Po të mendoni se emri i ansamblit të dhomës “3/4” është frymëzuar nga sistemi i matjes së takteve, keni gabim. Muzikantët e rinj e kanë zgjedhur këtë emër për një shkak tjetër. “Megjithëse jemi katër, nuk mund të themi se jemi kuartet, sepse interpretojmë si trio dhe u biem veglave në kombinime të ndryshme” – shpjegon violonçelistja Teodora Atanasova, Përveç saj në formacion marrin pjesë Aleksandër Ivanov (violinë), Faraxh Akbarov (klarinetë) dhe Simeon Zllatkov (piano). Studentët tashmë morën notat e para për talentin e tyre në disa konkurse dhe festivale ndërkombëtare.
“Me të punohet shumë mirë – thotë Simeon. – Ai është një njeri i shkëlqyeshëm, i cili na frymëzon jo vetëm si muzikant, por në çdo një drejtim. I jemi shumë mirënjohës për atë që ai bën për ne. Prof. Stankov është si një enciklopedi dhe ka njohuri të pasura në fusha të ndryshme.”
Më 24 prill me shoqërimin e Orkestrës Simfonike Akademike Aleksandër, Teodora dhe Simeon do të ekzekutojnë koncertin e trefishtë të Ludvig van Betovenit. Ja se çfarë na tregon violonçelistja: “Është një fakt i njohur se interpretimi i veprës është vështirë nga pikëpamja teknike, sidomos për violonçelistin. Megjithatë edhe të tre e duam shumë këtë koncert. Në fillim, kur e morëm ofertën, kishim disa dyshime nëse të pranojmë një angazhim të tillë të përgjegjshëm. Në fund të fundit vendosëm për t’u përfituar nga mundësia dhe të marrim maksimumin.”
“Kjo stinë do të jetë shumë aktive, sa ishte dhe ajo e kaluar – supozojnë Teodora dhe Simeon. – Megjithëse ata ende nuk janë në dijeni se çfarë janë projektet e reja të parashikuara nga Angell Stankov, muzikantët duan të incizojnë një disk, pasi grumbullojnë repertor të mjaftueshëm.
“Ndoshta do të duhet të ndahemi me klarinetistin tonë për një kohë të caktuar. Ai e mbaron arsimin e tij dhe ka në plan të specializojë jashtë shtetit” – thotë Teodora. Vetë ajo është me ndjenja të përziera sa i përket emigracionit: “Gëzohem se mund t’u japim një shembull të rinjve, të cilët kanë zgjedhur të mbeten në Bullgari, se ata mund të vazhdojnë të zhvillohen në atdheun e tyre. Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se sa kozmopolite është bërë bota, mund të grumbullojmë më shumë përvojë jashtë dhe të kthehemi përsëri këtu. Shumë prej moshatarëve tanë nisen për vende, ku sipas tyre jeta është më e mirë. Pastaj kthehen, sepse ose nuk kanë gjetur profesorin e përshtatshëm, ose nuk kanë arritur të integrohen. Suksesi në një mjedis të panjohur varet nga vullneti dhe disiplina e vetë njeriut dhe nga mënyra e komunikimit me njerëzit.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar..
Angell Djullgerov është kitarist, violinist, kompozitor, aranzhues dhe lider muzikor, i cili vitet e fundit ka punuar me yjet më të mëdhenj të muzikës bullgare, si Lili Ivanova , Ljubo Kirov e shumë të tjerë. Paralelisht me pjesëmarrjen e tij në..
Violinisti Svetlin Rusev – një nga instrumentistët më të shquar për momentin në mbarë botën, një artist karizmatik me një inteligjencë për t’u admiruar, kulturë të thellë zanore dhe lehtësi të jashtëzakonshme në komunikim, ishte në Sofje më 13 mars për..
Disa ditë para se të festojë ditëlindjen, Mihaella Fileva u dhuron fansave të saj një dhuratë - videoklipin e saj më të fundit "Heroi i dopaminës"...
Këngëtarja e re Dimitrina Germanova është fituese e çmimeve të shumta nga konkurse prestigjioze muzikore në vendin tonë dhe jashtë vendit. Dimitrina..