Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një numër rekord i studimeve arkeologjike u realizuan gjatë vitit 2014

БНР Новини
Artefakte nga shenjtërorja e nimfave dhe Afërditës te fshati Kasnakovo (Bullgari Jugore)

Në Sofje u hap ekspozita e tetë kombëtare “Arkeologjia bullgare”. Deri më 29 mars admiruesit e arkeologjisë mund të shikojnë monumente të lashta interesante të gërmuara gjatë stinës së kaluar arkeologjike. Eksponatet u siguruan nga Instituti Kombëtar Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe nga 16 muze të tjera nga mbarë vendi. “Një vit tepër i suksesshëm me gërmime të shumta” – kështu docenti Ljudmill Vagalinski, drejtor i Institutit Kombëtar Arkeologjik, karakterizoi vitin e kaluar 2014 dhe shtoi: “Nëse duhet të caktojmë çfarë ishte viti 2014 për arkeologjinë bullgare, mund të themi se gjatë tij kishte një numër rekord të studimeve në terren. Realizuam më se 400 kërkime, që përfshinin gjurmime, hulumtime, por kryesorja ishin gërmimet.”

Shkak për punën intensive ishin angazhimet e arkeologëve bullgarë ndaj studimit të objekteve, në afërsi të të cilëve do të kalojnë autostradat “Struma” dhe “Marica”, trasetë e gazsjellësve dhe të hekurudhave.

“Vitin e kaluar qeveria bullgare lëshoi tri herë më shumë mjete, se sa jepeshin për gërmime të planifikuara gjatë pesë viteve të mëparshme. Nuk e di, a do të përsëritet kjo gjatë këtij viti – tregon docenti Vagalinski. – Dhe pasi morëm aq shumë mjete, pasi arkeologët kryen punën e tyre tepër mirë, tani dëshirojmë t’i tregojmë shoqërisë për çfarë harxhohen ato mjete. Për këtë arsye vendosëm të rregullojmë këtë ekspozitë.”

Më se 280 zbulime janë të prezantuara në ekspozitë me sende dhe me pllakate. Afro 30 lokacione të tjera paraqiten vetëm me fotografi. Që nga Paleoliti deri te Mesjeta e vonshme – kjo ishte periudha e studiuar gjatë vitit të kaluar. Ka hulumtime tradicionale, që vazhdojnë dekada me radhë. Në këtë grup gërmimesh përfshihen kryeqytetet bullgare, nekropoli i vendbanimit bregdetar Apolonija dhe objekte të tjera me rëndësi. Që prej vitesh një ekip bullgaro-francez, udhëhequr nga arkeologët Nikollaj Sirakov dhe Zhan-Ljuk Guadeli, studiojnë sekretet e shpellës Kozarnika në Bullgarinë Verilindore. Pikërisht aty janë të gjetura gjurmët më të vjetra të pranisë njerëzore në Evropë. Vjet aty u zbulua një manifakturë e artikujve bizhuterie, e cila datohet në kohën e Paleolitit.

Zbulime gjatë kësaj stine arkeologjike nga shpella Kozarnika“Stinët e mëparshme arkeologjike aty këtu gjatë gërmimeve gjetëm stoli të veçanta. Mezi tani zbuluam, se bëhet fjalë për një prodhim të organizuar. Edhe mund të themi, se kjo ishte një punishte për stoli personale – tregton docenti Nikollaj Sirakov. – Materialet që shfrytëzoheshin për punimin e këtyre zbukurimeve janë kryesisht guaska të kërmijve, midhje, pra bëhet fjalë për fosile – ngurtësime. Njerëzit nga Paleoliti i zbuluan ato materiale në afërsi të lumit Danub në disa vrima të erëzuara. Shihet, se disa prej tyre ishin të përpunuara, domethënë prej tyre ishin të punuara stoli – gjerdane, vathë, karfica etj. Siç themi “zbukurime personale”, gjë që është me rëndësi të madhe. Bëhet fjalë për fillimin e identifikimit personal dhe për identifikimin e grupeve. Kjo është me rëndësi të madhe, sepse fjala tashmë vjen për formimin e bashkive etnolinguistike.”

Gjatë gërmimeve u zbulua një statujë. Ajo përbën një figure të bukur të një gruaje, punuar sipas shijes së paraardhësve tanë nga Paleoliti. “Një shtatore e tillë zbulohet për herë të parë në Ballkan. Supozohet, se materiali, prej të cilit është bërë është kockë por tani për tani nuk dihet nga çfarë kafshë është. Ndoshta është dre ose bizoni.” Këtë e shpjegon arkeologia Aleta Guadeli. Ajo është tepër e kënaqur nga fakti, se ekipi gërmoi edhe një fragment nga dora e një foshnje neandertal. Kjo eshtër datohet në 130 mijë vjet para erës sonë. Zbulime të tilla janë tepër të rralla në mbarë botën.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD