“Desha të incizoj një album për Krishtlindjet, por muzika e tij të dallohet nga gjithçka, që tingëllon rreth festës, t’i prekë zemrat e njerëzve pavarësisht nga bindjet e tyre filozofike e fetare. Besoj se shumë njerëz mendojnë se tërë bota mund të bashkohet dhe kanë hapur zemrat e tyre për këtë” – kështu Gergana Velinova (e cila është e njohur përtej oqeanit me emrin Ana Velinova) paraqiti albumin e saj të fundit “December Wishing”, të krijuar në fund të nëntorit në SHBA. Pas tri javësh në klasifikimin prestigjioz të radios CMJ US Radio Jazz Charts aktualisht ai është në vendin e shtatë në kategorinë xhaz. Ky është një sukses i madh, duke pasur parasysh se albumi ndodhet në një “det” prej këngëve të bukura dhe interpretuesve të mirë nga mbarë bota. Le të rikujtojmë se Gergana është këngëtare xhazi, autore e muzikës dhe e tekstit të shumicës së këngëve në repertorin e saj. Për vetveten ajo thotë: “Jam e lumtur se në venat e mia rrjedh muzikë”. Para pak kohe paraqitëm një album tjetër të saj “The Thief”, i cili gjithashtu u pranua shumë mirë nga publiku dhe nga specialistët. “December Wishing” është albumi i katërt i bullgares së talentuar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..