Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita Botërore e Radios – dëgjuesit për ne

Foto: arkiv

Motoja e Ditës Botërore të Radios është “Nga të rinjtë për të rinjtë”. Prandaj në anketën e Radio Bullgarisë vendosëm të njihemi me mendimet dhe qëndrimet e të rinjve ndaj medias më të vjetër elektronike.

Interneti dhe teknologjitë mobile lejojnë që të zgjerohet auditori potencial i radios. Kjo është me rëndësi të madhe për njerëzit që nuk kanë kohë të marrin informacion të mjaftueshëm nga burime të tjera, siç është rasti me 20-vjeçaren Desisllava.

“Për mua, si një nënë e re, radioja është varianti më i përshtatshëm, kryesisht për shkak të mobilitetit të saj. Mund ta dëgjojë në veturë ose në telefon, deri sa fëmija është në gjumë. Në këtë mënyrë arrij të ndjekë informacionet, të dëgjojë debate dhe intervista që përbëjnë interes për mua.”

Ivan Radev është gazetar me praktikë të lirë dhe për të të jesh i informuar ka rëndësi të madhe.

“Relativisht shpesh dëgjoj radio – tregon ai. – Ndryshe nga televizioni radioja nuk mendon në vendin tënd. Dimë se shumë njerëz mendojnë me televizorët e tyre, e shohim këtë fenomen. Deri sa radioja të bën të informuar dhe nuk e merr këtë përgjegjësi prej dëgjuesve të saj. Dëgjoj radion edhe në internet, me gjithë se jam mësuar ta dëgjojë më shpesh në eter.”

Sipas Ivanit, i cili është 33 vjeçar, dhe brezit të tij, edhe më të rinjtë dëgjojnë radio. Për “vdekjen e radios” filloi të flitet pas shfaqjes së televizionit. Shohim, se pasi interneti depërtoi në jetën tonë, ajo mori perspektiva të reja të zhvillimit. Ai thotë, se një prej tendencave në eterin bullgar është dominimi i stacioneve  muzikore dhe zbavitëse, në dëm të atyre informative.

Kjo është e kuptueshme, sepse për pjesën dërmuese të të rinjve radioja është para së gjithësh  dëfrim, mundësi për të dëgjuar muzikën më të re bullgare dhe huaj, mënyre për të komunikuar. Pjesëmarrësit në anketën e Radio Bullgarisë  ndanë, se shpesh herë telefonojnë në radiostacionin e tyre të preferuar që të porositin këngë të dashur, të përshëndesin dikë ose të përfshihen në ndonjë transmetim me pyetje dhe përgjigje mbi temë që përbën interes për ta. Të tjerë rregullisht marrin pjesë në lojëra dhe konkurse dhe fitojnë çmime. Kështu që përveç se është burim i dëfrimit, radioja ka edhe një qëllim tjetër të rëndësishëm: të provokojë të menduarin e njerëzve, t’i shtyjë të kërkojnë informacion dhe ta ndajnë me të tjerët.

Simeon – një pjesëmarrës tjetër në anketën tonë, thotë, se është rritur në qytet të vogël, ku i vetmi dëfrim ishte radioja. “Atëherë në çdo shtëpi kishte radioaparate dhe ne fëmijët mblidheshim për të dëgjuar transmetimet për fëmijë. Me kalimin e kohës zbulova sa interesante janë edhe tematikat e tjera, mësova shumë për botën, jetën, zakonet, traditat dhe muzikën. Në familjen time të gjithë e pëlqejmë muzikën popullore dhe para vitesh radioja ishte e vetmja mundësi për te dëgjuar këtë muzikë.”

Çfarë është ndryshuar pas asaj kohe dhe a vazhdon të jetë radioja pjesë e pandashme e jetës së Simeonit?

“Prej vitesh radioja për mua është mjet i informacionit, i dëfrimit. Unë punoj në sferën e bujqësisë dhe ndjek transmetimet tematike, dëgjojë lajme. Nuk më intereson shumë interneti, preferoj të dëgjojë. Kam mundësi të informohem, dëgjojë transmetime të reja, muzikore dhe informative. Jam i kënaqur nga radioja.”

Kur dëgjuesit janë të kënaqur nga radioja, kjo do të thotë, se ajo ka gjetur auditorin e vet, ka zbatuar qëllimet e veta. Ashtu si radioja arrin të ruajë shpirtin e dëgjuesve të saj të ri, ashtu edhe ata dëgjuesit që komunikojnë me të e ndihmojnë  që ajo të mbetet aktuale dhe e re gjatë viteve.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Facebook/Fondacioni

Mjekët bullgarë kryejnë konsulta mjekësore në fshatin shqiptar Pustec

Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..

botuar më 25-09-26 8.59.MD

Vetëm 10% e fëmijëve të privuar nga kujdesi prindëror kanë leje për birësim

Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..

botuar më 25-09-26 5.06.MD

Një mision ndërkombëtar rekomandon forcimin e pavarësisë së Radios Kombëtare Bullgare dhe Televizionit Kombëtar Bullgar

Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias.  Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës..

botuar më 25-09-26 1.47.MD