Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Oskarët bullgarë për shpikës

Foto: www.bpo.bg

Për herë të tretë të radhës Enti i patentëve dorëzoi çmimet “Shpikës i vitit” dhe “Firma inovative” për vitin 2014.” “Nga 250 deri në 330  kërkesa çdo vit paraqiten për patenta, por mëzi rreth 40% prej tyre janë mjaft inovative, që të konfirmohen si shpikje” – tha për Radio Bullgarinë prof. Kamen Veselinov, Kryetar i Entit të patentave. Është fakt kureshtar, se në qoftë se nëpër botë autorë të inovacioneve janë kryesisht kompanitë, tek ne janë personat fizikë. Çfarë i detyrohet kjo?

“Ekonomia jonë nuk punën aq mirë, siç duhet – thotë prof. Veselinov. – Ekonomia vepruese gjeneron shpikje. Një shembull, vetëm firma “Simens” deklaron para Entit evropian të patentave rreth 2000 patentë për vit. Në vendin tonë nuk ka firma, të cilat në mënyrë intensive  të prodhojnë novitete dhe të deklarojnë patentë. Kështu qe mbeten kryesisht entuziastët si personat fizikë, të cilët në shtëpi ose në ndonjë organizatë shkencore arrijnë të krijojnë diçka.”

Sipas traditës nominimet janë në tri kategori: kimi dhe bioteknologji, elektroteknikë dhe elektronikë, ndërtimi i makinave dhe ndërtim. Në kategorinë e parë dallimin “Shpikës i vitit” e fituan prof. Vlladko Panajotov dhe Marinella Panajotova për përpunimin e metodës për pastrimin e gazeve të përdorura nga emisionet e dëmshme. Zbulimi i tyre do të ndihmojë për zgjidhjen e problemit me ndotjet jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë, është i bindur prof. Panajotov. Ai shpjegon, se aktualisht zbatohet strategjia për kapjen e emisioneve të dëmshme, kondensimin  dhe futjen e tyre nën dhe. “Kjo do të  krijojë probleme të reja të ardhshme”, është kategorik shkencëtari. Cilat janë përparësitë e shpikjes bullgare?

“Kjo është likuidimi i  emisioneve që në procesin e përfitimit të tyre – shpjegon prof. Panajotov.- Nëse prodhoni energji elektrike nga qymyrgurë me cilësi të ulët, me emisione të larta, nuk do të jetë e nevojshme  të kapen emisionet e  veçanta dhe  të futen  nën dhe, por me anën e përdorimit të metodave të nano-teknlogjive, të kimisë së kuanteve, fizikës, ato neutralizohen që në momentin e prodhimit. Dyoksidi i karbonit shndërrohet në përzierje të patretshme dhe të padëmshme.  Dyoksidi i squfurit, oksidet azotike gjithashtu, ndërsa grimcat e ngurta kapen veçmas.”

Shpikja mund të përdoret gjithashtu edhe për pastrimin e gazeve, që lëshohen nga automjetet, aeroplanëve dhe anijeve. Prof. Panajotov  ka ambiciet të luftojë për patentë numër 1 në konkursin për shpikës evropianë, i cili do të mbahet në qershor në Paris. Në kohë të afërtë ka ndërmend të parashtrojë propozim drejtuar komisionarëve evropianë për mjedisin dhe energjetikën për formimin e një kolektivi ndërkombëtar, i cili të krijojë në bazën e shpikjes së tij zgjidhje reale teknologjike për industrinë në Evropë.

Në kategorinë “Elektroteknikë dhe elektronikë” dallimi u ishte dhënë akad. Çavdar Rumeninit dhe prof. Sija LLozanovës  për krijimin e senzorëve të rinj të cilët nuk kanë analog dhe janë një hap i rëndësishëm në mikroelektronikën. Për zbatimin e tyre në sfera të ndryshme, shpjegon akad. Rumenin.

“Këto janë struktura të vogla mikroelektronike, të cilët në shkallë të madhe të saktësisë transformojnë fushën magnetike në sinjal elektrik që të mund të matet. E gjithë kjo gjen aplikim në aparatet tomografike, në matjen e fushës gjeomagnetike, në kërkimin e mineraleve, në parashikimin e shpërthimit të vullkaneve. Kur ka erupsion bëhet anomali në fushën magnetike të tokës, ndërsa senzorët tanë janë aq të ndjeshëm, se janë në gjendje të regjistrojnë ndryshimet në fushën magnetike të tokës. Gjejnë aplikim edhe në veprimtarinë kundërterroriste. Senzorët kanë  ndjeshmërinë e nevojshme dhe selektivitetin që nga distanca të regjistrojnë  objekte metalike atje, ku më pak mund të priten. Robotë të pajisur me senzorët, mund të parandalojnë akte të tilla të përgjakshme siç ishin kryer kohën e fundit në Francë.”

Firma nga Franca, Gjermania dhe Italia tashmë kanë shfaqur interes ndaj përpunimeve të shkencëtarëve bullgarë. “Shpresoj me kontrata të ardhshme të partneritetit të realizojmë prodhimin në seri të senzorëve tanë” – përfundon akad. Rumenin.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD