Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SIN R1 – projekti bullgar për seritë evropiane GT4

БНР Новини
Bolidi SIN R1 – versioni për gara

Këto ditë në ekspozitën “Autosport International” në Britaninë e Madhe me interes u prit vetura SIN R1, projekt i përbashkët bullgaro-britanik. Ideja është e Rosen Daskallovit nga qyteti buzë lumit të Danubit – Ruse. Para katër vjetëve bullgari e ka prezantuar veturën në Angli – atdheun e sporteve motorike.

“Vetura ka dy versione. Njëri është ai rrugor – shpjegon Rosen Daskallov. – Motori është me 450 kuaj fuqi i “General Motors”, kutia e shpejtësisë është manuale me gjashtë marshe e një prodhuesi të mirë evropian. Dizajni, shasia dhe elementet e tjera janë bashkëpunim me partnerët nga Anglia. Versioni tjetër është krijuar për gara. Dhe konkurrohet me marka si “Ferrari”, “McLaren”, “Porsche”, “Lamborzhdini”.

Pse është interesante vetura SIN R1?

Rosen Daskallov“Mua nuk më pëlqejnë veturat të cilat e kanë motorin përpara, janë më të rënda dhe vështirësisht drejtohen. Kjo është karakteristike për BMW. Vetura jonë është e tipit GT dhe nuk peshon përpara. Motori gjendet në qendër dhe aty është dhe kutia e shpejtësisë. Raporti bosht i përparmë-bosht i pasmë është 40:60 për qind, që është gjë e mirë. P.sh. ky raport te marka “Porsche” është 25:75 për qind.”

Emri i veturës vjen nga fjala angleze “sin” që do të thotë mëkat. Sepse puna mbi veturën ka harxhuar shumë kohë dhe krijuesit nuk kanë pasur kohë për familjet e tyre.

Vlladimir Iliev, ish garues automobilistik ka nxitur strategjinë për pjesëmarrjen e veturës në Kampionatin Evropian GT të Federatës Ndërkombëtare Automobilistike. Ky aktivitet mbahet brenda 6 fundjavave në 6 shtete të ndryshme. Taksa vjetore e pjesëmarrjes është 60 mijë euro.

“Kemi dëshirë të madhe që njerëzit ta identifikojnë Bullgarinë jo vetëm me emigrantët, temë shumë të diskutuar në Britaninë e Madhe për sa i përket tregut të punës, ose me karamelet bullgare “Sezoni” të cilat i kishim hapur në stendën automobilistike – thotë Rosen Daskallov. – Njerëzit duhet të dinë se vetura SIN R1 është projekt bullgar.”

Versioni rrugor i veturës SIN R1Rosen Daskallovi bashkëpunon me 25 entuziastë të rinj, të cilët janë gati për ta bindur botën se seritë evropiane GT4 mund të realizohen vetëm nga bullgarët. Kërkohen katër pilotë bullgarë ose të huaj të cilët të marrin pjesë në kampionat.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografitë janë nga arkivi personal i Rosen Daskallovit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maratonistë vrapojnë përgjatë rrugës Kom-Emine në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara

Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..

botuar më 24-10-09 6.10.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov arriti në raundin e katërt të turneut të tenisit në Shangai

Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..

botuar më 24-10-08 1.39.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov përparoi në turneun e tenisit në Shangai

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..

botuar më 24-10-07 11.12.PD