Në prag të muzgut të mbrëmjes dielli po bie në Manastirin e fshatit Giginci “Anargjendët e shenjtë Kozma e Damian”. Pak para perëndimit të diellit ndërtesat rreth kishës marrin ngjyrën rozë dhe pas kësaj bëhen me ngjyrën vjollcë. Në këtë kohë nga pjesa e re e manastirit dëgjohet një refren monoton. Kjo është mesha e mbrëmjes.
“Murgëria është një lloj misteri, ky mister është shpëtimi. Kjo nuk shpjegohet me fjalë duhet të përjetohet” – u përgjigj i ati Nikanor, i pyetur pse e ka lënë karrierën e agjentit në Wall Street, por i është kushtuar Zotit në këtë vend të harruar. Tryeza është shtruar dhe prej saj shpërndahet era e bukës sapo të pjekur. Lutje dhe heshtje e plotë. Dëgjohet vetëm zhurma e pirunëve dhe lugëve me të cilat ushqehen mysafirët. Shpeshherë në manastir vendosen pelegrinë dhe turistë të rastit, të cilët e kanë gjetur veten në mes të errësirës. Aty nuk ka televizion, as internet ose argëtime laike. Nata në dhomat modeste të manastirit dhe ushqimi i shijshëm janë falas. Po të mbetesh më se një natë, do të punosh shumë në oborrin e manastirit. Mirëpo, do të zhytesh në atmosferën e tij dhe do të njihesh me murgjit dhe mënyrën e tyre primitive të jetesës. I ati Nikanor kujton kohën kur ka ardhur në manastir dhe aty nuk ka pasur energji elektrike, as ujë të ngrohtë. Jeta në manastir është e vështirë, sepse murgjit jetojnë sipas rregullave të vëllazërisë në Aton.
“Këto rregulla kanë të bëjnë me lutjen individuale dhe adhurimin e Zotit – shpjegon i ati Nikanor. – Atëherë shpirtishkëputet nga mendimet, kujdesi dhe mendjemadhësia. Kjo ndodh në muzgun e mbrëmjes kur bëhesh gati për gjumë dhe rreth orës 3 të mëngjesit, para lindjes së diellit. Ashtu nata është e ndarë në dy pjesë – në të parën pushojmë, ndërsa në të dytën – zgjohemi dhe fillojmë të lutemi. Te ne liturgjia nuk mbaron para orës 8 e gjysmë. Në agim fillojmë të kujdesemi për manastirin dhe për njerëzit që bëjnë vizitë në të.”
Pas liturgjisë së mbrëmjes që zgjat katër orë vëllazëria nis punët e manastirit. Aty rriten dhi, dele dhe 90 dema. Në dyqanin e manastirit shiten produkte ekologjike – djathë, kaçkavall, kos etj. Me dhurim dhe subvencione nga fondet evropiane bëhen rinovimet e kishës. Historia e Manastirit të fshatit Giginci daton prej shekujsh. Ai është themeluar në periudhën e shekujve XI-XII-të. Gjatë kohës së zgjedhjes osmane aty është ndërtuar dhe shkolla e kishës. Gjatë shekullit të XVIII-të turqit ia kanë vënë flakën manastirit. Më vonë një grup murgjish nga Manastiri i Hilendarit e kanë rinovuar atë. Në vitet e para të socializmit në manastir janë burgosur armiqtë e pushtetit dhe pas kësaj ai është transformuar në një kamp pionierësh. Me kalimin e kohës manastiri është kthyer thjeshtë në një hangar. Por në fund të viteve të 90-ta veprimtaria e tij shpirtërore ka filluar sërish. Sot manastiri është bërë një vend i rehatshëm ku mund ta gjesh rrugën drejt vetvetes dhe Zotit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Nikollova
Materiali është përpiluar me kontributin e projektit “Fushata komunikimi për nxitje të turizmit të brendshëm në Republikën e Bullgarisë” të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..