Adhuruesit e muzikës elektronike kanë mundësi të takohen me teknologjitë më të reja kompjuterike në botën multimediale, në sajë të edicionit të XIII të Forumit Ndërkombëtar “Universi i muzikës kompjuterike”. Prof. Simo Lazarov me ekipin e tij ka përgatitur një program të larmishëm me një konferencë kombëtare, seminare, workshope, klasa mjeshtërore dhe koncerte.
“Në vitin 1988 në një koncert në Shtëpinë e të Rinjve në Sofje interpretuan muzikantë, të cilët përdornin vegla elektronike. Suksesi i ngjarjes ishte i madh dhe kështu lindi festivali i muzikës elektronike në qytetin Goce Delçev. Organizatorët e forumit atëherë ishin Simo Lazarov, Angel Andonov dhe Ljubomir Kavalxhiev. Që nga viti 1994 në 10 vitet që vijojnë merresha me organizimin e festivalit. Përveç kësaj isha pjesë e grupit “Dilema”. Bashkë me anëtarët e tjerë të grupit Ivan Vëlkov dhe Stoimen Sërbinov ishim shumë aktivë si pjesëmarrës në festivalin e muzikës kompjuterike deri në vitin 2003.”
“Ky është festivali i vetëm për këtë lloj muzike – thotë Simo Lazarov. – Një vëmendje të posaçme i kemi kushtuar përvjetorit të 40-të të krijimit të studios së parë elektronike në Bullgari. Teni kemi përgatitur një konferencë, në të cilën studentët dhe muzikantët profesionalë do të prezantojnë kumtesat e tyre me temë: “Muzika elektronike dhe kompjuterike dhe zbatimi i saj në sferën shkencore.
Më 3 dhjetor në Galerinë Uni Art të Universitetit të Ri Bullgar është hapja solemne e forumit me një koncert. Në të do të prezantohen vepra të këtij zhanri. Në të njëjtën ditë do të prezantohet një projekt interesant multimedial me muzikën e Stanislav Stançevit – Stenli dhe me videon e Meg Konovska. Pjesëmarrësit e huaj do të prezantojnë veprat e tyre më 4 dhjetor. Ata janë përfaqësues të Evropës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli, Japonia. Sivjet festivali kalon nën moton e multimedias.”
Ja se çfarë tregon Ljubomir Velev për pjesëmarrjen e tij në këtë edicion: “Që nga viti 2010 punoj fort mbi këtë që muzika të ketë vizualizim të përshtatshëm. Po bëj filma duke treguar veprimtarinë e autorëve që punojnë në sfera të ndryshme të artit, me muzikë të shkruar prej meje. Përdor teknologji më të reja vizuale dhe muzikore. U habita shumë kur publiku pranoi mirë filmin tim të parë. Deri tani kam bërë 58 filma. Aktualisht qëllimi im i lartë është që të prezantoj muzikë me tingëllim 5.1 surround sound. Për këtë arsye zgjodha kinemanë filmoteke “Odeon”, sepse në të ka pajisje me cilësi të lartë. Në program janë përfshirë një trailer reklame dhe nëntë filma të mia që i kam bërë gjatë këtij viti. Të gjithat kanë drejtime të ndryshme nga pikëpamja artistike.”
Edicionin e XIII-të të forumit ndërkombëtar “Universi i muzikës kompjuterike” do ta mbyll rubrika e programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare – “Pikturat e një ekspozite”. Pjesëmarrësit e saj do të bëjnë një pasqyrë retrospektive të këtij viti.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv personal
Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..
Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis folklorit dhe xhazit pikërisht në lirinë e interpretimit - kjo është pikërisht ajo që dëgjojmë në..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..