Gjatë javës katër ministra të kabinetit të ri të kryeministrit Bojko Borisov vizituan Brukselin. Misioni i tyre ishte “të bëjnë gjithçka të mundshme të shpëtojnë atë që është e humbur dhe që nuk mund të shpëtohet”. Siç doli misioni ishte i pamundshëm. Vet kryeministri pranoi, se ministrat u kthyen me lajme të keqe. Në Bruksel ishin zëvendës kryeministri dhe ministër i fondeve evropiane Tomisllav Donçev, ministri i transportit – Ivajllo Moskovski, ministrja e zhvillimit regjional – Liljana Pavllova dhe ministrja e ambientit rrethues – Evelina Vasilleva. Detyra e tyre ishte, që të bëjnë përpjekje të rivendosen më se 460 milion euro të paguara me mjete nga buxheti kombëtar në kuadrin e programeve operative dhe të kufizohet humbja e pritur nga 145 deri në 205 milion euro deri në fund të vitit. Zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev tha, se shteti është me shpresë se do të ketë shtyrje në absorbimin e mjeteve për shkak të përmbytjeve dhe të apelimit të procedurave, gjë që u bë shkak për vonesën në realizimin e projekteve evropiane. Megjithatë, si ministri Donçev, ashtu edhe ministrja Pavllova shpallën, se viti 2014 do të jetë е humbur për fondet evropiane. Mirëpo, jo vetëm këtë. Sipas ministres Pavllova, në Bruksel ndjehet një mosbesim ndaj vendit dhe ndaj institucioneve dhe më në veçanti ndaj mundësisë, të absorbohen fondet evropiane. Dhe ky qëndrim negativ nuk u ndryshua edhe pas takimit të katër ministrave me komisionaren bullgare për buxhetin dhe resurseve njerëzore Kristalina Georgieva. Sipas saj“u diskutua mundësia si më shumë para nga Evropa të hyjnë në ekonominë e Bullgarisë”. Mirëpo, është e qartë, se ky është një proces tepër i vështirë. Dhe kjo për arsye, se problemi lidhur me rikthimin e mjeteve të Bullgarisë nga Komisioni Evropian lidhet me pamjaftueshmërinë e mjeteve në buxhetin evropian, një problem i cili është i vet komisionares Georgieva. Akoma mbetet i pazgjidhur problemi me paratë e pashlyera që tashmë arrijnë 20 miliard euro, dhe të cilat BE-ja transferon çdo vit për vitin tjetër. Akoma nuk ka marrëveshje për buxhetin e BE-së për vitin 2015. Zonja Georgieva tha, se ditët e afërta do të paraqitet një buxhet i ri, hartuar bashkë me Parlamentin Evropian dhe shtetet anëtare. Kështu pritet të arrihet marrëveshje para përfundimit të vitit. Në rast të kundërt shpenzimet do të kufizohen deri në 1/12 nga buxheti i tanishëm për muaj, deri në arritjen e pajtimit. Dhe në se ndodh ashtu, atëherë më pak duhet të shikojmë te oborri evropian. Duhet të përqendrohemi mbi oborrin tonë. Duhet të fillojmë të shfaqim një kujdes më të madh ndaj tij, që ta rregullojmë me mjete dhe forca të veta.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..