Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja – qytet i kinemasë nga rrjeti i UNESKO-së

БНР Новини
Irina Bokova ia dorëzoi kryebashkiakes Jordanka Fandëkova certifikatën e përfshirjes së Sofjes në rrjetin e qyteteve krijuese të kinemasë.
Foto: BGNES

Në Ministrinë e Kulturës u zhvillua një takim i drejtoreshës së përgjithshme të UNESKO-së Irina Bokova me ministrin e kulturës Vezhdi Rashidov. Që nga viti 2009, tashmë mandat të dytë, kjo bullgare qëndron në krye të kësaj organizate botërore. Zonja Bokova tregohet si njëri prej udhëheqësve të mundshëm të OKB-së. Ministri Rashidov rikujtoi, se gjatë mandatit të saj të mëparshëm në Bullgari u krijua Qendra Rajonale e Trashëgimisë së Paprekshme Kulturore në Evropën Juglindore nën egjidën e UNESKO-së. Kohët e fundit qilimat, që punohen prej kohe në qytetin bullgar Çiprovci sipas traditës së vjetër në një tezgjah vertikal, u përfshin në listën e UNESKO-së të trashëgimisë së paprekshme kulturore. Deri tashti në listën e kësaj organizate vendi ynë ka shtatë monumente të kulturës materiale, dy të natyrës dhe tri monumente të trashëgimisë së paprekshme. “Doemos krahas gëzimit, e kemi të qartë si përgjegjësitë, ashtu edhe detyrimet ndaj UNESKO-së” – theksoi ministër Rashidov.

“Përfshirja e qilimave të punuara në qytetin Çiprovci në listën e trashëgimisë së paprekshme kulturore është një sukses i madh dhe mendoj, se kjo u sjell gëzim të gjithë bullgarëve – tha zonja Bokova. – Me më shumë rëndësi është, se kemi plane për të ardhmen.” Zonja Bokova ishte në Sofje, që t’i dorëzojë kryetares së bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova certifikatë për përfshirjen e qytetit në një rrjet tjetër të madh të UNESKO-së – atij i qyteteve krijuese.

“Sofja është një qytet i kinemasë. Kjo është një njohje për gjithçka që është bërë si për industrinë e filmave, ashtu edhe për kulturën në përgjithësi, kështu që të formohet një ambient komod qyteti – tha zonja Bokova. – Ky është një rrjet i madh botëror dhe Sofja u bë pjesë prej tij. Dhe duhet të theksohet, se nuk përfshihen të gjitha qytetet, që vënë kandidaturat e tyre për këtë. Bëhet fjalë për një proces serioz të vlerësimit nga ana e ekspertëve. Sofja kaloi përmes këtij procesi dhe personalisht unë gëzohem, se ajo u bë pjesë e rrjetit të qyteteve krijuese.”

Gjatë takimit të tyre drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-së dhe ministri bullgar i kulturës diskutuan rreth temës “Kultura si një vektor i zhvillimit – vende të punës, turizëm kulturor, muze, zanate”. Për Radio Bullgarinë Dejan Danaillovi – përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar në ministri, tha: “U bë konkluzioni, se duhet të mendohen politikat ekzistuese në fushën e kulturës, të hartohen strategji të reja, të cilat t’u përgjigjen kërkesave të kohës sonë. Krahas kësaj duhet të theksohet rëndësia e kulturës për arritjen e qëllimeve të mijëvjeçarit. I përbashkët ishte qëndrimi, se kultura si një sektor, i cili përfshin trashëgiminë materiale dhe jo materiale, industritë kulturore dhe krijuese, krijimtaria, infrastruktura e tërësishme kulturore, ndihmon zhvillimin dhe garanton një qëndrueshmëri. Të dhënat statistikore gjatë viteve të fundit flasin, se kultura është ajo, e cila në periudhën e krizave garanton vende të punës dhe realizon një rritje.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD