Afro 200 fëmijë nga klubet “Rilindësit e Rinj” nga mbarë Bullgaria u mblodhën në takimin e tyre të parë në Muzeun Historik Kombëtar. Shkasi ishte shënimi i përvjetorit të 142-të të vrasjes së Vasill Levskit – heroit më të respektuar bullgar, ideologut dhe organizatorit të revolucionit kombëtar gjatë zgjedhës turke te ne. Apostulli i Lirisë, siç e quajmë ne, bullgarët, është shembull i moralit të lartë dhe i patriotizmit të madh. Deri tani në vend ka 60 klube të tilla me mbi 1200 fëmijë nga klasa e katërt deri në klasën e dhjetë. Ata janë pasardhësit e Levskit në patriotizmin e tij. Anëtarët e klubit “Rilindësit e Rinj” studiojnë jetën e tij, marrëdhëniet e tij me disa revolucionarë të tjerë të mëdhenj si Hristo Botev, Ljuben Karavellov etj. Fëmijët e mençur shkruajnë artikuj, vargje dhe madje tregime kushtuar kësaj teme, kurse në jetën e tij të përditshme organizojnë aksione në ndihmë të familjeve me shumë fëmijë, kujdesen për të moshuarit, marrin pjesë në aktivitete të tjera bamirëse.
Më shumë hollësi na solli udhëheqësja e klubit në Panagjurishte Vanja Todeva dhe një prej fëmijëve, që bën pjesë në klub – Stojan Ivanov.
“Zakonisht takimet tona janë një herë në javë të paktën për 2 orë. Meqenëse klubi u themelua në dhjetor, iniciativa jonë e parë ishte lidhur me bërjen e kartolinave për Krishtlindjet, të cilat ua dhuruam fëmijëve nga qendra e ditës për fëmijë me çrregullime dhe institucioneve të ndryshme në qytet. Përgatitëm dhe festimin në qytet me rastin e përvjetorit të 142-të të varjes së Vasil Levskit.”
“Vitin e kaluar e themeluam klubin “Rilindësit e Rinj” pranë Kompleksit të Bashkuar të Fëmijëve në qytetin Panagjurishte. Mendoj se ky klub është vërtetë i bukur, sepse u jep fëmijëve shumë informacion, që nuk mund të lexohet në manuale. Gjithsej jemi 13 fëmijë nga klasa e shtatë deri në klasën e dhjetë. Të gjithë neve na pëlqen fakti se mund të paraqitim skena të ndryshme, të cilat t’u rikujtojnë bullgarëve të vegjël se janë bullgarë!”
Iniciatori i aktivitetit në Muzeun Historik Kombëtar është Komiteti Mbarëbullgar “Vasill Levski” me kryetar afaristin Vasill Vasilev. Sipas fjalëve të tij, zhvillimi i vendit tonë është lidhur me ruajtjen e traditave dhe të kulturës së popullit bullgar. Ky është dhe qëllimi kryesor i bashkësive “Rilindësit e Rinj”. Fëmijët, të cilët marrin pjesë në to, i përmirësojnë aftësitë e tyre letrare, sportive dhe sociale. Kështu qe ata e mbrojnë identitetin e vet kombëtar në një shekull kur interneti dhe komunikacioni virtual i zëvendësojnë virtytet e njeriut, është i bindur ai. Çfarë duhet të dijë çdonjëri për Levskin dhe a mund ta ndihmojë Bullgarinë vepra e tij? Ja se çfarë na tha në një intervistë të dhënë posaçërisht për Radio Bullgarinë zoti Vasilev:
“Levski është një hero botëror. Ai radhitet pranë luftëtarëve më të mëdhenj për lirinë e tërë njerëzimit, afër luftëtarëve më të mëdhenj për drejtësi. Levski është një fenomen i jashtëzakonshëm dhe ne mund të jemi krenarë se i kemi këshillat dhe veprën e tij, të cilat na ndihmojnë dhe do të na ndihmojnë që të dalim nga kjo gjendje e rëndë, në të cilën ndodhet shteti ynë.”
Pritet që deri në fund të vitit klubet “Rilindësit e Rinj” të bëhen mbi 200 në Bullgari, do të ketë klube të tilla edhe përtej kufirit, vë në dukje Vasill Vasilev.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..