Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ski dhe snoubord në tri male bullgare në frymën e rrëshqitjes së lirë

БНР Новини
Foto: BACCEC

Sportet e dimrit kanë adhurues të shumtë në Bullgari dhe numri i njerëzve, të cilët ngasin ski dhe snoubord po rritet. Por ka një grup prej skiatorësh, të cilët adhuruesit e zakonshëm vështirë do t’i venë re. Kjo është kështu, sepse ata kërkojnë një kontakt direkt me natyrën dhe një largim maksimal nga pistat e ndërtuara. Lëshohen nga majat e shkëmbinjve, të cilët vet i kanë pushtuar dhe kalojnë përmes pyjeve, ku dëshmitarë të mjeshtërive të tyre shpesh janë vetëm lepujt e egër. Por prapë së prapi adhuruesit e ngasjes ekstreme jashtë pistave në Bullgari mund të masin forca dhe ta krahasojnë përparimin e vet në garat për freeride, organizuar nga Asociacioni Bullgar mbi Skitë Stili i Lirë dhe Ekstrem (BACCEC). Gjatë këtij dimri asociacioni organizon garë, arenë e të cilave janë pyjet e tri maleve bullgare – Pirin, Rilla dhe Vitosha, kurse qëllimi bazë është që më shumë njerëz të mund të afrohen deri tek liria e rrëshqitjes jashtë pistave dhe të fitojnë dije dhe vjetëri të reja.

Iljan Petrov është forca bazë lëvizëse në organizatën e ski-garave në ski-stil i lirë dhe ekstrem në Bullgari, si dhe në kurse lidhur me parrezikshmërinë gjatë vënies në praktikë të këtij sporti. Ai është shpëtimtar në Zyrën Malore të Shpëtimit dhe një pjesë nga BACCEC që nga vet fillimi i krijimit të organizatës. Ilijan Petrov është bullgari i vetëm i cili ishte mes 50 skiatorëve më të mirë në klasifikimin e Asociacionit Ndërkombëtar të Skiatorëve të Lirë dhe Snoubordistëve dhe ka një numër pjesëmarrjesh të suksesshme në garat ekstreme në Bullgari dhe jashtë shtetit. Ja se çfarë na tregoi ai për ngasjen e lirë të skive dhe për garën e sivjetshme Freeride BG Tour:

“Sivjet startojmë iniciativën Freeride BG Tour, qëllimi i së cilës është të ketë më shumë ngjarje nën formën e garave freeride. Planifikuam 3 rrethe ose 3 gara të veçanta, të cilat të rastisin në 3 male të ndryshme. Rrethi i parë nuk rastisi për shkak të rrezikut të lartë prej ortekut dhe tani për tani kemi drejtuar përpjekjet tona drejt rrethit të dytë, i cili do të jetë në Rila.”

Rrethi i dytë i Freeride BG Tour do të zhvillohet më 28 shkurt në rrethet e vendpushimit liqenet e Rilës, kurse rrethi i fundit është i planifikuar për më 7 mars në malin Vitosha. Kuptohet që garat mbi lëshimin jashtë pistave zhvillohen në moment kur kushtet e lejojnë këtë, sqaron Ilijan Petrov. Respekti ndaj fuqisë të forcave natyrore dhe mjeshtëria të tregosh kokë ulje përpara natyrës janë disa nga gjërat më interesante, të cilat skiatorët e lirë dhe bordistët i mësojnë. Llogaritja e drejtë e rrezikut prej ortekëve, por dhe po kështu dhe mundësia për një refuzim nga qëllimet personale kur kushtet nuk lejojnë realizimin e tyre, shpesh mund të jenë në mënyrë kritike të rëndësishme për jetën.

Parrezikshmëria për pjesëmarrje në garat në freeride është me një rëndësi të dorës së parë dhe ekipi i cili përmban një helmetë mbrojtëse, një transmetues i ortekëve, protektor për shpinën, sondë, lopatë e të tjera, është i detyrueshëm. Gjatë vlerësimit të prezantimit të pjesëmarrësve në Freeride BG Tour, nën vëmendje merren stili, zgjedhja e vijës për lëshim, rëniet si dhe faktorë të tjerë të shumtë, të cilët formojnë vlerësimin përfundimtar të gjyqtarëve. Pjesëmarrës janë skiatorë dhe snoubordistë, kurse numri maksimal i sportistëve në një rreth është 60. Sipas vërejtjeve të Ilijan Petrovit gjithnjë e më shumë të rinj fillojnë të merren me ngasje të lirë të skive, për shkak të përjetimit të papërsëritshëm dhe kontaktin me natyrën. Ai nuk njeh ndonjë, i cili të ketë hequr dorë nga ngasja jashtë piste pasi njëherë ka filluar, por shton se, dijet dhe mjeshtëritë e domosdoshme grumbullohen në vazhdim të viteve. Prandaj djemtë të cilët ngasin mirë në fakt kanë shkelur fort në tokë, pavarësisht se pikësynimi i tyre gjithmonë është ndjenja për fluturim.

“Të gjithë të cilët tani sapo hyjnë në sport janë të mirë se ardhur. Është mirë të fillojnë me kurse arsimuese, që të dinë se me çfarë ndeshen, por përveç dijeve, duhen dhe mjeshtëri – këshillon Ilijan Petrov. – Me rëndësi është që njeriu të përparojë pak nga pak dhe të mos ti mbivlerësojë mundësitë e veta dhe përkatësisht të zgjedh itinerar për tu lëshuar sipas tyre.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë 30 vjet nga vera e futbollit në të cilën Zoti ishte bullgar


Data është 17 nëntor 1993. Është minuta e fundit e ndeshjes mes Bullgarisë dhe Francës në stadiumin Parc des Princes në Paris, e cila duhet të përcaktojë ekipin pjesëmarrës në Botërorin e vitit të ardhshëm në SHBA. Rezultati është 1:1 (ku në këtë mënyrë..

botuar më 24-07-01 7.30.PD
facebook.com/groups/mursalevo

Si e gjallëroi Kampionati Evropian i Futbollit sheshin e një fshati në Bullgari 


"Njeriut i duhet shumë pak për të krijuar kushte që ne të jemi bashkë" - këto janë fjalët e të riut Stanisllav  Grozdanov dhe ato bëhen një forcë shtytëse për "zgjimin" e një fshati bullgar në mes të verës futbollistike në kontinentin e vjetër. Vetëm 68..

botuar më 24-06-27 7.30.PD
Ljubomir Epitropov

Ljubomir Epitropov zëvendëson Petër Micin si flamurtar në hapjen e Olimpiadës

Kampioni evropian i notimit, Ljubomir Epitropov, zëvendëson shokun e tij të skuadrës Petër Micin si flamurtar i delegacionit bullgar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik, njoftoi Komiteti Olimpik Bullgar. Asambleja..

botuar më 24-06-26 6.04.MD