Etropole është një qytezë që ndodhet 81 km larg Sofjes. Përshtypje bëjnë shtëpitë e tij të ruajtura nga koha e Rilindjes bullgare. Disa prej tyre janë kthyer në hotele atraktive familjare dhe ofrojnë kushte të mira për pushim mes natyrës së bukur të malit Ballkan.
Ndër kuriozitetet e qytetit është Kulla e sahatit nga viti 1787 që ndodhet në qendrën e tij. Ajo është e lartë 20 m dhe është ndërtuar me gurë lumorë dhe shtuf gëlqeror. Në fillim ishte menduar si një kullë mbrojtëse, por një shekull më vonë është transformuar në kullë sahati. Në të kaluarën Etropole kishte famën e qendrës zejtare. Në Muzeun Historik, i cili është përfshirë në listën me 100 objektet turistike kombëtare, vizitorët njihen me sende unikale të jetesës, të punuar nga ustallarët e dikurshëm. Vet godina e muzeut është monument arkitekturor. Është ndërtuar në vitin 1853 dhe fillimisht është përdorur si konak. Pas Çlirimit në të ishte vendosur Bashkia, pas kësaj Këshilli Popullor i qytetit, ndërsa nga viti 1968 është kthyer në Muze historik.
Më shumë për qytetin Etropole dhe për koleksionin e pasur të muzeut tregon përgjegjësja Tanja Denova:
“Në 10 sallat e ekspozitave kemi treguar trashëgimin kulturore-historike të rajonit dhe të qytetit Etropole. Banorët e parë të Etropoles kanë qenë trakët. Ata janë vendosur këtu gjatë shekujve VII-VI para Krishtit. Ka disa hipoteza për prejardhjen e emrit të qytetit. Njëra është, se vjen nga emërimi trak “etropara”, që do të thotë lumë të shpejtë. Supozimi tjetër lidhet me fjalën e vjetër bullgare “ëntropole” ose fushë e brendshme, e mbyllur. Etropole është vendosur në rrugë të vjetra kryesore, që kanë lidhur Bullgarinë Veriore dhe lumin Danub me Trakinë dhe Maqedoninë. Ky fakt ka kushtëzuar mirëqenien ekonomike të qytetit në të kaluarën. Me sende të ndryshme të jetesës dhe stoli kemi treguar në sallën “Arkeologji” jetën e trakëve në trojet tona. Gjatë Mbretërisë së Parë dhe të Dytë Bullgare Etropole ka qene njëra prej qendrave kryesore që furnizonte shtetin bullgar me hekur, bakër dhe ar. Më vonë, gjatë shekujve XV-XVII, qyteti bëhet qendër e nxjerrjes së mineraleve dhe përpunimit të metaleve. Në kohën e Rilindjes këtu kanë lulëzuar 42 zanate si argjendaria, përpunimi i bakrit, prodhimi i çelësave etj. Në sallën qendrore të muzeut kemi treguar mjeshtërinë artistike të bullgares dhe ndjesinë e saj ndaj bukurisë. Ekspozita përfshin kostume autentike, karakteristike për rajonin tonë, si kostumi tipik i nuses dhe veshjes tipike qytetare të vajzave që quhej “gizia”, kostumi i përditshëm me fustan pa mëngë dhe rroba burrash. Në të kaluarën Etropole ka qenë një qendër e rëndësishme shpirtërore dhe arsimore. Në sallën e ekspozitave në katin e dytë ka vepra të Shkollës artisitike-kaligrafike të qytetit nga shekulli i XVII.”
Ndër kuriozitetet e tjerra të Etropoles është dhe shtëpia e Arnaudëve nga viti 1850, që është bërë një muze interesant. Dikur shtëpia ka qenë pronë e tregtarit vendas Nikollço Arnaudov. Në ditët tona objekti frekuentohet nga shumë turistë, që dëshirojnë të njihen me orenditë e një shtëpie tipike rilindëse në Etropole.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: museum-etropole.com dhe etropole-bulgaria.blogspot.com
Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..
Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16..
Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..
Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje..