Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turneu i boksit “Stranxha”: “Krenohemi me amazonat bullgare”

БНР Новини
Stanimira Petrova triumfoi me kupën pas ndeshjes kundër kampiones pesëhershme të SHBA-së Kristina Kruz.
Foto: BGNES

Me interes të madh në Bullgari u zhvillua edicioni i 66 i Turneut tradicional ndërkombëtar të boksit për amatorë “Stranxha”, i cili sivjet është një test para Lojërave Olimpike Evropiane në Baku gjatë qershorit. Turneu i përvitshëm “Stranxha” është më i vjetri në Evropë dhe zhvillohet në Bullgari nga viti 1950. Në vitin 1946 ishte pjesëmarrja e parë ndërkombëtare në turne. Sot kupa “Stranxha” është çmimi më prestigjioz në boksin bullgar për amatorë. Gara gëzon autoritet të jashtëzakonshëm edhe në përpjesëtime ndërkombëtare dhe krenohet si “mini kampionat botëror i boksit”. Në të sipas traditës përfshihen përfaqësues të shkollave më të forta të boksit.

Sivjet në aktivitet morën pjesë 221 boksierë dhe boksiere nga 35 shtete. Për shkak të numrit rekord të sportistëve programi u zgjat nga katër në pesë ditë. Bullgaria fitoi në përgjithësi 4 medalje të arta. Kupa e ëndërruar “Stranxha” tek meshkujt e fitoi për herë të parë në karrierën e vet Simeon Çamov (kat. deri në 69 kg), kampion nga turneu i vitit të kaluar, i cili në finalet u imponua në bazë të pikave mbi Jarosllav Samofallovin nga Ukraina. Çamovi demonstroi frymë të lartë sportive, i cili u përfshi në garë pas operacionit të dorës së djathtë gjatë dhjetorit. Radosllav Pantellevi fitoi titullin në kategorinë deri në 81 kg, pasi rivali i tij në ndeshjen finale Elshod Rasullov nga Uzbekistani – kampion dy herë me radhë i Azisë në Lojërat Aziatike, nuk doli në ring për shkak të traumës. Medaljet e tjera të arta tek meshkujt ishin ndarë midis Uzbekistanit (5 medalje), Azerbajxhanit (2 medalje) dhe Kazakistanit (1 medalje). Në vendin e dytë të klasifikimit për kupën “Stranxha ” është kampioni në kategorinë deri në 64 kg Lorenco Sotomajor (Azerbajxhan), në vendin e tretë – fituesi në kategorinë mbi 91 kg Kamshibek Kunkabajev (Kazakistan).

Tek femrat kupa “Stranxha” u fitua nga bullgarja Stanimira Petrova (54 kg), e cila është mbajtësja e parë e titullit botëror të boksit tek gratë në Kore të vitit 2014, pas një dyluftimi kundër kampiones 5 herë me radhë të SHBA Kristina Kruz. Stanimira, e cila sipas stilit të vet “vallëzonte” gjatë ndeshjeve, kaloi nga taekwondo-ja tek boksi para dy vjetësh. “Sot ndihesha shumë mirë në ring, sepse boksi për mua është dëfrim dhe unë dëfrehesha. Isha e qetë dhe e relaksuar dhe arrita të fitojë” – tregoi boksierja pas triumfit të saj. Arin e fitoi dhe kampionia evropiane Stojka Petrova, pasi u imponua mbi Ren Kankan (Kina) në kategorinë deri në 51 kg. Medaljen e argjendtë u fitua nga Svetllana Kamenova (60 kg), ndërsa të bronzit nga Gabriella Dimitrova (54 kg) dhe nga Denica Eliseeva (60 kg). Me këtë numër medaljesh Bullgaria u spikat në turne si forca e parë tek femrat. “Prezantimi bullgar ishte në nivel, por në të vërtetë grat u prezantuan më mirë se meshkujt”. Mund të them, se në qoftë se në gjimnastikën artistike bullgare kemi “vajza të arta” të ansamblit, ne në boks kemi “amazonat tona – gratë-luftëtare, me të cilat krenohemi shumë” – theksoi pas përfundimit të garave Krasimir Ininski, president i Federatës Bullgare të Boksit. Me medalje të arta nga turneu “Stranxha” u larguan dhe Mira Potkonen (Finlanda) – 60 kg, Agnes Aleksjuson (Suedi) – 64 kg, dhe Kian Li (Kina) – 75 kg. Medaljen e argjendtë të turneut e fitoi Potkonen, ndërsa atë të bronzit – Aleksjuson.

Kështu përfundoi Turneu ndërkombëtar “Stranxha”, ndërsa Sofja mbetet në pritje të Kampionatit Evropian të boksit për meshkuj, që presim të zhvillohet gjatë gushtit të këtij viti.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD

Përfundon gara ekstreme treditore “Pirin Ultra”

Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..

botuar më 24-09-23 3.45.PD

Skuadra nga 19 vende në Festivalin e Gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç në Burgas

Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..

botuar më 24-09-22 10.32.PD