Gjatë vizitës së tij të parë në Bullgari Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg i dha vlerësim të lartë vendit si aleat i Aleancës. Ndër theksat e bisedimeve të tij në Sofje ishin siguria regjionale dhe energjetike, zbatimi i Planit të veprimit për gatishmërinë e NATO-së, afirmuar në Samitin e Aleancës në Wales gjatë shtatorit të vitit të kaluar, përkrahja e NATO-së për Ukrainën dhe roli i saj në Ballkanin Perëndimor, Afganistan etj.
Stoltenberg falënderoi Bullgarinë për kontributin e saj në veprimtarinë e NATO-së në misionet në Afganistan, Kosovë, Detin e Zi, për stabilizimin e regjionit dhe për mbështetjen për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.
“E gjithë kjo është e rëndësishme dhe tregon qartë, se Bullgaria është anëtar shumë i vlefshëm i Aleancës – deklaroi Jens Stoltenberg pas takimit me presidentin. – Sot para nesh ka sfida të shumta dhe të ndryshme. Në Jug, në Irak dhe Siri ka terror, në Afrikën e Jugut – dhunë. Në Lindje Rusia bëhet gjithnjë e më agresive dhe shkel ligjet ndërkombëtare duke aneksuar Krimenë dhe duke destabilizuar Ukrainën. Vendi juaj ndodhet pranë këtyre dy regjioneve dhe është prekur nga këto sfida. Pikërisht kjo e bën Bullgarinë aleat kyç të NATO-së në Falangën Lindore. Prandaj unë jam këtu dhe vlerësoj lartë mundësinë të marrë informacion të dorës së parë nga Bullgaria për këtë si mund të kapërcehen këto sfida dhe si bashkë mund të mbështesim NATO si aleanca më e fuqishme dhe më e suksesshme ushtarake duke pasur parasysh rreziqet për sigurinë sot.”
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së shpalli, se janë ndërmarrë masa për rritjen e sigurisë në Evropën Juglindore me prani më të madhe në rajon dhe me patrullime me më shumë anije në Detin e Zi me karakter mbrojtës. Së shpejti do të vendosen 6 struktura shumëkombëshe të komandimit dhe menaxhimit të NATO-së në Evropën Lindore, të cilat të planifikojnë zhvillimin e stërvitjeve ushtarake dhe të përmirësojnë koordinimin midis qendrave kombëtare të komandimit dhe strukturave komanduese të Aleancës. Ai sqaroi: “Të gjithë shohim nevojën e pranisë së rritur të NATO-së në Bullgari dhe në vendet e tjera të EJL. Kjo supozon më shumë forca ushtarake në vend mbi bazën e parimit të rotacionit për pjesëmarrje në stërvitje dhe manovra, më shumë luftanije. Kjo çon në rritje të pranisë ushtarake të NATO-së në Falangën Lindore, por është pjesë e mbrojtjes sonë kolektive. Do të vazhdojmë këtë zhvillim që të kemi kontingjente ushtarake me gatishmëri të lartë, që dislokohen shumë shpejtë. Do të vendosim dhe njësi komanduese-kontrolluese në tre republikat baltike, Poloni, Rumani dhe Bullgari me personel të Ushtrisë Bullgare dhe kontingjentit shumëkëmbësh të NATO-së. Kjo do të jetë një njësi lidhëse midis forcave të armatosura të Bullgarisë dhe forcave të NATO-së. Jemi të gatshëm të ndërmarrim masat e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët tanë kundër çdo lloj kërcënimi.”
Vizita e parë e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të NATO-së në Bullgari është shenje e qartë për angazhimin e Aleancës për garantimin e sigurisë së vendeve anëtare, vuri në dukje nga ana e tij Presidenti i Bullgarisë.
“Bullgaria shpreson në ndihmën e partnerëve në NATO për riarmatosjen dhe modernizimin teknologjik të forcave të saj të armatosura – theksoi Presidenti Rosen Plevneliev. – Siç duket, vendi ynë duhet të pakësojë vartësinë e tij prej një furnizuesi të armëve. Arritja e përputhshmërisë operative të Ushtrisë Bullgare me ushtritë e aleatëve në NATO është kusht i detyrueshëm për zbatimin e misioneve të përbashkëta. Ky është prioritet për parlamentin, qeverinë dhe institucionin e presidencës” – vuri në dukje Udhëheqësi i Shtetit. Ai shtoi gjithashtu, se me Stoltenberg kanë qëndrim të përbashkët, se shkelja e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës janë kërcenim për paqen dhe stabilitetin dhe deklaroi mbështetjen e Bullgarisë kundër terrorizimit dhe “Shtetit Islamik.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..