“Njerëzit na dëgjonin jo vetëm që të marrin informacione për zhvillimet e ndryshme, por edhe që të bëjnë lidhje midis tyre. Kishte shumë njerëz që telefononin nga jashtë Shqipërisë për të bërë përshëndetje për prindërit e tyre që ishin në Shqipëri”, kujton znj. Ekaterina Tërpomanova për transmetimet në gjuhën shqipe. Ajo ka punuar në stafin e Redaksisë Shqipe kohë më parë. Znj. Tërpomanova është njëra nga studentet e para të degës së Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes “Sh. Kliment i Ohrit”, të cilat kanë kontribuuar në emisionet në gjuhën shqipe. Po të doni të mësoni përse Ekaterina mendon se radioja është shkolla e vërtetë e shqipes në Bullgari dhe të informoheni për punën në radio pemës syrit të saj, klikoni mbi versionin e plotë të intervistës.
Nxënësit bullgarë kthehen me 4 medalje bronzi dhe një diplomë nderi nga Olimpiada Ndërkombëtare e Fizikës, e cila u mbajt këtë vit në Paris, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Mbi 400 nxënës nga 85 vende morën pjesë në konkursin..
Universiteti Mjekësor – Sofje është universiteti më i mirë në Bullgari, sipas renditjes Best Global Universities të U.S. News & World Report për vitin 2025 - 2026. Me 38.1 pikë, Universiteti i Mjekësisë – Sofje renditet i 1144-ti në botë dhe i..
Tarifat në formën e paguar të arsimit në institucionet e arsimit të lartë nuk do të kalojnë 60% të kostos së jetesës së një studenti me financim shtetëror, vendosi Asambleja Kombëtare, njoftoi gazetarja e BNR-së Violeta Ashikova. Sipas..
Agjencia e Punësimit po aplikon në kuadër të programit "Zhvillimi i Burimeve Njerëzore", pjesë e masës "Unë Zgjedh Bullgarinë". Qëllimi i..
Një marshim i quajtur “Kambana e Paqes” po kalon nëpër Bullgari. Iniciativa vjen nga një shoqatë gjermane me të njëjtin emër. Pjesëmarrësit besojnë fort..
Si çdo vit, të shtunën e dytë të muajit gusht fillon sezoni i gjuetisë për thëllëzën, pëllumbin e egër, turtullin dhe në përgjithësi për speciet..