Ekipi i “Familjes Fortisimo” i ka vënë vetes si detyrë ta bëjnë takimin e fëmijës me muzikën klasike të këndshme dhe kureshtare. Çdo muaj salla “Bëllgaria” në kryqet mbushet me spektatorë të rinj, sepse atje jepen programe në formën e shfaqjes teatrale. Interesi ndaj tyre bëhet gjithnjë më i madh. E vërteton stina e trete e iniciativës. Krijues i “Familjes Fortisimo” është dirigjenti Maksim Eshkenazi, i cili jeton dhe punon në SHBA. Ai transferon përvojën e vet në programet edukuese me muzikë klasike në Bullgari dhe kështu projekti startoi.
Në ekip bën pjesë dhe Aleksandër Çobanov, shkrimtar dhe skenarist i joshur nga muzika dhe idetë e projektit. Në një intervistë për Radio Bullgarinë ai tregon: “Gradualisht përrallat tona u transformuan në spektakle. Gjithçka fillon me muzikën. Maksim Eshkenazi dhe Svetllana Terzieva (drejtore muzikore e projektit) po përgatitin veprat, pas kësaj unë vendos çfarë të jetë historia. Aktorët e shfaqjeve tona bëjnë lidhjen midis përrallës dhe muzikës. Me pëlqen që idetë të lindin gjatë procesit të punës – kur të gjithë jemi në të njëjtën gjatësi vale finali është i mire. Pas përrallave për instrumentet e ndryshme muzikore stinën e kaluar përfunduam me një tregim për orkestrën simfonike dhe dirigjentin, tani kemi propozime të reja. I njohim fëmijët me kompozitorë ose me periudha muzikore.”
“Koncertet për adoleshentët më pëlqejnë shumë. I pari që realizova ishte për “Love story” – vazhdon Aleksandër Çobanov. Ai është mbi “Romeo dhe Xhulia” të Shekspirit. Mbështetem mbi njohuritë e nxënësve të orëve të letërsisë. Muzika në këto spektakle është më popullore, ndërsa në tekst vëmë theksin mbi tema serioze si dashuria urrejtja, hakmarrja. “Historia kalorësish” është krijuar mbi romanin “Don Kishot” të Servantesit, ndërsa “Hëna e plotë” – mbi pjesët e Sirano de Berzherak. Sipas fjalëve të Maksim Eshkenazit, ne jemi pionierë në këto programe jo vetëm në Bullgari. Adoleshentët nuk janë auditor i lehtë, ata janë të orientuar tek reality formatet. Përfitojmë nga ky fakt duke përfshirë në koncertet emra të njohur si Mihaella Fileva, Angel Kovaçev nga dueti “Angel dhe Mojsej” etj. Pas ardhjes, kuptojnë, se muzika klasike nuk është aq e frikshme. Projekti ynë miltimediatik është në bazën e serisë së përpunuar nga kritiku i njohur amerikan Joseph Horowitz ( Xhouzef Horoviz), i cili eksperimenton me formate të reja për auditorin. Gjatë vitit të kaluar publiku pati mundësi të shohë “Dvorzhak në Amerikë”, ndërsa tani po përgatitim për skenë “Çajkovski: fëmijë prej qelqi” , kushtuar ditëve të fundit të kompozitorit.
Më 7 dhe 8 shkurt “Familja Fortisimo” prezantoi programin e saj të dashur “Përralla për perkusionet” me pjesëmarrjen e ansamblit “Noble Drummers”. Në të ekzekuton Aleksandër Cvetkov, i cili tregon: “Koncertet kalojnë me interes të madh. Fëmijët janë kureshtarë, disa janë të përgatitur paraprakisht dhe dinë për familjen e instrumenteve me goditje. Në koncertin tonë të fundit partner ynë ishte Adriana Nikollova – me nofkën Peçenkata, e cila është “beatboxer”, do më thënë imiton instrumentet muzikore. Vendosim dialog me të dhe provokohemi reciprokisht dhe dëshirojmë që improvizimi të krijojë emocione suplementare tek fëmijët. Skenari është përqendruar mbi kontinentin afrikan, prandaj përdorim përveç instrumenteve tradicionale me goditje dhe disa tipike për të si amadinda – perkusion nga Uganda.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: “Familja Fortisimo”
Ju prezantojmë Kuartetin “Bellkanto”, në të cilin bëjnë pjesë këngëtarët Teodor Baturov, Tonço Tonçev, Svetozar Hristov dhe Valentin Galjov. Ata u njohën para dhjetë vitesh si pjesëmarrës individualë në një format televiziv muzikor, ku kuptuan se kanë..
Maria Ilieva befasoi me një tjetër këngë verore me ritëm të freskët dhe tekst të fuqishëm. Pasi më herët këtë vit na bëri thirrje të zgjedhim gjithmonë veten dhe t’u japim liri ndjenjave tona, tani diva e popit u drejtohet grave superheronj...
Bobi Ivançev, të cilin e njohim edhe si pjesë të duetit "Avenue", vazhdon të ndjekë rrugën e tij të pavarur muzikore. Kënga e tij e re origjinale "I Pastruar" është e ndryshme nga ajo që kemi dëgjuar deri më tani për muzikën e tij - ai vetë..
Kompozitori, dirigjenti dhe pedagogu i shquar Aleksandër Josifov lë pas një krijimtari të jashtëzakonshme për nga vëllimi dhe larmia zhanrore. Janë me..
Varna po pret edicionin e 12-të të Festivalit RADAR Beyond Music, i cili do të zhvillohet midis 7 dhe 10 gushtit. Tema e ngjarjes së këtij viti..
Një top energjie, kjo është DARA - vajza nga Varna, e cila "shpërtheu" në jetën muzikore bullgare një dekadë më parë, duke shkelur në trampolinën e një..