Statistika është shqetësuese. Ministri teknik i Punëve të Brendshme Jordan Bakallov bëri të ditur, se për periudhën 1 janar – 25 tetor të këtij viti, janë kapur 2140 veta në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufijtë e lartpërmendur.
Siç shënojnë ekonomistët, në ekonomin e tregut të gjitha vendet për biznes herët apo vonë mbushen. Kështu me plotgojë mund të themi, se kjo vlen edhe për ekonominë informale dhe krimin e organizuar. Që në fillim të valës së imigrantëve drejt Bullgarisë dolën në pah dhe “ndihmësit”, të cilët kundrejt pagesës së mirë presin, ndihmojnë dhe organizojnë kalimin përmes kufirit të imigrantëve ilegal. Si “biznesmenë” të zotë këta ndihmës kuptuan, se Bullgaria – vendi më i varfër në BE, për emigrantët nuk është “toka e premtuar”, por është vetëm territori transit drejt shteteve të pasura të Evropës Perëndimore. Brenda disa muajve ishin arrestuar 472 “biznesmenë” të tillë. Për fat të keq askush nuk mund të thotë numrin e tyre të saktë, as numrin real të emigrantëve ilegal që ende qëndrojnë në Bullgari. Disa vëzhgues nuk përjashtojnë mundësinë, që në këtë biznes të jenë përfshirë edhe disa përfaqësues të Policisë Kufitare dhe Policisë Rrugore.
Për Bullgarinë problemi me imigrantët është i madh edhe nga pikëpamja financiare dhe sociale. Nga buxheti i shtetit harxhohen miliona për strehimin e tyre, dhe për ruajtjen e kufirit. Ndërsa bullgarët, me gjithë se janë të njohur si popull mikpritës dhe tolerant kanë një farë paragjykime ndaj personave të ardhur nga LM edhe për shkak të frikës, se mes tyre mund të jenë të implikuar terroristë nga organizata radikale islamike.
Specialistët pohojnë, se autoritetet duhet të mësohen me nocionet “refugjatë” dhe “imigrantë ilegal”, sepse fenomeni që porsa ka filluar për Bullgarinë dhe ka të ngjarë të vazhdojë me vite.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..