Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kështjella e rimëkëmbur afër fshatit Mezek është një prej atraksioneve më tërheqëse turistike

БНР Новини

Afër fshatit Mezek, rreth 6 km në jugperëndim të Svilengradit dhe vetëm 1 km larg kufirit grek, ngrihet një kështjellë e mesjetës bullgare. Ajo është ndërtuar në fund të shekullit të XI dhe në fillim të shekullit të XII, ndoshta gjatë udhëheqjes së perandorit bizantin Aleksej I Komnin. Ajo ka qenë kufi i jashtëm i Bizantit. Sot monumenti arkeologjik tërheq shumë vizitues, të cilët dëshirojnë të mësojnë më shumë për historinë bullgare.

СнимкаMuret e kështjellës janë ndërtuar prej gurësh të ngjitur me horasan, të zbukuruar me tri shtresa prej tullash në anën e jashtme. Hyrja është te muri perëndimor. Muri jugor ka qenë më i rrezikuar nga sulmet e armiqve, prandaj është i thellë deri më 2.60 metra dhe ka pesë kulla mbrojtëse. Deri në fillim të shekullit të XX-të kështjella ishte ruajtur shumë mirë, por afër vitit 1900 u dëmtua seriozisht, sepse nga ajo ishin marrë gurë për ndërtimin e kazermave në qytetin fqinj Svilengrad. Në gjendjen më të keqe është muri verior i kështjellës. Muri është në nivelin e terrenit të murit të jashtëm. Sot kështjella e vjetër afër fshatit Mezek është shpallur monument arkeologjik i kulturës me rëndësi kombëtare, kurse në vitin 2009 u përfshi në listën e 100 objekteve turistike kombëtare të Bullgarisë. Rryma e turistëve vazhdimisht rritet pas restaurimit të saj në vitin 2013.

Sipas projektit të bashkisë së Svilengardit buzë murit të gurtë është rikrijuar një vendbanim i lashtë bizantin. Janë paraqitur tendat e mbretërve, kalorësit, qelitë e të burgosurve. Gjatë ditëve të festave jeta afër kështjellës ringjallet, në saje të disa amatorëve nga klubi folklorik i fshatit Mezek.

“Më shumë turistë ka verën, përfshi këtu dhe shumë të huaj – amerikanë, rusë, anglezë etj. – tregon Hube Skerlev, ciceroni i kompleksit arkeologjik. – Kështjella është bizantine dhe është ndërtuar me qëllim mbrojtjen e trojeve midis lumenjve Arda dhe Marica. Nga atje vjen edhe emri i vendbanimit të afërt Mezek, i cili në greqisht do të thotë “cak”, sepse ndodhet midis dy lumenjve, midis dy kufijve. Tërë lugina e Maricës e gjer te majat e para të malit Sakar, gjithçka shihet nga kështjella. Në të kaluarën kjo ka qenë një pajisje shumë e rëndësishme. Sipërfaqja e saj është pothuaj 7 dynymë, me 9 kulla dhe mure të trasha prej guri. Në fakt ajo ka qenë e pasulmueshme. Në qoftë se përfytyrojmë se ndodhemi në këmbët e kështjellës dhe lëvizim drejt hyrjes së saj, do të ishim nën goditjet e ushtarëve. Kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën e largët. Duke lëvizur drejt hyrjes së kështjellës ushtarët armiqësorë ishin sulmuar dhe shumica e tyre vdisnin që para se ta arrinin hyrjen e kalasë. Vetë vendbanimi ndodhej para mureve, i rrethuar me një mur më të vogël. Në raste rreziku njerëzit janë fshehur në kështjellë, që të mbrohen. Më vonë fshati ndryshoi vendin e vet anas kështjellës. Meqenëse aty ka pasur vetëm garnizone ushtarake, arkeologët nuk kanë gjetur gjurmë prej banesash, ose kishash, megjithë supozimet e bëra. Mirëpo, prapa mureve të kalasë janë gjetur mbeturina prej shtizash, shigjetash, potkonjsh, monedha tatare prej bronzi nga shekulli i XII-XIII, qeramikë mesjetare etj., mbeturina të cilat na japin një përfytyrim të mirë për mënyrën e jetesës së garnizoneve të atëhershëm. Kështjella afër Mezekut ka funksionuar që deri në shekullin e XIV-të, deri në sulmin osman dhe kurrë deri atëherë nuk është sunduar.

Kur turqit osmanë sulmuan trojet tona, ata dispononin ushtri të mëdha, artileri dhe tashmë e përdornin barutin në armët e tyre. Ata e sunduan kështjellën dhe mbetën në të për një kohë të veçantë. Më vonë kështjella u shkatërrua, që të ndërtohen me materialin e saj ndërtimor kazermat turke.  Gjatë disa viteve të fundit u bë vërtetë shumë për restaurimin e saj dhe ajo tashmë mund të vizitohet nga çdo një turist, i cili do që të zhytet në të kaluarën e saj shumëshekullore.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi:wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Çiprovos – vend për lutje dhe shërim shpirtëror

Si çdo vit më 19 tetor shënohet festa në një mënyrë të re. Mbi urnën në kambanerinë Kullata përurohet një kishë e vogël e re, ku pas kohe do të transportohen eshtrat e kryengritësve të vrarë në kryengritjen e Çiprovos gjatë vitit 1688. Me këtë festa..

botuar më 15-10-19 12.50.MD

Shkëlqimi dhe rënia e qytetit legjendar Kabile

Supozohet, se qyteti i lashtë legjendar Kabile mban emrin e hyjnisë trake nënë Kibella, pamja e së cilës është e rikrijuar mbi reliefin e shenjtores shkëmbore “Zajçi Vrëh”. Pikërisht në rrezet e këtij observatori i lashtë astronomik formohet një nga..

botuar më 15-09-27 9.45.PD

Prej majës Snezhanka mali Rodopa shihet gati si në pëllëmbë të dorës

Një majë e malit Rodopa mban emrin e Borëbardhës nga përralla e njohur. Në bullgarisht heroina quhet Snezhanka. Emri është i tillë për shkak të veshjes së akullt e të shkëlqyeshëm, që ajo e mban gjatë pjesës më të madhe të vitit. Këtu dimri zgjat nga..

botuar më 15-09-21 2.35.MD