Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndërmerren masa energjike kundër islamit radikal në Bullgari

Foto: BGNES
Këto ditë Prokuroria, Agjencia për Sigurinë Kombëtare dhe Ministria e Brendshme të Bullgarisë zhvilluan një aksion pa precedentë për nga vendosmëria dhe përpjesëtimet në pesë qytete kundër predikimit të islamit radikal para së gjithësh në lagjet e romëve. U bënë kontrollime në shkollat ilegale për predikimin e islamit radikal, u  sekuestruan sasi të mëdha librash, u verifikuan sinjalizime për përkrahës eventualë të “Shtetit islamik”. Agjencia për Sigurinë Kombëtare e qetësoi shoqërinë me konkluzionin, se në vend nuk ka kërcenim të drejtpërdrejtë terrorist, por saktësoi, se ekziston rrezik të islamit radikal. Për shkak të sekretit të hetimit hollësira të mëdha nuk u shpallën, bile edhe nga shefi i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare në mbledhjen me dyer të mbyllur  në parlament. Por shkaktoi jehonë të gjerë shoqërore dhe politike. Në parlament u shtrua pyetja për krijimin e Institutit islamik në Bullgari që myslimanët bullgarë të mos mësojnë si deri tani në universitetet islame të shteteve ku  ushtrohet islami jo tradicional për Bullgarinë. Me këtë ide u solidarizua bile një parti nacionaliste si VMRO, por partia tjetër nacionaliste “Ataka” e dënoi ashpër. U njoftua, se janë bërë propozime për ndryshime ligjore, të cilat të lejojnë që personat e ndaluar për përhapjen e islamit radikal të mund të dënohen dhe pritet që deri në fund të janarit ato të miratohen. Veprimet e autoriteteve janë të kuptueshme dhe logjike. Bullgaria është e lidhur politikisht me koalicionin kundër “Shtetit islamik” dhe i dërgon armë rezistencës kurdë në Irakun  Verior. Mbi këtë problem ka rezolutë të OKB dhe shume shtete tashme e lënë pas Bullgarinë me veprime të ngjashme, përfshi edhe në Ballkan, si Kosova dhe Maqedonia, p.sh. ku problemi me islamin radikal është analogjik, por pak i ndryshëm. Dallimi është, se tani për tani nuk ka rast të konfirmuar që  ndonjë qytetar bullgar të jetë vrarë  duke luftuar në anën e “Shtetit Islamik”, ndërsa raste të tilla Kosova dhe Maqedonia tashmë kanë. Nuk ka raste të tillë tani për tani, por nëse nuk vazhdojnë masat kundër islamit radikal, i cili përdor në territorin bullgar “Shtetin islamik” si model të imitimit, me siguri do të ketë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS dhe “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë të qeverisë

Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë qeverisës dhe për zbatimin e angazhimeve në drejtim të orientimit euroatlantik të Bullgarisë. Këtë e..

botuar më 25-10-22 10.58.PD

Presidenti i Hungarisë është duke bërë një vizitë dyditore në Bullgari

Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..

botuar më 25-10-20 12.59.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..

botuar më 25-10-17 8.00.MD