Nga 12 deri më 17 janar Bashkimi i Gazetarëve Bullgarë është mikpritës i një takimi me një delegacion nga qyteti Mudania, i rrethit Bursa në Turqinë fqinje. Më shumë hollësi na solli Jashar Gerçekçi, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve nga Mudania:
“Bashkë me Bashkimin e Gazetarëve Bullgarë jemi partnerë në projektin “Adaptimi i mediave turke ndaj kërkesave të BE-së”. Ai është pjesë e programit për ndihmë falas, të quajtur “Dialogu në shoqërinë civile”, nënshkruar midis BE-së dhe Turqisë. Kjo është vizita jonë e parë në Bullgari dhe aktiviteti ynë i parë i përbashkët. Delegacioni ynë përfshin gazetarë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe kryetarin e Këshillit Civil. Qëllimi ynë është që të takohemi me kolegë-gazetarë, të njihemi nga afër me mediat bullgare dhe me kulturën e vendit tuaj. Momenti i dytë i rëndësishëm në projekt është krijimi i një dokumentari, i cili do të pasqyrojë titujt e gazetave bullgare para dhe pas aderimit të vendit tuaj në BE. Filmi do të paraqitet në Bullgari dhe në Turqi. Kjo, që na bëri një përshtypje të madhe, një befasim të madh, ishte fati se mediat regjionale ekzistojnë pa përkrahjen e shtetit dhe të baskive. Në vendin tonë situata është e ndryshme. Një pjesë e madhe e gazetave në Turqi e përkrahin pushtetin dhe shoqëria mbetet me përshtypjen se nuk mund të botohet një gazetë, ose revistë, në qoftë se ato nuk janë përkrahur financiarisht nga shteti, ose bashkitë. Desha që kjo pavarësi e mediave bullgare të bëhet fakt edhe në Turqi. Në kuadrin e etapës së dytë të projektit kolegët do të vizitojnë centralin e agjencisë Rojters në Londër me qëllim rritjen e kualifikimit profesional. I falënderoj kolegët tanë nga Bashkimi i Gazetarëve Bullgarë për mikpritjen dhe programin e pasur kulturor.”
Kryetarja e Bashkimit të Gazetarëve Bullgar Snezhana Todorova tha para Radio Bullgarisë:
“Tema e projektit të fituar nga kolegët tanë nga Asociacioni i Gazetarëve nga Mudania është lidhur me adaptimin e mediave turke ndaj kërkesave të BE-së. Ne jemi të lumtur se ata kanë zgjedhur një partner bullgar dhe ky është pikërisht Bashkimi i Gazetarëve Bullgarë. Shpresojmë se vizita e tyre në Bullgari do të jetë e suksesshme dhe do të jetë fillimi i marrëdhënieve tona me këtë asociacion të ri gazetarësh. Besoj sinqerisht se kjo do të kontribuojë për kuptimin më të mirë dhe marrëdhëniet më të mira midis Bullgarisë dhe Turqisë. Ne jemi të detyruar të punojmë për zhvillimin e lidhjeve të mira, akoma më tepër se në vendin tonë ka një pakicë turke, me të cilën bashkëjetojmë qindra vite.”
Gazetarët turq shfaqën interes të madh ndaj temës së lirisë së fjalës në Bullgari. Me se vendi ynë mund të bëhet shembull në këtë drejtim, e pyetëm Snezhana Todorovën:
“Siç e dini, që para ndryshimeve demokratike që nga viti 1989 e këtej kishte një gazetë të autoritetshme – “Kultura Popullore”, nën shapkën e së cilës ishte shkruar “Liria e fjalës është nëna e të gjitha lirive”. Liria e fjalës është parimi themelues i çdo një shoqërie demokratike dhe është shumë e rëndësishme për gazetarët në një vend. Gjatë këtyre 25 viteve Bashkimi i Gazetarëve Bullgarë tregon lidhjen e tij të ngushtë me vlerat demokratike dhe mbron të drejtën e vet të pavarësisë. Nuk na ka pëlqyer asnjë qeveri, sepse kritikojmë disa vendime dhe veprime të tyre. Por pikërisht kësaj i detyrohet dinjiteti ynë, sepse gazetaria e vërtetë është para se gjithash e pavarur. Bashkimi i Gazetarëve Bullgarë punon mbi një dokument për mbrojtjen e profesionit gazetaresk, sepse mendojmë se gazetarët te ne nuk janë mbrojtur mirë. Ata varen nga vullneti i mirë i punëdhënësit dhe i pronarit të medias.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Shefkie Çakër
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..
Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios..
Formacionet ushtarake nga Forcat Tokësore hapin dyert e tyre me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare, njoftoi..
Gabriella Haxhikostova (Gabriella Hadzsikosztova) është aktore, e lindur në Sofje në familjen e Liljana Kisjova dhe Konstantin Haxhikostov, artistë..