Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pesimizmi në prognozat ekonomike të vjeshtës për Bullgarinë

БНР Новини
Foto: arkiv

Ditët e fundit ishin botuar prognozat ekonomike të vjeshtës për Bullgarinë të Ministrisë së Financave dhe pak më vonë – ato e Komisionit Evropian. Në të dy analizat mungon optimizmi dhe entuziazmi i prognozave të pranverës dhe pritjet janë më afër realitetit. Në fakt analizatorët janë pesimistë sepse prognoza aktuale evropiane për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto është 30% më e ulët në krahasim me prognozën e mëparshme. Kjo pohohet edhe nga ekspertët e Ministrisë së Financave, që e përkrahin qeverinë.

Situata duket akoma më shqetësuese kur bëhet fjalë për rritjen ekonomike për vitin e ardhshëm. Financierët bullgarë pakësojnë dy herë prognozat e pranverës, derisa kolegët e tyre evropianë janë më kategorikë – ata tri herë i zvogëlojnë prognozat për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto të Bullgarisë për vitin 2015.

Arsyet për pritjet skeptike për këtë vit dhe për prognozat negative për vitin e ardhshëm mund të shpjegohen me dy fjalë: jostabiliteti politik. Shumica e ekspertëve, të cilët merren me ekonominë dhe politikën bullgare janë të mendimit se në të ardhmen e afërt nuk priten sinjale pozitive. Përkundrazi – mbizotëron mendimi se situata do të keqësohet. Kjo, në gjuhën e politikanëve do të thotë se parlamenti dhe qeveria nuk i gëzohen përkrahjes, se nuk priten masa radikale dhe vendimtare, se askush nuk u beson politikanëve dhe premtimeve të tyre.

Kjo shihet në mënyrë të qartë në vlerësimet e analizatorëve për deficitin buxhetor, të cilat në fakt janë vlerësime për politikën e qeveritarëve dhe mundësitë e tyre të ushtrojnë pushtet. Pa dyshim deficitin e lejuar nga BE prej 3% do ta tejkalojmë, d.m.th. deficiti i financave publike do të dalë nga kufijtë e pranueshme për vendet e BE-së. Aq kategorike janë dhe prognozat për vitin e ardhshëm dhe për vitin 2016, kur politikanët gjithashtu nuk do të mund të menaxhojnë në mënyrë të suksesshme të ardhurat dhe shpenzimet publike. Kështu priten borxhe të reja shtetërore dhe prognozat, të cilat i ngjajnë shumë situatës së krizës greke duken gjithnjë e më logjike.

Këtë e ndiejnë edhe qytetarët e thjeshtë, të cilët, sipas analizave të fundit të Institutit Statistikor Kombëtar për pritjet e konsumatorëve, presin se gjatë vitit 2015 jeta do të bëhet më e shtrenjtë, papunësia do të rritet, shpenzimet për prona të patundshme dhe për sende të përdorimit afatgjatë do të kufizohen.

Dhe në fund mund të përmendim se priten kriza në shumë sfera – në energjetikë dhe në politikën e shëndetësisë, në fushën sociale dhe atë të demografisë. Dhe duke pasur parasysh krizën bankare dhe skandalet e korrupsionit në nivelet më të larta, nuk mund të presim në të ardhmen e afërt një përmirësim të kushteve të jetesës në shtetin më të varfër të Evropës, 25 vjet pas rrëzimit të komunizmit.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Euroja po vjen: efektet dhe negativet

Hapi më i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë u ndërmor - vendi ynë mori konfirmim zyrtar se i përmbushi të gjitha kriteret e nevojshme nëpërmjet raporteve të konvergjencës së Bankës Qendrore Evropiane dhe Komisionit Evropian, të..

botuar më 25-06-05 4.08.MD

Instituti për Ekonominë e Tregut: Nga sot punojmë për veten tonë

Sipas Institutit për Ekonominë e Tregut, sot është e ashtuquajtura Dita e Lirisë Tatimore, informon gazetarja e BNR-së, Natalija Gançovska. Kjo do të thotë që taksapaguesit kanë mbuluar të gjitha kostot e taksave dhe sigurimeve shoqërore dhe po..

botuar më 25-06-03 2.52.MD

Nevojitet një strategji kombëtare për njerëzit që jetojnë në varfri energjetike

Këshilli Ekonomik dhe Social këmbëngul në krijimin e një Observatori për Varfërinë Energjetike dhe një Sistemi Informacioni për Familjet në Vulnerabilitet, njofton BTA.Gjithashtu, nevojitet një strategji kombëtare, duke përfshirë një sërë masash për..

botuar më 25-06-03 11.27.PD