Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria hedh sipërfaqe të paregjistruara në hartën botërore

БНР Новини

Këto ditë në Bullgari u kthye ekspedita e 23-të antarktike, i kryesuar nga shkencëtari, studiues i polit dhe kryetar i Institutit Bullgar Antarktik profesor Hristo Pimpirev. Kësaj here në ekspeditë kishte një grup alpinistësh me përvojë – Nikollaj Petkov, Dojçin Bojanov dhe Aleksandër Shopov. Ata nisën për ishullin Livingstën që të ngjitin majat e malit Tangra, mal ky i cili ngre shtat në afërsi të bazës studiuese bullgare “Shën Klimenti i Ohrid”. Krahas kësaj ata kishin për detyrë të bëjnë edhe matje gjeodezike.

СнимкаPër punën e kryer nga alpinistët, profesori Pimpirev tregon: “Duhej të ngjiteshin disa maja të pa arritura deri atëherë të malit bullgar Tangra, i cili është i vetmi mal bullgar jashtë territorit të vendit. Projekti u realizua me sukses. Megjithë kushtet e rënda klimatike për herë të parë u ngjitën disa maje dhe u bënë disa matje me aparaturë speciale GPS, e cila u sigurua nga Dikasteri Topografik i Ushtrisë Bullgare. Kështu ato maja do të hidhen mbi hartën e botës me lartësitë e tyre të sakta.”

СнимкаAlpinisti Nikollaj Petkov, i cili dy herë e ngjiti majën Everest, tregoi, se atë, që e tërhoqi të përfshihet në këtë ekspeditë ishte mundësia, që bullgarë të jenë jo vetëm autorë të toponimisë së vargmalit 30 kilometrash Tangra, por edhe studiues të majave më të rëndësishme.

“Për mua sfida përqendrohej në ngjitjen e Majës së Madhe Gjilpërore – tregon Nikollaj Petkovi. – Më bëri përshtypje, se pikërisht kjo ishte një nga majat e para e zbuluara në ishullin Livingstën që në shekullin e XVIII-të nga lundruesit, të cilët i emëruan. Emri nuk ishte i zgjedhur rastësisht. Maja e Madhe Gjilpërore përbën një piramidë prej akulli dhe dëbore, që papritmas ngrihet në det dhe tërheq vëmendjen. Kishim kësmet, se disa shekuj pas zbulimit të majës, asnjeri nuk kishte guximin ta ngjitë atë. Dhe ky ishte një qëllim interesant për ne.”

СнимкаNgjitja e Majës së Madhe Gjilpërore u bë fakt më 8 janar të vitit 2015. Kjo majë, lartësia e së cilës është 1679 metra, është vetëm nja 10 – 20 centimetra më e ulët, se sa maja më e lartë e ishullit – Frizlend. Gjatë ekspeditës edhe dy maja të tjera – Pllana dhe Sofja – për herë të parë u shkelën nga këmba njerëzore. Të shumta ishin sfidat në rrugën e alpinistëve bullgarë – akullnaja, vrima, kërpudha akullore, por peripecia më e madhe ishte moti i keq. Për ngjitjen e njërës prej majave më të bukura – Ljaskovec, alpinisti Dojçin Bojanov tregon:

Снимка“Kjo majë akullnajore më bëri përshtypje me krijesat e formuara nga klima e lagët oqeanike, temperaturat e ulëta dhe uraganet, fenomene këto që janë karakteristike për ishullin. Sipas shkencëtarëve, ky rajon i planetit është me klimën më të keqe dhe tani edhe unë mendoj, se kjo është ashtu. Gjatë 30 ditëve, që qëndruam në ishull, patëm vetëm një pasdite me mot të mirë. Atëherë e ngjitëm kreshmën kryesore të malit, pasi me përpjekje të shumta dhe kurajë, arritëm të përballojmë vranësinë e dendur që arrinte deri në një lartësi prej 1300 metrash. Mbi të moti ishte diellor dhe qielli ishte i çiltër.”

“Sikur dolëm nga skëterra dhe hymë në një përrallë fantastike duke parë mrekullinë e shkëlqimit të perëndimit”, tregon përshtypjet e tij Nikollaj Petkovi. Alpinistët mendojnë, se rol i madh për suksesin e misionit të tyre luajti meteorologu i ekspeditës spanjolle në ishull – Fausto. Ai pa u ndërpre i informonte për motin. Bojanov dhe Petkov janë të çuditur, se në shekullin e XXI-rë, megjithë mundësitë për fotografim të hartës së Antarktidës nga sateliti, akoma ka territore të paregjistruara në këtë kontinent. Edhe vija bregdetare e ishullit Livingstën nuk është e vizatuar saktë.

Снимка“Ky është kontinenti i fundit, i cili nuk është studiuar. Bullgaria disponon një bazë të vet polare aty. Dhe detyra jonë është, të bëjmë një hartë të hollësishme të këtij ishulli dhe të hedhim në hartën botërore sipërfaqet e paregjistruara të Antarktidës”, është i bindur profesori Pimpirev. Ky shkencëtar i etshëm polar me buxhetin e vogël nga 175 mijë euro, me kombinime të pabesueshme arrin që çdo vit të organizojë ekspedita të suksesshme bullgare deri në këtë kontinent të akullt.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD