Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Planeti i fëmijëve” – kënga bullgare për “Evrovizionin e fëmijëve 2014”

БНР Новини
Foto: Televizioni Kombëtar Bullgar

“Toka jonë do të bëhet planeti i fëmijëve. Planeti i fëmijëve – ëndrra më e bukur!” – është refreni i këngës “Planeti i fëmijëve”, me të cilën Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin “Evrovizioni i fëmijëlve-2014”. Sivjet mikpritësi do të jetë Malta. Atje tashmë ndodhen fëmijët bullgarë – 10-vjeçarja Krisia dhe moshatarët e saj, binjakët Hasan dhe Ibrahim, të cilët luajnë në piano. Ata po bëjnë prova për koncertin. Ai do të zhvillohet më 15 nëntor në orën 19 CET. Interpretimi i vogëlushëve bullgarë do të jetë i dyti në program. Konkursi do të transmetohet njëkohësisht në katër kontinente e në të përveç Bullgarisë do të marrin pjesë akoma 15 shtete. Sivjet motoja e konkursi është “Së bashku” dhe një pjesë e të ardhurave do t’i ofrohet organizatës WorldVision, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në botë.

Krisia Todorova u bë favorite e publikut bullgar me pjesëmarrjen e saj në një shou televizive. Pastaj ajo fitoi dhe konkursin për drejtues të rubrikës “Njohu me të vegjlit”. Vajza nuk shqetësohet nga kamerat dhe nga vëmendja e madhe nga ana e mediave. Në skenë është që nga mosha 6 vjeçare, aktualisht studion muzikë në “Qendrën për punë me fëmijët” në qytetin Razgrad. Pedagogja e saj vokale është Svilena Deçeva.

Binjakët Hasan dhe Ibrahim Ignatovi luajnë piano që nga viti 2011. Babai i tyre i bie mandolinës me tri tela, motrat këndojnë kënga popullore. Djemtë e duan shumë muzikën klasike, duan veprat e kompozitorëve List, Shçedrin, Betoven, Mocart, Vladigerov. “Kanë dëshirë, bëjnë prova të shumta dhe kalojnë shpejtë sasi të mëdha të letërsisë pianistike” – komentoi Marinela Marinova, mësuesja e tyre. Hasani dhe Ibrahimi tashmë kanë dekorata nga shumë konkurse bullgare dhe të huaja. “Mes tyre ka konkurrencë”, tregoi i ati i tyre, por gëzohet shumë se ata i dëgjojnë dhe ndihmojnë njëri tjetrit derisa interpretojnë. Dhe dy prej ëndrrave të tyre tashmë u realizuan – të dalin në skenë të madhe dhe t’i bien pianofortit me bisht.

Pas bashkëpunimit të dy kanaleve televizive – BTV dhe Televizioni Kombëtar Bullgar, tre fëmijët e talentuar incizuan këngën “Planeti i fëmijëve”. Teksti i saj është shkruar sipas idesë së këngëtares së vogël dhe në të rrëfehet për ëndrrën e saj për një botë plot me njerëz të mirë, të lirë dhe të bukur. Në incizim morën pjesë Filarmonia e qytetit të Plevenit dhe “Ku-ku bend”. Krisia, Hasani dhe Ibrahimi e pëlqejnë shumë këngën dhe janë bindur se  do ta shfaqin këtë me interpretimin e tyre. Ata njohin konkurrentët e tyre, nuk kanë frikë dhe do të dalin në skenë pa shqetësime. Shpresojmë se publiku do ta pëlqejë “Planetin e fëmijëve” dhe do të votojë për fëmijët tanë të mrekullueshëm. Më 15 nëntor Televizioni Kombëtar Bullgar do ta transmetojë konkursin live nga kryeqyteti i Maltës Valeta.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivаnova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD