Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eurodeputetja Eva Paunova: Me ndihmën e internetit Evropa mund të bëhet një lider global në teknologjitë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Përfundimi i tregut unik digjital në Bashkimin Evropian është mes prioriteteve bazë në punën e Parlamentit Evropian. “Kjo është një nga fushat më premtuese për përparim, me potencial për fitime nga rritja e efikasitetit në përmasë të 260 miliardë eurove për vit. Tregu unik digjital do të çojë deri në hapjen e afro 1 milionë vendeve të reja të punës vetëm në këtë sferë”, deklaron për Radio Bullgarinë eurodeputetja nga partia GERB, Eva Paunova, anëtare e Grupit Politik të Partisë Popullore Evropiane.

“Tregu unik digjital zhvillon mundësi për inkurajimin e ekonomisë përmes tregtisë elektronike – vazhdon ajo. – Në të njëjtën kohë lehtëson dhe respektimin e rregullave administrative dhe financiare, nga ana e ndërmarrjeve dhe forcon pozitat e klientëve përmes qeverisjes elektronike. Shërbimet e tregut dhe ato administrative, të cilat mund të përpunohen në kuadrin e tregut unik digjital zhvillohen nga platformat elektronike drejt platformave mobile, ku në këtë mënyrë propozojnë prani deri tek informacioni dhe përmbajtja në çdo kohë dhe me çdo lloj mjeti mobil. Për këtë përparim është i nevojshëm një kufi rregullator, i cili të mos të pengojë transportimin e të dhënave nëpër rrjetet mobile dhe të ndihmojë për një prani më të thjeshtuar deri tek informacioni gjatë një mbrojtje të paprekshmërisë të të dhënave personale, të kiber-sigurisë dhe më tepër të neutralitetit të internetit. Aktualisht 12 komisionarë punojnë mbi një strategji të detajizuar dhe afatgjatë, e cila do të botohet gjatë muajit maj të këtij viti.” Sipas Eva Paunovës do të nevojitet që disa vende anëtare të bëjnë kompromis në pozitat e veta sa i përket tregut unik digjital. Kjo duket se është mjaft e vështirë dhe ajo jep shembull me tregun e përgjithshëm për telekomunikacionet, i cili është një hap drejt finalizimit të tregut unik digjital.

“Akoma nuk kanë rënë taksat për roumingun, kurse i patëm vënë vetes për qëllim që kjo të ndodh deri në vitin 2015. Unë shpresoj se në fillim të vitit 2016, do të mund të përshëndetemi me një arritje të tillë të madhe. Ky është një farë kufiri, i cili qëndron përpara Evropës së bashkuar dhe mund ta zhdukim. Akoma po zhvillohen debatet pikërisht në Këshill, ku ka mosmarrëveshje midis vendeve anëtare.”

Si Bullgaria përfshihet në tregun unik digjital të Bashkimit Evropian?

“Ne përfshihemi shkëlqyeshëm, sepse jemi shteti me WiFi internetin më të shpejt dhe më të shpërndarë jo vetëm në Evropë, por dhe në një nivel botëror – pohon Eva Paunova. – IT-industria zhvillohet më shpejt dhe shënon vëllim bile dhe në periudhën e krizës ekonomike. Në të njëjtën kohë, mbase e kemi të koduar të kemi specialistë të mirë në këtë sferë. Ajo, të cilën duhet ta bëjmë është t’i multiplikojmë, t’u drejtojmë ambiciet dhe të krijojmë të rinj. Kohët e fundit lexova se, një nga rrogat më të larta në IT-biznesin është 3000 euro, që për Bullgarinë është tepër e lartë. Rroga mesatare aty është 1750 euro. Shumë shpesh e masim lumturinë tonë me këtë nëse jemi mirë nga ana financiare. Në qoftë se kjo është lumturia, në qoftë se në këtë mënyrë duhet të masim nëse jemi të kënaqur nga Bashkimi Evropian, ose për prosperitetin e shtetit tonë, atëherë përse të mos t’i drejtojmë fëmijët tanë të zhvillohen në këtë sferë. Të krijojmë lëndën programim, ose një lëndë të drejtuar drejt biznes-sipërmarrësish. Qeveria e tanishme krijoi Këshillin për qeverisjen elektronike pranë Këshillit të Ministrave. Ky është një fillim i mirë, që të mund të mbindërtojmë atë që është bërë nga Ministria e Transportit në këtë drejtim. Aktualisht po punohet me ngulm, që të mund të lëvizim drejt një kompletimi më të madh të qeverisjes elektronik. Ja, bashkia e Kryeqytetit fut në veprim akoma 50 shërbime të reja elektronike për kryeqytetasit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata e Ekipit Olimpik në Shkencat Natyrore

Nxënësit bullgarë fituan medalje ari dhe argjendi në Olimpiadën e Informatikës

Nxënësit bullgarë fituan dy medalje ari dhe dy argjendi në garën më prestigjioze globale të shkencave kompjuterike në botë. Në edicionin e 37-të të Olimpiadës, e cila u mbajt në Bolivi nga 27 korriku deri më 3 gusht, morën pjesë 330 konkurrentë nga 86..

botuar më 25-08-04 9.21.PD

Bullgarët e përdorin inteligjencën artificiale në mënyrë të moderuar

Shoqëria bullgare është në nivelin mesatar evropian për sa i përket konsumit të aplikacioneve të inteligjencës artificiale gjeneruese. Kjo tregohet nga të dhënat nga një anketë përfaqësuese kombëtare e kryer nga agjencia Alpha Research në..

botuar më 25-08-02 3.05.MD

Bullgaria po përgatit një prezantim të madh në panairin turistik në Londër

Ministria e Turizmit për vitin e radhës organizon prezantimin kombëtar në panairin ndërkombëtar të turizmit World Travel Market në Londër. Gjatë edicionit të 45-të të ngjarjes, nga 4 deri më 6 nëntor të këtij viti, Bullgaria do të paraqitet me një stendë..

botuar më 25-08-02 9.00.PD