Për sa u përket mundësive të barabarta të nxënësve, sistemi bullgar i arsimit është shumë i padrejtë në krahasim me sistemet arsimore të vendeve të tjera anëtare të BE-së. Në Bullgari vërehet kjo tendencë: nxënësit në gjendje të mirë sociale e ekonomike tregojnë aftësi më të mira se moshatarët të cilët mezi po mbijetojnë. Diferencë e madhe ka dhe mes nxënësve të shkollave elitare dhe atyre të gjimnazeve të zakonta. Të pabarabartë janë nxënësit në fshat në krahasim me këta në qytet. Këtë e tregon raporti i ri i Bankës Botërore, e cila bazohet në rezultatet e Bullgarisë në vlerësimin e fundit ndërkombëtar PISA 2012. E mira në këtë situatë është se numri i nxënësve me rezultate të dobëta është pakësuar. Ndërkohë, vendet si Turqia, Serbia dhe Rumania, të cilat harxhojnë më pak për një nxënës se Bullgaria, janë përpara nesh.
Sipas ekspertëve të bankës problemi qëndron në profilimin e hershëm të nxënësve në bazë të mundësive të tyre. Aktualisht nxënësit orientohen në drejtimet e ndryshme pas klasës së 7-të. Ekspertët rekomandojnë që të rishikohen programet shkollore dhe të përmirësohet baza materiale e shkollave. Në një pasqyrë të arsimit në Evropë Komisioni Evropian e rekomandon Bullgarinë që të vazhdojë reformat në arsim dhe përgatitja e nxënësve të bëhet në përputhje me kërkesat e tregut. Komisioni Evropian po ashtu rekomandon:
“Të përmirësohet cilësia e institucioneve të arsimit profesional dhe të përmirësohet aksesi te mësimi gjatë gjithë jetës – vë në dukje z. Petër Nacev nga përfaqësia e Komisionit Evropian në vend. – Më se 2 për qind e bullgarëve kanë akses te mësimi gjatë gjithë jetës deri sa në Evropë mesatarisht këta përbëjnë 10 për qind dhe BE-ja synon të arrijë 15 për qind. Bullgaria po ashtu duhet të sigurojë akses më mirë të fëmijëve në gjendje të pabarabartë tek arsimi, në veçanti të romëve, dhe duhet të aplikojë rreptë rregullat te të cilat pagesa e shtesave për fëmijët lidhet me pjesëmarrjen e këtyre të fundit në arsim.”
Për mendimin e Kryebashkiakes së Sofjes, znj. Jordanka Fandëkova reforma në Ligjin e Arsimit nuk mund të shtyhet më. Masat më urgjente kanë të bëjnë me programet e reja arsimore dhe librat elektronikë. Ja se çfarë shton znj. Fandëkova:
“Autoritetet vendase e kanë përgjegjësinë e vet. Mendoj se vitet e fundit investimet në modernizimin e shkollave dhe kopshteve të fëmijëve është fakt. Deri në fund të këtij viti do të hapen 19 kopshte të reja fëmijësh me kushte të përshtatshme për punë. Investojmë në masa për efikasitetin e tyre energjetik. Drejtorët po ashtu investojnë mjete në ambientin e klasave. Është me rëndësi të madhe që çdo institucion të jetë në dijeni me detyrat që ka dhe t’i kryejë ato. Por të ketë dhe pajtim të përgjithshëm.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..