Nga 150 deri në 200 të rinj bullgarë do të shkojnë në Gjermani sipas programit gjerman “Puna e jetës sime” (The job of my life) për trajnime profesionale aty. Programi realizohet nga Agjencia Federale e Punës dhe Shërbimeve të Punësimit e disa vendeve anëtare të BE-së, ndër të cilat dhe Bullgaria.
“Programi është përshtatur me kërkesat e tregut gjerman, ku ndihet mungesa e specialistëve në disa fusha – sqaron eksperti Brajko Geshanov nga “Mobiliteti Evropian” i Agjencisë së Punësimit. – Gjermanët kërkojnë specialistë jo vetëm në fushën e ndërtimeve, por dhe në atë të turizmit, si dhe teknikë të ndryshëm. Punësohen të rinj bullgarë të cilët e kanë kryer arsimin e mesëm, por ende nuk kanë mbaruar studimet universitare. Ideja është që të rinjtë të mësojnë një herë gjuhën gjermane në Bullgari dhe pas kësaj të marrin bursë për të shkuar në Gjermani. Shpenzimet për udhëtimin dhe qëndrimin mbulohen nga pala gjermane.”
Ky program funksionon prej disa vitesh dhe interesi për të është shumë i madh. Gjatë këtij viti po thuaj se u mbyll rekrutimi i specialistëve. Vitin tjetër programi pritet të ristartojë. Kanë mbetur rreth 30 vende të lira për trajnim në fushën e ndërtimeve – infrastrukturë rrugore dhe ndërtime prej betoni.
Trajnimi fillon me një kurs të gjuhës gjermane në Bullgari dhe pas kësaj vazhdon në Gjermani. Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrësve mbulohen nga programi dhe ata marrin rrogë gjatë trajnimit.
“Të rinjtë të cilët janë përfshirë në trajnimin do të marrin propozim për punë. Trajnimi zgjat 3 vjet – vë në dukje z. Geshanov. – Pjesa praktike zhvillohet në ndonjë kompani gjermane, punëdhënësi i së cilës ka interes t’i emërojë në punë trajnuesit pas përfundimit të kursit.”
Nëse dikush ka dëshirë të ndërrojë punëdhënësin, nuk është problem sepse shpejtë do të gjejë punë të re në të njëjtën fushë, komentoi z. Geshanov.
Në Bullgari janë duke funksionuar dhe programe të tjera lidhur me punësimin e të rinjve. Ndër to janë “Erasmus Plus” për një stazh 6-mujor, financuar nga Komisioni Evropian dhe po ashtu EURES (Your First EURES Job/ Puna jote e parë). Për realizimin e këtij të fundit kontribuon një kompani e madhe bullgare për selektim të kuadrit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..