Në një reklamë për biskota, një fëmijë me dhelpëri i refuzon të atit këtë ëmbëlsirë me fjalët “Nuk je gati të shijoshë”. E shfrytëzojmë këtë fjali që të shtrojmë pyetjen “Vallë, a jemi gati të konkurrohemi për financim me biznesin evropian?” Vallë, a posedojnë aftësi konkurruese firmat bullgare në kontekstin evropian? Mirëpo, a janë gati të propozojnë ide në dobi të familjes së përbashkët evropiane? Përgjigjen e këtyre pyetjeve kërkojmë në kuadrin e konferencës biznes organizuar nga Dhoma Ekonomike Bullgare. Pjesëmarrësit diskutuan çështjet, që kanë të bëjnë me mundësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të absorbojnë mjete nga fondet evropiane. Një theks special iu vu inovacioneve.
E reja është, se firmat dhe shpikësit bullgarë mund të paraqesin kandidaturat e tyre onlajn në mënyrë të drejtpërdrejtë për programin evropian “Horizonte 2020”. Ky program u hap në fillim të vitit dhe do të veprojë deri në fund të vitit 2020. Buxheti i tij i përgjithshëm është 80 miliard euro. Për firmat e vogla dhe të mesme u përpilua një modul special me buxhet nga 3 miliard euro.
“Drejtimet, në të cilat paraqiten projekte të reja me qëllim financim janë: teknologjitë e informacionit dhe telekomunikacionit, nano-teknologjitë, aparaturat mjekësore, transporti i integruar i gjelbër, energjetikë pa emisione të karbonit, prodhimi i ushqimeve ekologjike e kështu me radhë” – komenton Pier Rubo – shef i degës “Trajnime” të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në programin “Horizonte 2020”.
Mirëpo, kërkesat janë shumë të vështira për plotësim:
“Afro 88 për qind nga projektet e paraqitura gjatë këtij viti ishin nën nivelin e duhur – shpjegon zoti Rubo. – Prandaj programi nuk ka sukses të madh. Që të financohet një projekt, ai duhet t’u përgjigjet disa kushteve. Në radhë të parë ideja duhet të jetë inovative dhe të mos ketë analog në kuadrin e BE-së. Krahas kësaj duhet të ketë edhe një efekt i padiskutueshëm ekonomik dhe të hapë vende të reja të punës. Në raste të tilla financimi mund të arrij deri në 70 për qind prej tërë vlerës së realizimit të projektit.”
Ndër vendet, që arrijnë të absorbojnë mjetet e programit “Horizonte 2020” janë Irlanda – me 20 për qind projekte të suksesshme, Austria – me 15 për qind, Britania e Madhe – me 11 për qind, Izraeli – me 10 për qind dhe Spanja – me 9 për qind. Me prani tepër të mirë në program janë edhe firma nga Hungaria, Greqia, Rumania. Nga 30 projekte gjithsej të paraqitura nga Bullgaria, vetëm një në fushën e transportit të gjelbër doli që iu përgjigjet kritereve. Mirëpo, pak më vonë ai u hodh poshtë. Tani kazusi diskutohet nga Gjyqi i Arbitrazhit pranë BE-së.
Përfaqësuesit e Akademisë Bullgare të Shkencave shprehën shqetësim, se duke paraqitur projekte për financim nga programi, idetë e tyre mund të jenë vjedhur, ndërsa projektet – mund të jenë të diskualifikuar. Përfaqësuesit e biznesit theksuan, se automatizimi i prodhimit lidhet me mbylljen e vendeve të punës dhe me shtimin e fitimit të firmave. Kështu që në raste të tilla nuk ka mundësi të hapen vende të punës. U sqarua, se qëllimi i programit është të financohen inovacione, për realizimin e të cilëve duhet të hapen vende të reja të punës.
Nëse do të kërkojmë shkakun, përse vendi ynë dhe biznesi ynë arrijnë të absorbojnë pjesë të vogël të fondeve evropiane, atëherë mund të themi, se megjithë kushtet e barabarta, mentaliteti i ndryshëmvendos dy shpejtësitë e Evropës. Ekonomia bullgare ka nevojë të madhe për investime, ndërsa BE-ja ofron shumë mundësi. Mirëpo, problemi është a disponojnë firmat bullgare përgjegjësinë dhe potencialin krijues të paraqesin projekte konkurruese.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..
Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar..
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, është shtyrë në Kuvend për vitin e ardhshëm. "Nëse nuk kemi një..