Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nisma “Fëmijët këndojnë për fëmijët” sjell buzëqeshje në spitale dhe kopshte fëmijësh

БНР Новини
Grupi vokal “Fëmijët e radios” këndojnë në Klinikën e Fëmijëve pranë Spitalit “Aleksandrovska” në Sofje.
Foto: arkiv i BNR-së

Kur flasim për artin e fëmijëve, e vëmë buzën në gaz, sepse të vegjlit të talentuar arrijnë të na bëjnë ditën më të mirë. “Fëmijët këndojnë për fëmijët” është një projekt i ri i cili zhvillohet me aktivitetin e këngëtarëve më të vegjël të Radios Kombëtare Bullgare. Ky është grupi vokal “Fëmijët e radios”.

Hollësirat i mësojmë nga udhëheqësja Iliana Todorova: “Ideja për Shtëpinë Muzikore Radio Kombëtare Bullgare është përvjetori i 80-të i medias sonë në partneritetin e Bashkisë së Kryeqytetit. Në këtë nismë përfshihen pesë koncerte në qendra të ndryshme ku janë vendosur fëmijë të sëmurë dhe në disa kopshte fëmijësh. Gjatë ngjarjeve të vegjlit vizatojnë dhe modelojnë sende të bukura. Në këtë lojë përfshihen dhe fëmijët e radios, të cilët duke kënduar i ndihmojnë moshatarët e tyre të sëmurë që të ndihen më mirë. Më 15 maj 2015 do të jepet koncerti i fundit bamirës në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare. Atëherë do të ekspozohen vizatimet e fëmijëve dhe do të caktohen çmime për to. Mjetet e mbledhura do t’i jepen një spitali të përzgjedhur nga Bashkia e Kryeqytetit. Për qëllimin e projektit kemi incizuar dhe një CD, sepse e dimë se muzika shëron, ajo është magji e cila të bën ta vësh buzën në gaz. Në këtë CD gjendet varianti i ri i “Lepurushit të bardhë”, aranzhuar nga Kristian Bojaxhiev në kujtim të Petër Stupelit që është kompozitori i kësaj vepre me të cilën rritet çdo fëmijë bullgar. CD-ja do të shpërndahet mes fëmijëve gjatë koncerteve. Nga një kopje do të dërgohet te kopshtet e fëmijëve në Sofje. Përveç këngëve të incizuara, në CD janë variantet e tyre vetëm me melodi dhe një librezë me tekste dhe vizatime. Të vegjlit do të kenë mundësinë të njihen me artin e kompozitorëve bullgarë kushtuar fëmijëve. Pse jo ta këndojnë atë.”

Në CD-në “Fëmijët këndojnë për fëmijët” janë përfshirë dhe po ashtu këngë kushtuar Pashkëve dhe Krishtlindjeve, pra melodi nga fillimi i shekullit të XX-të, si dhe disa kompozime të reja nga Vlladimir Xhambazov, Dora Draganova dhe Angell Kotev.

Ngjarja e parë e aktivitetit “Fëmijët këndojnë për fëmijët” u mbajt më 3 nëntor. Znj. Iliana Todorova tregon: “Koncerti u mbajt në Klinikën e Fëmijëve pranë Spitalit “Aleksandrovska” në Sofje. Në reportazhin e mediave dëgjova një nënë e cila tha se fëmijët ndihen të izoluar në spital, nuk buzëqeshin dhe procedurat mjekësore u shkaktojnë trauma. Ja pse është shumë mirë kur të vijnë moshatarët e tyre që të lozin së bashku, duke kënduar dhe duke vizatuar. Për mua kjo është më e rëndësishmja. Në këtë mënyrë ne i mësojmë fëmijët e radios që të bëjnë mirë dhe t’i ndihmojnë njerëzit në nevojë. E dimë se kjo nismë nuk mund të bëjë mrekulli, por së paku mund të dhurojmë buzëqeshje. Më vjen mirë se koncerti i parë u bë një festë e vërtetë fëmijësh.”

Koncerti i radhës i grupit vokal “Fëmijët e radios” është më 10 dhjetor. Atëherë këngëtarët e vegjël do të vizitojnë kopshtin e fëmijëve “Elhica” në lagjen kryeqytetase “Mladost”. Në të janë vendosur fëmijë me të meta – me autizëm dhe me sindromin e Daunit . “Jemi duke përgatitur një program kushtuar festave të fundvitit me dhurata dhe lojëra të ndryshme” – thotë znj. Iliana Todorova. Para kësaj ngjarjeje fëmijët e radios do të sigurojnë atmosferën festive në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare. Koncertin “Në pritje të Krishtlindjeve” do ta shoqëron Big Bendi i medias sonë nën dirigjimin e Antoni Donçevit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD