Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kur shteti është i paaftë, ndihmojnë shokët

БНР Новини
Foto: BTA

Rreth 3000 bullgarë trajtohen me hemodializë dhe rreth 900 janë pacientët që presin për transplantim. Në Bullgari operacionet e transplantimit bëhen rrallëherë sepse nuk mjaftojnë donatorët. Sivjet janë bërë vetëm 40 operacione për transplantimin e veshkave. Vitet e kaluara këto operacione kanë qenë me numër edhe më të vogël. Plus që numri i pacientëve vazhdimisht rritet. Këtë e tregojnë të dhënat e Agjencisë së Transplantimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Shqetësues është fakti se njerëzit që trajtohen me hemodializë nuk do të jetojnë më para se të vijë koha e operacionit. Shumica e pacientëve kërkojnë “shpëtim” jashtë shtetit. Nuk janë pak rastet kur bullgarë të sëmurë udhëtojnë për në Pakistan. Mirëpo, aty operacionet janë të paligjshme dhe të rrezikshme.

Destinacion relativisht i ri për mjekimin e bullgarëve është Spanja. Kjo e fundit është lider në transplantimin për nga fryma e popullsisë në BE. Në Spanjë po thuaj se nuk ka pacientë në pritje të operacionit dhe sistemi shëndetësor atje është jashtëzakonisht liberal. 35 vjeçari Nikollaj Nikollov nga qyteti Kërxhali është njëri nga bullgarët të cilët kanë udhëtuar për në Spanjë. Dy veshkat e të riut nuk funksionojnë dhe prej dy vjetësh tri herë në javë duhet të lidhet me aparaturën e cila e pastron gjakun e tij.

“Fakti se Bullgaria është anëtare e BE-së do të thotë se bullgarët mund t’i transferojnë të drejtat e tyre shëndetësore në sistemin spanjoll dhe përkatësisht të regjistrohen në listat e pacientëve të transplantimit – shpjegon Elica Stojanova, shoqe e Nikollajit. – Mirëpo, që të bëhet kjo, Nikollaj duhet të jetojë në Spanjë dhe aktualisht është aty. Ka shkuar gjatë prillit të këtij viti dhe do të presë nga disa muaj deri në një vit që të caktohet data e transplantimit.”

Që të qëndrojë në Spanjë Nikollajit i nevojiten mjete financiare. Por ai nuk ka se si t’i fitojë ato, sepse është në paaftësi pune. Ky nuk është i vetmi rast kur bullgarët organizojnë fushata bamirëse për mbledhjen e parave që nevojiten për operacione të ndryshme.

СнимкаElica është kompjuteriste. Në kohën e lirë i bie violinës dhe këndon. Ajo ka vendosur të organizojë koncert bamirës, sepse kjo është gjëja më e vogël që mund të bësh për shokët. Më 2 nëntor në klubin kryeqytetas “Studio 5” do të jepet koncerti bamirës ku do të kombinohet muzika akustike me vallet irlandeze dhe folklorin bullgar. Kjo është ngjarja e dytë të cilën organizon Elica për të ndihmuar Nikollajin. Para kësaj ajo ka bërë një koncert folklorik gjatë pranverës, në të cilin koncert janë mbledhur mjete financiare të mjaftueshme për qëndrim një muaj e gjysmë në Spanjë. Elica është kategorike që njerëzit janë mirëdashës dhe ndihmojnë gjithmonë kur dikush është në nevojë.

Po të doni ta ndihmoni Nikollajin, klikoni në faqen e koncertit në Facebook.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografia është ofruar nga Elica Stojanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i Kukerave në Shiroka Llëka largon të keqen dhe sjell shëndet dhe begati

Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..

botuar më 25-03-02 7.30.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD

Shënojmë Ditën Botërore të Sëmundjeve të Rralla

Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..

botuar më 25-02-28 1.22.MD