Borxhi i Kompanisë Elektrike të Bullgarisë është më se 1.5 mlrd euro. Pritet të mbyllet Centrali Bërthamor në Bullgari, i dyti për nga madhësia në Gadishullin Ballkanik. Bankat edhe një herë refuzojnë t’i lëshojnë kredi monopolistit të furnizimeve me gaz nga Rusia gjigant shtetëror “Bullgargaz”. Në vend bëhen rokada në masë në postet e larta lidhur me energjetikën. E gjithë kjo është një pasqyrë e shkurtër e problemeve në fushën e energjetikës në Bullgari. Nuk është e rastit se Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova urdhëroi revizion të plotë të sektorit për t’u konstatuar mungesa financiare.
Analizatorët mbi çështjet energjetike mendojnë se kriza në sektorin e energjetikës ka të bëjë me pozitën e papajtueshme me kërkesat dhe me politikën popullsite të disa qeverive. Çfarë ndodhi? Qeveritarët vazhdimisht refuzonin vendimet e Rregullatorit të Pavarur për Energji. Ky i fundit ngulte këmbë për çmime të favorshme si për konsumatorët, ashtu dhe për shoqëritë e shpërndarjes së energjisë elektrike kështu që të funksionojnë mirë, të bëjnë investime dhe të rrisin kualitetin e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.
Shkaku i dytë për situatën e komplikuar në vend është menaxhimi jo profesional dhe vendimet e gabuara. Shumica e firmave dhe shoqërive vazhdojnë të jenë pronë shteti. Në postet e rëndësishme caktohen njerëz të cilët punojnë në favor vetëm të qarqeve politike dhe të biznesit.
Faktori i tertë më i rëndësishëm i cili qëndron në bazën e kataklizmit në energjinë bullgare ka të bëjë me çmimet e energjisë elektrike. Ato janë tepër të larta për veprimtarinë normale të prodhuesve dhe tregtarëve të sektorit, të cilët nuk arrijnë të përfitojnë mjaft për të ofruar produkte dhe shërbime të cilësisë së lartë.
Më 1 janar 2014 çmimi i energjisë elektrike në Bullgari është me 45 për qind më i ulët se çmimi mesatar në BE. Në krahasim me Gjermaninë çmimi është 3 herë më i ulët, ndërsa në krahasim me Danimarkën – 4 herë më i ulët. Në këtë mënyrë publiku pret që çmimet e ulëta të energjisë elektrike të mbeten të qëndrueshme. Deri në këtë përfundim ka arritur ekspertët e Laboratorit të Menaxhimit të Rrezikut pranë Universitetit të Ri Bullgar, i cili laborator udhëhiqet nga ish-kryeministri Ivan Kostov. Bullgaria është ndër 11 vendet e BE-së, të cilat kanë “deficit” në çmimin e energjisë elektrike dhe të cilat duhet të ndërmarrin masa, shkruan Komisioni Evropian në një raport. Në rastin tonë “deficit” do të thotë se çmimi nuk mbulon shpenzimet reale të kompanisë së energjetikës. Brukseli rekomandon që 11 vendet anëtare ta përballojnë problemin, përfshiu duke rritur taksat e energjisë elektrike, kombinuar me rritjen e ndihmave energjetike për të varfrit. Mirëpo, kur në grupin e të varfërve në Bullgari bie pjesa më e madhe e popullsisë, ekuacioni praktikisht nuk mund të zgjidhet.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Agjencia Bullgare e Investimeve dhe Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë po nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi që do t'i japë një shtysë të re marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis Bullgarisë dhe Japonisë. Të dyja vendet po kërkojnë..
Një sërë institucionesh – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia e Punësimit, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, Ministria e Brendshme, si dhe deputetë të Kuvendit Popullor, kanë marrë një angazhim të qartë: të përmirësojnë..
Gjatë vitit 2024, Bullgaria ishte në vendin e parafundit në BE së bashku me Estoninë për nga Konsumi Individual Faktik (KIF) për frymë. Ky tregues i rëndësishëm për mirëqenien materiale të familjeve është më i ulëti në Hungari – 72% e fuqisë blerëse..
Hyrja e Bullgarisë në eurozonë nga 1 janari 2026 nuk do t'i bëjë pushimet më të shtrenjta. Këtë e deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare Rumen..