Një libër i argumentuar mirë, i shkruar me frymëzim – “Zhorzh Papazov si shkrimtar. Verbalizmi i surrealizmit”, u prezantua në Muzeun Kombëtar të Artit Figurativ Bullgar. Autor i tij është profesoresha Rumjana Stançeva, një studiuese e njohur e letërsisë krahasuese evropiane dhe ballkanike. Vite me radhë ajo kërkonte dhe studionte të dhëna për rrugën jetike dhe krijuese, dhe për trashëgiminë e piktorit Zhorzh Papazov. Duke shfletuar katalogun e Bibliotekës Kombëtare Franceze zbuloi gjashtë libra të tij në gjuhën franceze. Papazovi ka edhe një libër në gjuhën bullgare – “Paris. Krijimtaria dhe fati i piktorëve të mëdhenj”. Zhorzh Papazovi lindi në qytetin e Bullgarisë Jugore Jamboll. Ai studionte në Pragë dhe në Mënik, pas kësaj punonte në Vjenë dhe në Berlin. Më në fund u vendos në Paris.
Gjatë jetës ka rregulluar ekspozita në Paris dhe në shumë qytete evropiane si edhe në SHBA-në. Në një intervistë për Radio Bullgarinë kritiku Mitko Novkov tregon:
“Ky është një nga bullgarët e mëdhenj, por pak të njohur. Në të njëjtën kohë ai është edhe një piktor francez. Papazovi është ndër themeluesit e surrealizmit, megjithëqë kurrë nuk u bë pjesë e kësaj lëvizjeje në fushën e artit. Kjo për shkak, se ai posedonte një individualizëm të fortë prej bullgari. Atij nuk i pëlqenin aktivitetet kolektive. Ka kohë, që ai nuk është i prezantuar para publikut bullgar. Emri i Zhorzh Papazovit dihet në Bullgari. Dhe kjo më tepër nga monografia e kritikut të artit Kirill Krëstev. Tani është shumë mirë, se Rumjana Stançeva prezantoi këtë libër i kushtuar këtij krijuese pak të njohur bullgarë. Ekspozitë të tij prej kohe nuk është e rregulluar në Bullgari.”
Ekspozita e parë me vete e Zhorzh Papazovit tek ne u organizua në Sofje në vitin 1919. Në mesin e viteve 30-të të shekullit të kaluar ai u kthye në Bullgari, ku qëndroi në vazhdim të dy viteve. Ai u përpoq të prezantojë artin e vet, por nuk kishte mjaftë përkrahës. Intelektualët e njohur Sirak Skitnik dhe Semeon Radev shkruan për të, por ishte fakt, se publiku bullgar nuk tregoi interes të madh ndaj krijimtarisë së tij:
“Në fakt ai bënte një art, i cili dallohej shumë prej atij që vlerësohej gjerësisht – rrëfen Mitko Novkovi. – Te ai ekzistonte një figuracion, që dallohej nga ai konvencional. Zbulohen gërshetime të çuditshme të ngjyrave, figurave e kështu me radhë. Ishte fakt, se ai evitonte realizmin. Në këtë periudhë Papazovi shkroi një libër bullgar iu kushtuar piktorëve francezë. Më të ai deshi të arsyetoi mënyrën e vizatimit. Është tepër interesante, se si shkrimtar ai ishte më tepër realist – si në romanët, ashtu edhe në kujtimet. Ai la pas tij shumë kujtime për miqtë e tij: Zhull Paskin, i cili gjithashtu lindi në Bullgari, Andre Deren – një piktor i madh francez e shumë krijues të tjerë. Dhe në se si piktor Papazovi ishte surrealist, si shkrimtar ai ishte realist kritik.”
Për dy nga librat e piktorit – romani i shkurtër “Prifti Vasill” dhe romani “Vëllezërit Drenovi” dihet se në thelbin e tyre është historia e familjes së tij. libri “Paskin!... Paskin!... Unë jam këtu!...” është me memoare. Miqësisë së tij të madhe me krijuesin francez Andre Deren, ai i kushtoi dy libra të tjera me kujtime. Libri i fundit i krijuesit Zhorzh Papazov “Nëpër gjurmët e piktorit” përbën autobiografinë e tij. Kjo vepër doli nga shtypi vetëm një vit para vdekjes së tij.
“Librat e Zhorzh Papazovit të shkruara në frëngjisht nuk i kemi në Bullgari. Përjashtim bën vetëm “Prifti Vasill”, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare – tregon Mitko Novkovi. – Ato libra nuk janë të përkthyera. Edhe të mos u përgjigjen ata libra të gjitha kritereve tona, ata duhet të përkthehen, sepse ata do të na japin një përfytyrim më të qartë për këtë bullgar me famë botërore.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pikturat e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve i fotografoi Veneta Pavllova
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..