Marrëveshja e tregtisë së lirë midis BE-së dhe SHBA-së e cila marrëveshje përgatitet prej disa vitesh nuk është diskutuar nga publiku në Bullgari. Gjatë një konference lidhur me temën Zv.kryeministrja Meglena Kuneva tha se Bullgaria e përkrah Marrëveshjen e Partneritetit Transatlantik për Tregti dhe Investime. Konferenca u organizua nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Bullgari. Në vend po thuajse nuk flitet për dobitë dhe rreziqet e marrëveshjes, derisa sektori jo qeveritar në Perëndim prej vitesh alarmon për kurthet e marrëveshjes për standardet e larta të BE-së.
Negociatat për tregtinë e lirë midis BE-së dhe SHBA-së janë në fazë vendimtare. Dhe që tani u aktivizuan mesazhet pro dhe kundër marrëveshjes. Në fjalimin e tij kryetari i sapozgjedhur i Këshillit të BE-së, Donald Tusk e përkufizoi Partneritetin Transatlantik për Tregti dhe Investime si kyç i thellimit të raporteve midis BE-së dhe SHBA-s. Ndërsa komente negative bën jo vetëm sektori jo qeveritar, por dhe disa politikanë. Para pak kohësh Ministrja Gjermane e Mjedisit, Barbara Hendricks kritikoi të drejtën që do ta kenë kompanitë për të hedhur shtetet në Gjykatën e Arbitrazhit. “Kjo do të thotë se korporatat e mëdha do të mbrojnë interesat e veta megjithë legjislacionin e shtetit të dhënë të BE-së, te një mungesë e plotë e kontrollit demokratik”.
Në konferencën e Sofjes, Zv.kryeminsitrja e Bullgarisë, Meglena Kuneva u shpreh pozitivisht për Marrëveshjen e Partneritetit Transatlantik për Tregti dhe Investime:
“Duhet përmendur se në negociatat për këtë marrëveshje marrin pjesë të gjitha vendete anëtare të BE-së dhe se kjo marrëveshje do të miratohet nga Këshilli i BE-së. Qytetarët bullgarë duhet të jenë të qetë se qeverisë bullgare nuk do t’i imponohet asnjë vendim pa marrë pjesë aktive në procesin e negociatave. As Bullgaria, as BE-ja do të heqin dorë nga standardet e larta të sigurisë, shëndetësisë, mbrojtjes ekologjike dhe të mbrojtjes së konsumatorëve. Ne kemi pikëpamje të ndryshme se atë të miqve tanë amerikanë për sa u përket OMGJ-ve dhe kafshëve të klonuara. Këto të fundit nuk janë pjesë e procesit të negociatave. Negociohet për taksat në bujqësi të cilat e bëjnë eksportin e disa produkteve bujqësore në SHBA shumë të pafavorshëm. Në lidhje me OMGJ-të në fuqi do të jetë legjislacioni i cili funksionon në shtetin e dhënë, pra çdo shtet në mënyrë të pavarur do të vendosë a t’i lejojë OMGJ-të në tregun e tij vendas.”
Të lartpërmendurat janë dhe fushat e prekshme për evropianët. Mirëpo, Bullgaria e vë theksin mbi një temë tjetër. Për mendimin e Ministrit të Ekonomisë, Bozhidar Llukanski Bullgaria duhet të përpiqet të lehtësojë biznesin e vogël dhe të mesëm, kështu që të kemi prezencë në tregjet e jashtme:
“Për Bullgarinë aksesi i lirë te tregjet e vendeve të treta jashtë BE-së dhe investimet e huaja të drejtpërdrejta janë momentet kyçe në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë. Për ne janë me rëndësi të madhe kushtet të cilat do të krijohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto të fundit janë kurrizi i ekonomisë evropiane dhe po ashtu duhet të bëhen kurrizi i ekonomisë vendase.”
Në konferencën e Sofjes Ministri Llukarski foli për rëndësinë ekonomike të Partneritetit Transatlantik për Tregti dhe Investime. Mirëpo, ky i fundit është me rëndësi po ashtu dhe politike. Jo në vend të fundit marrëveshja synon që BE-ja dhe SHBA-ja t’i përgjigjen konkurrencës ekonomike e politike të vendeve si Brazili, Rusia, India dhe Kina. Negociatat rreth marrëveshjes nuk pritet të mbyllen së shpejti. Sipas planit marrëveshja pritet të firmoset në fund të vitit të ardhshëm, por s’besohet se SHBA-ja do ta bëjë atë në prag të zgjedhjeve presidenciale gjatë 2016-ës.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..