Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për krimbat e Kalifornisë, vitaminat në molla dhe shija e domateve

БНР Новини
Kolazh: Silvija Petrova

Dy motrat Svetllana dhe Darina Ivanovi nga qyteti Gabrovo kanë vendosur të punojnë toka malore në mënyrë natyrale. I hedhin tokat plehun e prodhuar nga të ashtuquajturat “krimba të Kalifornisë”. Svetllana sqaron se këto krimba hasen në shtratin e lumit Nil. Krimbat shumëzohen shumë shpejt dhe duke u ushqyer me pleh organik e pasurojnë atë me substanca të vlefshme bimore. Plehu mban për kohë më të gjatë lagështinë në dhe, dhe nuk përmban fara të këqija. Domatet e kultivuara me këtë pleh janë më të gjata se trupi i njeriut.

“Bima rritet më e gjatë dhe më e fortë, vënë në dukje dy motrat. – Më e mira është se domatet rriten po ashtu gjatë nëntorit. Atje ku i punojmë tokat temperaturat bien shumë. Këto domate janë shumë të shijshme.”

Plehu i krimbave të Kalifornisë përmban enzima të cilat i forcojnë bimët. Dy motrat janë bindur me këtë fakt kur në Bullgari u përhap mola e cila dëmtonte tërësisht domatet me emrin latin Tuta absoluta (Meyrick, 1917).

Снимка“Atëherë komshiut tonë i ishin prishur të gjitha domatet, kujtojnë dy motrat. – Pasi i pa domatet tona, ai mbeti i befasuar. Si ishte e mundur ky bio pleh t’i ruante domatet, thoshte ai. Pastaj ne ia dhamë plehun e krimbave të Kalifornisë dhe ai arriti t’i shpëtonte domatet e veta.”

Dy motrat shpjegojnë se ky pleh pasuron bimët me mikroelemente të cilat hyjnë në përbërjen e vitaminave. Te domatet mineralet e vlefshme janë dy herë më shumë. Plehu natyral përmban 59 për qind magnez, ndërsa plehu artificial – vetëm 4.5 për qind. Dallimi më i madh vërehet te hekuri. Në 100 gramë pleh të thatë natyror mbahet 1938 miligramë hekuri. Po t’i kemi hedhur pleh artificial domateve, këto të fundit do të kenë vetëm 1 miligram hekuri.

Domatet gjatë nëntoritFermeret e reja janë të bindura se bujqësia vendore duhet të inkurajohet.

“Kur perimet dhe frutat rriten në vend dhe nuk transportohen nga vendet e largëta, atëherë mund të këputen në fazën e tyre të pjekurisë. Kjo ka rëndësi për shijen dhe cilësitë e perimeve dhe frutave. Nuk transportohen po ashtu insekte nga jashtë. Ja p.sh., kjo molë e domateve nuk hasej më parë në territorin e Bullgarisë dhe ishte importuar nga vendet jugore. Dhe kjo molë nuk mund të asgjësohet në mënyrë kimike. Produktet bujqësore bullgare janë të cilësisë së lartë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit

Hapet një Institut për Diasporën Bullgare në Universitetin e Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit

Po hapet një Institut për Diasporën Bullgare dhe Trashëgiminë Kulturore Jashtë Vendit në Universitetin e Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit. Qeveria e hap njësinë me kërkesë të rektorit të institucionit të arsimit të lartë pas..

botuar më 25-09-10 5.28.MD

Kryeministri përshëndeti bursistët e rinj të institutit INSAIT në Sofje

“Ju faleminderit që vendosët të qëndroni në Bullgari.” Kështu u shpreh kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë ceremonisë së shpalljes zyrtare të gjeneratës së re të bursistëve në programin EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë..

botuar më 25-09-10 10.57.PD

Natyralizimi është arsyeja më e zakonshme për marrjen e shtetësisë bullgare

6581 persona kanë marrë shtetësi bullgare në 6 muajt e parë të vitit 2025, sipas raportit të Komisionit të Shtetësisë Bullgare për Zëvendëspresidenten Ilijana Jotova. Vitin e kaluar, në të njëjtën kohë, ka pasur 6542 qytetarë të rinj bullgarë. Nëse ky..

botuar më 25-09-09 12.44.MD