Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Brazzobrazzie – festivali më i gëzueshëm dimëror në Sofje

БНР Новини
Radio Zastava
Foto: arkiv personal

Orkestra frymore me bras tingëllim të pasur, vallëzime marramendëse dhe gjendje të shkëlqyer shpirtërore – këtë po e presim që të rastis në “Sofja Live Club” midis 19 dhe 21 shkurt. Shkaku është edicioni i katërt i festivalit më të gëzueshëm dimëror në kryeqytet “Brazzobrazzie”, i krijuar me ide të Velisllav Stojanovit tsugtrombonist. Ai është një nga instrumentalistët më të talentuar tek ne, ekzekuton në disa formacione xhazi dhe etno, ku përpara disa vjetëve themeloi dhe “Brazz ViliDJ”.

Ideja e Vili Stojanovit është që përmes këtij festivali të mund të , rivendoset lavdia e orkestrave frymore tek ne. Kjo nuk ka sesi të rastis pa pjesëmarrjen aktive të bras seksionit, e pikërisht instrumentet e frymëmarrjes prej bakri. Në vitet e mëparshme publiku ishte dëshmitar të një larmie të madhe gjinish, që propozohet në Evropë dhe në vendet ballkanike. Shkaku është tek përzierja e xhazit, etno, dhe ritmet rome, rege, ska nën tingujt e tingëllimit interesant prej bakri. Ja se çfarë tregon Vili për edicionin e katërt të “Brazzobrazzies”:

“Gjatë këtij viti mund të presim përsëri një festival të shkëlqyer, i cili t’i përkushtohet brasit dhe vallëzimeve. Bandat, të cilat do të na argëtojnë janë shumë të mira. Në fillim prezantojmë një projekt të Varnës në të cilin unë isha ftuar të marrë pjesë, V.S.O.P. (Varna Swing Orkestra Projekt). Muzikantët kujdesen që në kryeqytetin detar të ketë një bras prani të fortë. Për shkak të këtij fakti, unë iu propozova ta hapin festivalin tonë gjatë këtij dimri. Me muzikën e vet V.S.O.P. na transferojnë në një mënyrë shumë të bukur dhe joshëse në kohërat e arta për suingun – vitet 30 të shekullit të kaluar. Mbrëmja e parë përfundon me një koncert të fëng bandës “Funky Miracle”. Sipas mendimit tim ky është grupi më i ri i suksesshëm dhe meriton t’i kushtohet një vëmendje e posaçme. Zhvillohet shumë shpejt, incizon aktivisht këngë të reja. Ata më bëjnë një përshtypje të madhe dhe prandaj do të mbyllin natën e parë në mënyrë, në të cilën vetëm ata mundin.”

Pas hapjes nga muzikantët tanë si mikpritës, fansat e muzikës frymore do të transferohen në Mesdhe. Nga Vili Stojanovi do të kuptojmë se përse: “Natën e dytë më 20 shkurt do ti përkushtojmë vëmendje dhe dy formacioneve italiane – “Radio Zastava” dhe “Ottoni Animati”. Dua që në këtë festival të ketë gjithmonë orkestra të vërteta frymore nga anët e ndryshme të Evropës. Shkaku është se një tipi i tillë grupesh në çdo një vend kanë pamjen e vet specifike. Kështu formohet një pikturë shumëngjyrëshe tingëlluese. Ftova këto orkestra, të cilat më pëlqejnë më shumë dhe kanë pjesëmarrje më të shumta në festivale. “Radio Zastava” dhe “Ottoni Animati” kanë një program të shkëlqyer për një lloj të tillë ngjarjesh. Më është shumë interesante se çfarë do të rastis në skenë”. “Ottoni Animati” do të na shpjerë në ishullin sicilian, vendlindja e 11 muzikantëve nga banda tërheqëse e rrugës. Si pjesa më e madhe e instrumentalistve, në mënyrë pa probleme dhe me mjeshtëri përziejnë ritmet tradicionale me ato moderne.

Grupi i “Radio Zastavas” propozon një pasuri prej kombësive: italianë, austriak, slloven, boshnjak. Përzierja e kaq shumë kulturave të ndryshme në një vend çon deri në një simbiozë eklektike prej stileve muzikore.

Fanfare CiocarliaEdicioni i katërt i “Brazzobrazzies” me siguri do të përfundojë me zhurmë në sajë të formacioneve “Zuralia Orchestra” dhe “Fanfare Ciocarlia”. Për grupin e parë ky do të jetë debutimi në Bullgari. Ai përzien folklorin rumun me muzikën tradicionale rome, xhaz, rege dhe latinë. Do të kuptojmë përsëri nga Vili Stojanov:

“Natën e tretë dhe të fundit do të zhytemi në ritmet rumune. Kohët e fundit dallohen dy orkestra shumë të mira ballkanike, të cilat prezantojnë me sukses muzikën nga regjioni tonë nëpër të gjithë botën. Njëri prej tyre është grupi i Marko dhe Boban Markoviçit, i cili ekzekuton në festivalin tonë përpara dy vjetëve. Tani kemi ftuar “Fanfare Ciocarlia” – orkestrën e dytë i cili prej viteve reklamon muzikën etno në kontinente të ndryshme. Ai është dhe hedllajneri për këtë edicion.”

Ambicia e Vili Stojanovit për vitin 2015 është bashkërisht me ekipin e vet të transportojë gjendjen shpirtërore të lartësuar të “Brazzobrazies” jo vetëm në Varna, por dhe në Burgas dhe Veliko Tërnovo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD