Kolektivi i tamburave është i vetmi i këtij lloji në Sofje. Udhëheqës i tij është Hristina Naçeva-Petrova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë ajo tha: “Grupi është krijuar në vitin 2007 pranë Vatrës së kulturës “Shën Gjergji Fitimtar” në Sofje. Ka kolektiv origjinal instrumental, që tingëllon në mënyrë autentike dhe përfshin tambura dhe tarambukë, si dhe grup vokal dhe solistë. Unë luaj në tambura dhe udhëheq kolektivin. Deri sa isha studente në Akademinë e artit muzikor dhe valltar në Plovdiv ëndërroja të krijoja një formacion të tillë. Së pari isha në ansamblin “Goce Dellçev” – fillova si interpretuese, koncertmjeshtre, udhëheqëse e orkestrës dhe gradualisht vendosa të krijojë grup të vet. Kur hyra për herë të parë në sallën e Vatrës së kulturës ku bënim provat pashë në mur një ikonë të madhe të Shën Gjergjit Fitimtar. Me pëlqeu shumë dhe vendosëm që grupi ynë të marrë emrin e tij. Bashkë zgjedhim repertorin, ku ka këngë nga krahinat e ndryshme folklorike të vendit: të Bullgarisë Jugperëndimore, Pirinit, Trakisë, të Rodopeve. Secili i interpreton më mirë meloditë prej krahinës së vet, prandaj shumica janë nga rajoni i Pirinit, ndërsa tamburatë e formojnë pamjen e kolektivit tonë. Këngëtarët dhe instrumentistët e “Gergjovdenit” kanë profesione të tjera, në mbrëmje vijnë për prova dhe çlodhen nga dita e punës. Kalojmë shumë mirë, festojmë ditëlindjet dhe ditët e emrit të të gjithëve, por edhe punojmë shumë. Me gjithë se çdo kush prej nesh ka angazhime të tjera, në kolektivin tonë ka shumë muzikantë me përvojë – që kanë punuar në grupe të tjera dhe kanë marrë pjesë në koncerte të ndryshme, incizime dhe turne.”
“Unë jam nga krahina e Dobruxhës, jam rritur ë qytetin Dobriç – thotë Aleksandra. – Tani po njihem me repertorin e kolektivit, për mua janë të reja këngët e krahinës së Pirinit dhe të Bullgarisë Jugperëndimore. Të gjithë më ndihmojnë, ndërsa unë u prezantojë meloditë e Dorbuxhës. Fillova të këndoja në Studion vokale “Vesellina”, pas kësaj isha në Ansamblin valltar “Dobrotica”, tani jam në “Gergjovden” dhe jam shumë e lumtur. Dashuria ndaj folklorit bullgar ia dedikoi gjyshit tim – ai ishte muzikant, i binte fizarmonikës, ishte dhe koreograf. Që nga mosha 4 vjeçare shkoja me të në koncerte dhe prova, kështu erdhi edhe tek unë pasioni ndaj këngëve dhe valleve popullore.”
Koncerti i parë i grupit folklorik “Gergjovden” i cili do të jetë me pjesëmarrjen e Aleksandra Aleksandrovës është me 9 mars në galerinë “Misioni” në godinën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Sofje. Kolektivi po përgatitet për pjesëmarrje edhe në Tubimin e njohur folklorik “Koprivshtica” gjatë vitit 2015, si edhe për Festivalin folklorik në Bansko.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: arkiv personal
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..