Shpesh herë i quajnë Rodopet mali magjik. Dhe kjo është me arsye. Jashtëzakonisht i bukur, dikur mbretëria e Orfeut mitik, ai fsheh në gjirin e vet shumë minerale. Para pak kohe afër qytetit Krumovgrad ishte bërë ndoshta zbulimi arkeologjik i shekullit – u zbulua miniera më e lashtë e arit në Evropë, e cila doli se ka rezerva të mira. Beteja e nisur rreth së ardhmes së këtij zbulimi ilustron dilemën para Rodopeve sot – ta zgjedhin turizmin e qëndrueshëm ose te mbeten tek minierat. Sepse në botën tonë të sotme këtu dy shtigje vështirë kryqëzohen.
Resurset natyrore në këtë mal janë para së gjithë metalet me ngjyrë. Gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar Bullgaria ishte ndër eksportuesit kryesorë të plumbit dhe zinkut në botë. Por shfrytëzimi i minierave është një veprimtari tepër intensive dhe agresive ndaj natyrës në këtë mal magjik. Shembja e Murit të Berlinit në vitin 1989 koencidoi me rënien e ndjeshme të çmimit të plumbit dhe zinkut. Si rezultat ndërmarrja e themeluar para shumë vitesh GORUBSO u shit kundrejt çmimit simbolik. Rajoni filloi të shpopullohet.
“Aktualisht nxjerrja e xeherorit në Rodopet arrin vetëm një të pestën të niveleve në të kaluarën – pohon Dimitër Sëbev, njeri prej autorëve të studimit të kryer me ide të Fondacionit “Fridrih Ebert”. – Pa këtë veprimtari njerëzit në Rodopet nuk mund të sigurojnë bukën e gojës, shton ai. Janë të dënuar të shpërngulen ose të kthehen tek ekonomia familjare e tipit më të thjeshtë, që të mund të sigurojnë ushqimin e familjeve të tyre.”
Me gjithë se pas vitit 2004 u bëmë dëshmitar të bumit të vërtetë në çmimet e metaleve me ngjyrë, rrogat e minatorëve në këtë krahinë janë shumë të ulëta – rreth 400 euro dhe nuk motivojnë të rinjtë. Nga ana tjetër marrëzitë ekologjike të kësaj industrie në të kaluarën ende janë para syve të njerëzve, nënvizoi një pjesëmarrës tjetër në studimin Rusllan Jordanov. Plagë e madhe janë depot e vjetra të mbeturinave nga minierat disa prej të cilave ende janë në shfrytëzim.
“Depoja e mbeturinave pranë lumit Erma funksionon prej gjysmë shekulli. Dhe në fakt derdhet në shtratin natyror të lumit. Në bazë të legjislacionit të sotëm ajo nuk duhet të ekzistojë. Drastike është situata edhe me depon e vjetër pranë qytetit Kërxhalli, e cila gjendet vetëm njëqind metra pranë fshatrave të afërta. Për fat të keq nga ana tjetër të këtyre fshatrave ndodhet plehërishta e qarkut. Problem të madh përbëjnë edhe minierat e braktisura shtetërore, për të cilat askush nuk kujdeset. Si rezultat lumenjtë në rajonet e nxjerrjes së xeherorit janë shumë të ndotura.”
Lehtë mund të kuptojmë, se problemet shëndetësore të njerëzve në këto rajone janë serioze, silikoza ende nuk është zhdukur.
Në të njëjtën kohë nuk pushojnë propozimet për hapjen e minierave të reja me investime madhështore, të huaja dhe vendase. Disa parashikojnë se aty do të jetë “Klondajku” i ri. Të tjerë, si projekti bullgaro-holandez “Ari i ri trak” shpresojnë për natyrën e egër dhe të mrekullueshme jashtë minierave, që përbën sipas tyre një resurs të paçmueshëm për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, që lidhet edhe me burimet ekzistuese minerale dhe me të kaluarën e këtij mali legjendar. Këtë mendim e përkrah edhe Mariana Hristova nga Iniciativa civile për ndalimin e gazit shist argjilor. Ajo përmend njëkohësisht dhe alternativën industriale – riciklimi i volumit në rritje të mbetjeve elektronike, që përmbajnë elemente të shumta të çmueshme.
“Nga riciklimi i këtyre mbetjeve elektronike nxirret rreth 20 g ar, përveç aliazheve të tjera të metaleve të çmueshme – vë në dukje ajo. – Ndërsa gjatë gërmimit për ton xeherorit të arit merret vetëm 3-4 gram prej këtij metali. Përveç kësaj xeherori i arit bullgar është me përqindje më të lartë të arsenit në botë si ai i Kilit. Për këtë arsye për përpunimin e tij duhet të përdoret teknologjia cianide. Të mos flasim për taksat jashtëzakonisht të ulëta të koncesionit për këto burime, prej të cilave shteti pothuaj se nuk fiton asgjë.”
Turizmi përveç se ofron qëndrueshmëri në kohë sjell me vete dhe punësim më të madh për grat e këtij rajoni, të cilat aktualisht punojnë kundrejt pagave shumë të ulëta në repartet e rrobaqepësisë. Shumë prej tyre do të kishin në të ardhme më të mirë në fushën e hotelerisë, restorantet, bujqësinë ekologjike, zanatet vendase. Problemi sot është, se turizmi ekologjik dhe ai kulturor në këto rajone ende janë në hapat e tyre të parë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..