Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëpër gjurmët e origjinës së panjohur

Foto: arkiv

Të hiqet sekreti i adoptimit! Këtë kërkesë e mbështetin afro 1500 veta, të cilët deri tashti nënshkruan një peticion, që përhapet nëpërmjet rrjetit internet. Mirëpo kjo shifër nuk është e saktë, sepse më shumë janë njerëzit, që janë të privuar nga e drejta të dinë origjinën e tyre dhe rrënjët biologjike. Sipas legjislacionit në fuqi adoptuari vështirë gjen qasje te informacioni. Kjo mund të ndodhë vetëm me leje të gjyqit, por për këtë qëllim duhet të ekzistojnë “rrethana të rëndësishme”, të cilët imponojnë zbulimin e sekretit të adoptimit. “Është minimal numri с njerëzve kërkesa e të cilëve është e plotësuar. I adoptuari duhet të jetë i sëmurë, të nevojitet transplantim ose ndonjë gjë tjetër, që të hapin dosjen e adoptimit”, tregon Svetllana. Vet ajo ka paraqitur një kërkesë dhe tashmë 9 muaj pret, që gjyqi të caktojë seancën. Mirëpo, pse është me aq rëndësi, që njeriu të di origjinën?

“Dëshirojmë të kemi të qartë, a kemi ndonjë sëmundje trashëguese. Ato janë të drejta elementare njerëzore. Krahas kësaj kemi frikë që të mos kemi lidhje gjaku. Nuk dimë as ne, as fëmijët tanë kush do të takojmë. Bota është e vogël” – shpjegon Svetllana.

Avokati i popullit Konstantin Pençev përkrahu kërkesën për heqjen e sekretit të adoptimit. Ai i drejtoi rekomandime Kuvendit Popullor për ndryshimin e ligjit. Mirëpo, tani për tani, kjo mbetet “një zë në shkretëtirë”. Cila është situata në vendet e tjera evropiane?

“Shumica e shteteve evropiane pas moshës 18 vjeçare sigurojnë qasje me dokumentet e origjinës – tregon Svetllana. – Në këtë drejtim një shembull i mirë është Rumania, me të cilën konkurrohemi. Aty ka një ligj për adoptimin, sipas të cilit prindërit me ndihmën e specialistëve janë të detyruar të informojnë fëmijët se janë të adoptuar. Kjo është vetëm një nga kërkesat tona. Nuk duhet të ketë sekrete. Në Rumani të adoptuarit kur mbushin 18 vjet fitojnë të drejtën e qasjes së plotë me informacionin. Institucioni përkatës i autorizuar është i detyruar të prezantojë. Ka mënyra, që ligji të hartohet ashtu, që të jetë në mbrojtje të të gjitha palëve – të të adoptuarve, të prindërve adoptues dhe të afërmve biologjikë.”

Për shkak të pengesave të shumta ligjore pjesa dërmuese e njerëzve si detektivë nisin nëpër gjurmët e pakta nga e kaluara, që të zbulojnë origjinën. Para më se dy vitesh tre veta, ndër të cilët edhe Svetllana, në Facebook krijuan faqen “Po kërkohemi”. Tashmë pasardhësit e kësaj nisme janë afro 14 mijë veta. U krijua edhe një sajt special www.tursimse.com, në të cilin ka më se 2000 histori të njerëzve, që kërkojnë të afërmit e tyre biologjikë.

“Njerëzit na shkruajnë me shpresë dhe na japin informacion për veten – tregon Svetllana. – Në se ndonjë i adoptuari kërkon ndihmën tonë, ai prezanton të dhënat rreth lindjes – datën e lindjes, vendin e lindjes, emrin. Ngandonjëherë njerëzit japin edhe fotografi personale, me shpresën të gjejnë ndonjë tipar të përbashkët me njeriun që kërkojnë. Mbi bazë të kësaj bëjmë një njoftim, të cilin e botojmë në faqen e Facebookut dhe në faqen e sajtit “Po kërkohemi”. Shpresojmë, se sa më shumë veta të lexojnë dhe të këmbejnë informacionin, kështu që ai të arrijë te më shumë njerëz. Shpresojmë, në këtë mënyrë të zbulojmë ndonjëri, i cili di diçka. Në fillim nuk kishte reagime. Mirëpo, vitin e fundit shumë të adoptuar zbuluan prindërit e tyre. Gëzohemi, sepse kjo realizohet me ndihmën e njerëzve, që reagojnë dhe interesohen për rezultatin e kërkimit tonë.”

Për fat të keq nuk janë shumë njerëzit, kërkimi i të cilëve kurorëzohet me sukses. Dhe shkak për këtë është informacioni i kufizuar. Përveç të adoptuarve dhe nënave biologjike, në rolin e detektivëve hyjnë edhe vëllezër dhe motra, kur zbulojnë se nëna e tyre ka lënë fëmijë për adoptim. Mirëpo, në këtë nismë më aktiv janë të adoptuarit. “Jemi të bindur, se ka qindra nëna, të cilat interesohen për botimet tona. Mirëpo, për shkak të paragjykimeve, të cilët në të kaluarën ishin shkak të lënë fëmijët, dhe për shkak të frikës, se nuk e kanë rrëfyer këtë me familjen e re, gjithçka mbetet në sekret”, komenton Svetllana.

Vaska Bratanova është prej atyre njerëzve, për të cilët historia ka një përfundim fatbardhë. Para disa vitesh zbulon rastësisht, se është fëmijë e adoptuar. “Isha në spital për të mbajtur fëmijën time të parë. Ishte e domosdoshme të më derdhin gjak. Kështu zbulova se grupi im i gjakut nuk iu përgjigjet grupeve të prindërve”, rrëfen ajo dhe pranon, se kjo ishte një goditje e rëndë për të:

“Përjetimi vështirë mund të përshkruhet. Sikur zhytesh në një greminë dhe nuk di çfarë ndodh me ty. Ndodh, që njerëzit të cilët kujdesen për ty që nga foshnjëria, që bëjnë gjithçka për ty, nuk janë prindërit tënd biologjikë. Atëherë fillosh t’i bësh vetes pyetje dhe të kërkosh.”

Muajin janar të vitit të kaluar Vaska vendosi të përfshihet në faqen “Po kërkohemi”. “Nuk dija çfarë të bëj, nga ku të filloj, isha aq e pa orientuar”, kujton ajo. Bëri lutje në gjyq, por nga atje i refuzuan. Kështu pas një hetimi pesë mujor me ndihmën e Facebookut ajo gjeti prindërit e saj biologjikë. Zbuloi, se nëna e saj vdiq në vitin 2005, por se ka një vëlla më të madh dhe një motër më të vogël. Ajo filloi t’i kërkojë në rrjetin social. “Kur i shkrova motrës, ajo u frikësua dhe mendonte se jam e çmendur. Por pas tronditjes së parë u gëzua dhe më tha, se gjithnjë ka jetuar me dëshirën të ketë një motër më të madhe”, tregon Vaska. Tani të tre ata mbajnë lidhje të përhershme në telefon dhe internet, ndërsa festat mblidhen së bashku.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD