shumë koncerte, tubime, festivale... Erdhi koha për të shijuar një libër, kushtuar këngëve tona – pohon Mitko Mitev. – Vëllai im punon që prej shumë vitesh në vatrën kulturore në Vlladaja, kurse atje kalojnë të gjitha formacionet dhe solistët, të cilët e interpretojnë folklorin vendës. Kemi mësuar diçka nga të gjithë ata. Shfaqja jonë e parë ishte në një prej tubimeve në Koprivshtica. Para kësaj ishim ndër publik. Ishim duke dëgjuar një prej grupeve, atëherë unë dëgjova diçka, që nuk ishte interpretuar mirë dhe fillova ta këndoja melodinë. Në këtë moment pranë nesh ka qenë Rumjana Cincarska – një etnomuzikologe, shoqja jonë edhe sot e kësaj dite. Ajo na drejtoi lutje për të kënduar diçka, na pëlqeu dhe me kërkesë të saj morëm pjesë në tubimin e njohur folklorik. Kjo ndodhi në vitin 1981, atëherë ishim akoma djem.”






Biri i Mitkos – Asen gjithashtu është muzikant. Ka mbaruar Akademinë Muzikore Kombëtare, kurse aktualisht është pedagog vokal. Ai merr pjesë shumë aktivisht në grumbullimin e materialeve, kontribuoi shumë edhe në tërë procesin e krijimit të librit, kushtuar dy vëllezërve Mitevi.

“Për herë të parë është publikuar një material kaq i pasur për biografitë e tyre krijuese – tregon Asen. – Ngjarjet e përshkruara përfshijnë shfaqjet e tyre që deri në fillim të vitit 2014. Shumica e koncerteve të tyre, për të cilat flitet, janë jashtë shtetit – prova e radhës se sa i vlerësuar dhe i respektuar është folklori ynë në botë. Në libër ka një degë enciklopedike, ku jepen të dhëna për veçoritë etnografike të fshatit Vlladaja. Do të shihni dhe shumë fotografi nga koncertet e shumta të dy muzikantëve. Por për mua më të vlershme janë këngët e deshifruara me notë dhe tekste. Ato janë rreth 140 dhe janë më të ndryshme. Libri është shoqëruar me një kompakt disk, të incizuar posaçërisht. Në të janë grumbulluar pothuaj të gjithë titujt e përmendur në librin e Viktoria Zaharievës.”

Përveç se janë këngëtarë të jashtëzakonshëm, vëllezërit Mitevi janë në thelbin e organizimit të një festivali, të krijuar me ide të Vladimirit në vitin 2006. Ai i është kushtuar trashëgimisë familjare në folklor dhe paraqet brezat e ndryshëm të interpretuesve joprofesionalë. Në skenën në Vlladaja këndojnë, luajnë në vegla të ndryshme muzikore dhe vallëzojnë familje të tërësishme, ashtu siç dikur njerëzit janë argëtuar në festat fshatare dhe në ato personale. “Për fat të keq sivjet festivali nuk do të mbahet për shkaqe financiare. Por shpresojmë se ai do të marrë përkrahje dhe tradita nuk do të ndërpritet” – thonë vëllezërit Mitevi. Janë të lumtur se paraqitja e librit u bë një ngjarje e rëndësishme, që do të mbahet mend shumë kohë për shkak të nderit të madh që ishte shfaqur ndaj tyre nga studiuesit e njohur të folklorit tonë muzikor, si dhe nga kolegët e tyre të njohur – këngëtarët dhe instrumentistët.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD