“Desha të incizoj një album për Krishtlindjet, por muzika e tij të dallohet nga gjithçka, që tingëllon rreth festës, t’i prekë zemrat e njerëzve pavarësisht nga bindjet e tyre filozofike e fetare. Besoj se shumë njerëz mendojnë se tërë bota mund të bashkohet dhe kanë hapur zemrat e tyre për këtë” – kështu Gergana Velinova (e cila është e njohur përtej oqeanit me emrin Ana Velinova) paraqiti albumin e saj të fundit “December Wishing”, të krijuar në fund të nëntorit në SHBA. Pas tri javësh në klasifikimin prestigjioz të radios CMJ US Radio Jazz Charts aktualisht ai është në vendin e shtatë në kategorinë xhaz. Ky është një sukses i madh, duke pasur parasysh se albumi ndodhet në një “det” prej këngëve të bukura dhe interpretuesve të mirë nga mbarë bota. Le të rikujtojmë se Gergana është këngëtare xhazi, autore e muzikës dhe e tekstit të shumicës së këngëve në repertorin e saj. Për vetveten ajo thotë: “Jam e lumtur se në venat e mia rrjedh muzikë”. Para pak kohe paraqitëm një album tjetër të saj “The Thief”, i cili gjithashtu u pranua shumë mirë nga publiku dhe nga specialistët. “December Wishing” është albumi i katërt i bullgares së talentuar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..
Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis folklorit dhe xhazit pikërisht në lirinë e interpretimit - kjo është pikërisht ajo që dëgjojmë në..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..