Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si recetat e fshatit nga Parku Natyror “Bëlgarka” do ta rikthejnë racën vendase të deles në mal

Foto: dnevnik.bg

Gjatë muajit nëntor restorantet e një zinxhiri të njohur kulinar në qytetet Sofje, Varna, Burgas dhe Plovdiv ofrojnë një menu me 12 recete të vjetra nga rajoni i Parkut Natyror “Bëlgarka”. Kjo iniciativë është pjesë e Organizatës WWF-Bullgari “Sekretet kulinare të natyrës”, e cila ka për qëllim rikthimin e racës vendase të deles në mal.

Në rastin tonë ideja lindi jo te mbrojtësit e natyrës, kurse te një zinxhir kulinar, i njohur në Bullgari me sallatat e tij “Kenar”. Këto sallata përgatiten sipas recetave të vjetra bullgare. Firma ka kërkuar prej Fondit Botëror për Natyrën WWF që ai të thotë cilët janë prodhuesit vendas të produkteve natyrale. Më shumë rreth temës, mësojmë nga znj. Rajna Popova: “Me kalimin e kohës ideja u zhvillua. Vendosëm të eksperimentojmë në një gjë më interesante dhe më ambicioze. Ashtu lindi iniciativa “Sekretet kulinare të natyrës”, e cila kombinon mbrojtjen e mjedisit me kuzhinën qytetare. Këto 12 receta tradicionale i morëm nga librat e vjetër kulinarë dhe po ashtu nga vendasit. Patëm dëshirë që gjellët e fshatit të transferohen në qytet ku përditshmëria është tepër e ngarkuar. Pra, të mos i harrojmë traditat në gatim.”

Shumica e recetave janë nga rajoni i qytetit Teteven (Bullgari Veriore) – çorba e kërpudhave, sallata, gjellët në furrë etj. Ndër gjellët e tjera ka kombinime interesante të mishit të derrit, patateve, kumbullave të thara, fasules dhe preshit.

1. Gjellë me mish derri dhe kumbulla të thara; 2. Çorba e Tetevenit me kërpudha; 3. Sallata e TetevenitPër sa u përket recetave me mishin e racës së zhdukur të deles karakteristike për malin Ballkan, znj. Popova rrëfen: “Ne duam ta rikthejmë këtë racë deleje në mal, e cila e ka pasur habitat Parkun Natyror “Bëlgarka”. 10 për qind e të ardhurave nga gjellët e përgatitura sipas recetave të fshatit do të ndahen në një fond special për blerjen e qengjave të kësaj race. Qengjat do t’u jepen prodhuesve vendas bujqësorë. Këta të fundit do t’i kultivojnë qengjat në park. Nga ana tjetër kullotat janë të rëndësishme p.sh. për  mbrojtjen e llojit të citelit.”

Citeli është ushqim për lloje në zhdukje si shpendët e egër. Po të rikthehet citeli në mal do të shfaqen po ashtu dhe lloje të rralla të shqiponjave dhe grabitqarëve. Fushata ka dhe një efekt tjetër pozitiv, vë në dukje znj. Popova, duke shpjeguar:

“Ideja jonë do të stimulojë një zeje e cila dalëngadalë po pakësohet në vend, qoftë për shkak të shpopullimit, qoftë për shkak të rënies së bagëtisë. Besoj se një ditë në kuzhinat “K-expres” do të ketë produktequmështi,  gjalpë dhe djathë nga këto dele në zhdukje, të cilat aktualisht përpiqemi t’i rikthejmë në mal.”

Iniciativa e WWF-së demonstron mundësitë e realizimit të skemave private të pagesave për shërbime ekologjike në Bullgari. Atë e bën në kuadër të projektit “Mbrojtjen e natyrës le ta lidhim me zhvillimin e qëndrueshëm rural.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD