Në Akademinë Kombëtare të Muzikës në Sofje u shënua përvjetori i 75-të i lindjes së dirigjentes Petja Pavlloviç. Ajo është figurë e rëndësishme në historinë e artit koral në vend. Tri formacione u ngjitën në skenë për të përkujtuar dirigjenten e talentuar e cila u nda nga jeta më 2007. Në fillim u paraqit Kori Akademik “Shën Paraskeva”, i cili është trashëgimtar direkt i shkollës së Petja Pavlloviçit.
Në emrin e dirigjentes bullgare është themeluar çmimi “Petja Pavlloviç” dhe sivjet atë e meritoi njëri nga pjesëmarrësit e Korit Akademik. E bija e dirigjentes, Teodora Pavlloviç, e cila ka trashëguar profesionin e së ëmës, e shpërndau çmimin, duke thënë: “Më vjen mirë se çmimi shkon te një person i ri, i cili e ndihmoi Korin Akademik që të mbijetonte. Kjo është Ljubomira Sllavkova. Ajo ishte një vajzë e vogël kur nisi të këndonte me nënën time. Me përkushtim të madh Ljudmilla punon në dobi të korit dhe e falënderoj atë. Ajo është një modeliste e talentuar. Së shpejti do të organizohet ekspozita e saj e parë dhe ne do ta ndihmojmë Ljubomirën në këtë nismë. Çmimi e kërkon prej nesh.”
Ja se çfarë tha dhe vetë Ljubomira: “Petja Pavlloviç ishte një preson shumë i përkushtuar në muzikë dhe njëkohësisht frymëzues i veprimtarisë korale. Që të dukej mirë shkolla e saj, Petja punonte çdo detaje dhe jepte maksimumin prej vetes. E kishte fituar respektin e të gjithëve. Për mua çmimi në të vërtetë është nder i madh”.
Koncerti në Akademinë Kombëtare të Muzikës ishte në kuadër të Festave Muzikore kushtuar dirigjentit të madh bullgar Petko Stajnov. Dikur këtë aktivitet e ka nisur vetë Petja Pavlloviç – më 1994 në vendlindjen e saj Kazanllëk (Bullgari Qendrore). Aty është lindur dhe Petko Stajnov. Sot aktiviteti mbahet si në Sofje, ashtu dhe në Kazanllëk. Kori i Kazanllëkut gjithashtu mori pjesë në mbrëmjen përkujtimore të dirigjentes.
Në koncert po ashtu u paraqit Kori i Eparkisë së qytetit Vraca. Udhëheqës i tij është peshkopi Kiprian. Ky i fundit është i vetmi peshkop ortodoks dirigjent i korit kishtar dhe filarmonisë. Në përkujtim të Petja Pavlloviçit kori i burrave solli himnin e krishterë që e lavdëron Shën Marinë. Pjesa është e kompozitorit Petër Dinev. Finalja e koncertit ngjiti në skenë tri koret, të cilat së bashku sollën disa interpretime.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..
Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së..